Por me sa duket kësaj "parajse" të seksit mbi tokë, ku vërshojnë çdo vit miliona turistë nga e gjithë bota, i ka ardhur fundi. Administrata bashkiake e Amsterdamit ka deklaruar se dëshiron ta "ripastrojë" lagjen e famshme, duke zëvendësuar vitrinat e mbushura me prostituta me dyqane luksi të modës. Administrata njoftoi se vendimi është marrë në kuadrin e masave kundër trafikut të qenieve njerëzore, pastrimit të parave dhe abuzimit me drogë dhe alkool.
Kryebashkiaku i Amsterdamit Job Cohen ka thënë në një konferencë për shtyp se ka ndërmend ti jap një goditje kriminalitetit të organizuar, influenca në rritje e të cilit për shkak të politikave liberale, ka dëmtuar qendrën historike të qytetit.
"Imazhi romantik i zonës tashmë ka perënduar. Ka abuzime të mëdha sidomos në industrinë e seksit, ndaj këshilli bashkiak ka vendosur të reagojë, - ka deklaruar kryeqytetari i Amsterdamit. "Nuk duam të lirohemi nga prostitucioni legal, por dëshirojmë të reduktojmë në mënyrë të dukshëm kriminalitetin".
Cohen ka bërë të ditur se qyteti ka ndërmend të rishikojë pjesërisht legjislacionin mbi prostitucionin të miratuar në Hollandë që në vitin 2000, sepse nuk është arritur rezultati që pritej nga ky legjislacion: dmth dalja e zanatit më të vjetër në botë nga skutat dhe mbrojtja eprostitutave nga krimi.
Ky lajm që qarkullon prej disa ditësh në shtypin holandez, ndoshta do ti trishtojë ca turistët, mes të cilëve edhe ata shqiptarë, po sidoqoftë është interesante të dihet se egzistojnë edhe realitete të tilla kaq të habitshme në këtë botë. Përshëndetje redaksisë së Shekullit nga Amsterdami!
Arbër Aziraj, Amsterdam : Gazeta Shekulli











