Cilat jane vendet per tu vizituar ne Erseke

Cilat jane vendet per tu vizituar ne Erseke
Po te udhetosh me kembe 20 minuta ne lindje te Ersekes, fshati i Rehoves eshte nje fshat karakteristik ne Kolonje me shtepi te ndertuara me gure. Fshati ofron nje pamje te mire piktoreske ne rrugen per tu ngjitur ne malin e Gramozit.

Po te besh nje udhetim me makine 20 minuta ne veriperendim te Ersekes, fshati i Vodices eshte i njohur per kishen e tij Ortodokse te Shen Kollit dhe kambanionen e Shen Merise. Mund te udhetoni me makine private ose furgon.

Ne jugperendim te Ersekes ndodhet peisazhi befasues i zones se Pyllit te Germenjit. Po te udhetosh 30 minuta ne jug te Ersekes, eshte nje pyll ne ruajtje qe perbehet kryesisht nga pisha e eger, bredhi dhe lisi. Megjithese nuk ekzistojne shtegje ekzistuese formale, zona ofron shume mundesi per udhetime me kembe ose kampingje, me nje rruge te pershtatshme qe te çon ne fshatin e Germenjit dhe nje rruge tjeter e vjeter qe perdorej dikur si rruge e karvaneve midis Janines ne Greqi dhe Korces..

Rrenojat e keshtjelles se Radanjit, sapo ne jug te pyllit te Germenjit, rreth 1 km udhetim me kembe nga rruga kryesore, ofrojne pamje te rrenojave te vjetra Ilire, te cilat kane nje rendesi te madhe historike.

Liqeni shume i bukur i Shelegurit, sapo ne jug te Germenjit, eshte nje vend i kendshem per te kaluar kohen. Mund te shkosh me makine private apo me autobus per ne Leskovik, Permet, Gjirokaster, apo Sarande

Marre nga : http://www.explore-kolonja.com

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama