Konsumi i kokainës është përqendruar kryesisht te të rinjtë nga 15-34 vjeç, veçanërisht te meshkujt, banues në zonat urbane. Përdorimi i saj varion nga një qytet në tjetrin, por pjesa më e madhe e hetimeve kombëtare tregojnë se një përqindje e të rinjve evropianë e kanë provuar të paktën një herë kokainën. Shtetet që regjistrojnë nivelin maksimal të konsumit të kokainës janë Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar, ku më shumë se 4% e të rinjve janë përdorues të saj këtë vit: një e dhënë që i kalon kufijtë e konsumit të ekstazisë dhe amfetaminës kohët e fundit, duke iu afruar të dhënave të Shteteve të Bashkuara. Kjo tregon se kokaina po e konsolidon rolin e saj si simulanti i preferuar nga shumë të rinj evropianë. Vendet kryesore të prodhimit të drogës janë Kolumbia (50%), Peruja (32%) dhe Bolivia (15%). Nga këtu, kokaina shpërndahet në pjesën tjetër të botës.
Vitet e fundit, sekuestrimet botërore kanë arritur në 495 tonë, një rritje rreth 33% në krahasim me vitet e mëparshme (55% në Amerikën Jugore, 28% në Amerikën Veriore dhe 17% në Evropë). Veç të tjerash, nga raporti vjetor i INCB (Komiteti për Kontrollin Ndërkombëtar të Substancave Narkotike) rezulton se sasia e kokainës e sekuestruar në Evropë është rritur në 80%, ndërkohë që paralelisht janë rritur edhe kërkesat e trajtimit për kurimin nga përdoruesit e kokainës. Në nivel global, kokaina është droga kryesore e përdorur nga amerikanët e të dyja Amerikave. Më shumë se 900 mijë persona janë kuruar për varësi ndaj kokainës një vit më parë, drogë kjo që klasifikohet në vendin e dytë pas heroinës mes substancave me rrezik të madh për të krijuar varësi e më pas vdekjen. Në botë janë rreth 14 milionë konsumatorë të kokainës, dy të tretat e tyre jetojnë në Amerikë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë tregu më i madh i kokainës në nivel global. Gjithashtu, një e katërta e konsumatorëve jetojnë në Evropë, si Holandë, Belgjikë, Irlandë, Itali dhe Zvicër. Ndër të tjera, sipas parashikimit, në vitin 2009 numri i konsumatorëve të kokainës do të rritet në 40-50% në krahasim me vitin 2007. Çfarë mund të bëjmë? Por cila është rruga për të ndaluar fenomenin kokainë?
Si pikënisje e gjithë kësaj historie është padyshim informacioni, si teknik ashtu dhe ai shkencor. Sigurisht jo më pak ai ideologjik e moralist, apo edhe institucional, që është i drejtpërdrejtë te adoleshentët, të cilët i shtyn të arsyetojnë me mend ose më saktë të bëjnë një arsyetim të dyshimtë mbi motivimet që e çojnë drejt përdorimit të kokainës dhe një repertori më të gjerë. Pa dyshim që janë të shumta historitë metropolitane që duhen fshehur dhe shumë të tjera që duhen mbushur: për shembull, shumë prej të rinjve besojnë në mënyrë të gabuar se rreziqet janë të lidhura me disa lloj substancash, si heroina e të tjera, ndërkohë që shumë të tjerë nuk e imagjinojnë rritjen e rrezikut, se pas konsumimit të drogës mund të marrin sëmundje seksualisht të transmetueshme, në veçanti te simulantët ku bën pjesë kokaina. Për këtë arsye, Bashkimi Evropian rekomandon ndërhyrje të masave me një spektër më të gjerë, masa universale, por edhe të planifikuara. Ndërhyrje të organizuara në plane strategjike dhe të koordinuara, që flasin për sjellje dhe stile jetese, duke iu referuar të rinjve me mesazhe të qarta teknike dhe koherente, të cilat vijnë nga burime të forta dhe të besueshme, e që kërkojnë të njëjtën vëmendje mbi aspekte të interesit të tyre praktik e konkret. Për shembull, ja efektet që sjell kokaina: superndjeshmëri vizive, zvogëlim i precizionit të pengesave, mungesë e precizonit të rrezikut, udhëheqje e një drejtimi agresiv, efekte të kontrollueshme nëse ekziston një përzierje kokainë+alkool dhe kanabis, humbje e kontrollit të vetvetes dhe të mjeteve të tjera. Në këto rrethana, përdorimi i kokainës mund të bëhet një pengesë dhe jo një lehtësim i argëtimit. Në një ambient familjar, për t‘i shkuar në origjinë problemit, trajnimi më i mirë do të ishte duke folur hapur e në mënyrë decizive.
Shpesh na kërkohet nëse ekzistojnë shenja që prindërit mund ta interpretojnë këtë situatë si një kambanë alarmi. Sigurisht që ka: në rastin e kokainës, ndër shenjat e para të dukshme janë ndërthurja e gjumë-zgjimit, shpërqendrim, eksitim verbal dhe fizik, mungesë e theksuar e interesit për personin në fjalë, si edhe probleme në lidhje emocionale dhe shoqërore. Por cili është ai adoleshent që nuk manifeston një sjellje të tillë të ngjashme? Një interpretim unik me shenja të tilla rezulton i vështirë, veçanërisht në fazën e parë të konsumimit. Sjellje të pazakonta dhe që nuk janë episodike, nxënës shpesh diletantë, reagime agresive në disproporcion me sjelljet, kërkesë e vazhdueshme e parave, braktisja e miqve dhe sjelljeve të zakonshme, rënie të vazhdueshme dhe të forta të humorit, që kërkojnë për më shumë një vëmendje specifike. Në rastin kur një prind hipotezon konsumin e kokainës nga fëmija i tij, ai hap portën e një bashkëbisedimi dhe duhet t‘u rezistojë tentativave për të ndjekur rrugë alternative, në të cilat i biri është i pandërgjegjshëm, si të hetojë në shkollë dhe mes miqsh, apo ndoshta të bëjë analiza edhe për kampionët e tij biologjikë. Kjo rrugë, në fakt, do të prishte raportet me të riun dhe do ta largonte nga ai; kjo është e vërteta. Janë shumë këshilltarë dhe shërbime të specializuara publike të ndërtuara në mënyrë perfekte për raste të tilla, të cilat mund të japin këshilla të vlefshme për sjelljen dhe të vijnë edhe në ndihmë në rastet konkrete.
Marre nga : Gazeta Shqip











