Qe nga ajo dite marrdheniet e Adrianes me babane e saj kane qene te pakta, sepse ajo e fajeson pikerisht te atin per barktisjen e familjes. Sipas saj, ajo ka gjak Afrikan, Suedez dhe Indian, kombinimi i ketyre gjeneve, nuk le asgje per te deshiruar nga aspekti fizik.
Adriana Lima u zbulua si modele ne nje kompleks dyqanesh kur ishte vetem 15 vjece. ne moshen 15-vjecare fitoi nje paraden e modeleve te kompanise Ford ne Brazil. Ne moshen 16-vjecare hyri ne paraden e modleve Ford te botes, por perfundoi ne vendin e dyte. Tri vjet me vone levizi me banim ne Nju York, dhe nenshkroi kontrakte me Elite Model New York. Portofoli fotografik i Limas, u zgjerua rrenjesisht pas daljeve ne revistat e njohura Vogue dhe Marie Claire. Ndersa ne fushen e modes ajo eci rroba per emra te medhenj si Vera Wang, Christian Lacroix, Emanuel Ungaro, Giorgio Armani, Fendi, Ralph Lauren, Valentino, dhe shume te tjere. Jo keq per nje vajze modeste nga brigjet jugore te Brazilit.
Gjate viteve te metjeshem Lima vazhdoi te ndertonte karrieren e saj duke u marre pjese ne disa filma te vogla dhe duke bere reklama per Maybelline, ELLE, GQ, Vogue etj. Ajo u be e famshme ne Itali nepermjet kalendarit Pirelli (2005) dhe i dha nje fytyre (te bukur) Telecom Italia Mobile, ku vendasit e quajten "Katerine Zeta-Jones e Italise."
Adriana Lima eshte me e njohur per kontrakten e saj me firmen Victoria's Secret, nje kompani qe shet veshje intime per femra. Adriana te vitet e fundit eshte shndrruar ne fytyren e kompanise, gje qe e ka hedhur Limen ne statusin e supermodeles qe te gjithe duan ta fotografojne.
Jeta Personale
Adriana Lima flet tri gjuhe, Spanjisht, Portugalisht, dhe Angllisht. Ne kohen e lire, Lima thote se i pelqne te lexoje novelat e Gabriel Garcia Marquez. Ajo ka thene ne intervista te ndryshme se ishte shume e turpshme ne prani te seksit mashkull kur ishte e re, puthjen e pare e dha kur ishte 17-vjece. Ne nje interviste me revisten Amerikane GQ, Lima pohoi se seksi eshte per martese, dhe se ajo do ta ruaje veten deri ne diten e marteses. "Meshkujt qe frekunetoj duhen ta respektojne zgjedhjen time, dhe te me pelqejne per ate qe jam," shtoi Lima ne interviste. Ajo eshte fejuar me kengetarin Leni Kravitz, por lidhja nuk perfundoi me martese. Eshte pare shume here ne prani te personave me fame neper bote, por deri tani Lima nuk ka asnje plan serioz.
Marre nga : Tepelena.com











