Ambasadori Lu vizite me familjen ne Muzeun e Krujes

Ambasadori Lu, vizite me familjen ne Muzeun e Krujes

Ambasadori i SHBA-ve në vëndin tonë, Donald Lu, së bashku me familjen, ka vizituar gjatë ditës së djeshme ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar “ Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeun Etnografik, Krujë.

Lu gjatë kësaj vizite është shoqëruar nga specialistët e muzeut, të cilët i kanë treguar gjithçka lidhur me objektet, dokumentet apo edhe bibliografitë origjinale, të cilat flasin qartë për historinë e popullit shqiptar në shek. XV e më gjerë. Ambasadori amerikan ka vizituar edhe disa pavione si atë të antikitetit dhe mesjetës së hershme, atë të principatave shqiptare, të pushtimit osman, pavionin e kështjellave mesjetare, etj.

Ambasadori së bashku me familjen e tij, ka parë mjaft objekte prej qeramike, bronxi, hekuri, bakri, faksimile të ndryshme, ikona origjinale, shkrime, këmbanë e vitit 1462, shpata origjinale të shek. XV etj. Ndërkohë që gjatë kësaj vizite Ambasadori ka realizuar edhe fotot e rastit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama