Anjeza Branka vendos te na prezantoje Bebin e saj

Anjeza Branka vendos të na prezantojë  Bebin  e saj

Në fillim u shpreh se nuk dëshironte ta prezantonte vogëlushin e saj në publik, sepse ishte supersticioze, duhej të kalonin të paktën 40 ditë. Por edhe pse kaluan 40 ditët e para Anjeza Branka nuk pranoi përsëri të pozonte në një foto së bashku me të voglin Leanzo. Sepse me sa duket e kishte menduar ndryshe. Të hënën, kur albumi i ri i këngëtares të dalë në treg, së bashku me këngët do të prezantohet edhe imazhi i vogëlushit. Sepse Anjeza, bashkangjitur me këngët, ka edhe një album fotografish të djalit, nga një për secilën këngë. A thua të ketë qenë ky një sekret i vogël i Anjezës?

Ndoshta ka pasur frikë se mos dikush tjetër i vidhte idenë dhe e ka mbajtur të fshehtë këtë mendim, deri në daljen e albumit. Dhe jo vetëm kaq. E dini cili është titulli i albumit? “Bebi”. Eshtë i gjithi një dedikim për vogëlushin Leanzo, që ka ardhur në jetë gjatë kohës që Anjeza punonte për këtë album. Momentalisht Leanzo disa muajsh rritet me gjyshen, duke qenë se këngëtarja vazhdon të jetë e impenjuar me koncerte në qytetin e Durrësit dhe zona të tjera bregdetare. Pak ditë më parë, Anjeza ka marrë edhe diplomën në degën e Aktrimit.

Marre nga : Gazeta Panorama


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama