AKIP Peticion kunder importit te plehrave

AKIP  Peticion kundër importit të plehrave

Aleanca kundër Importit të Plehrave (AKIP) kundërshton projektligjin e propozuar nga tre deputetë të PS-së për lejimin e importit të plehrave. AKIP shprehet se nëse Kuvendi nuk ndalon shqyrtimin e propozimit për lejimin e importit të plehrave ato do rinisin protestat popullore dhe do të kërkojnë riaktivizimin e procedurave për rimbajtjen e referendumit të miratuar më 2013. Gjithashtu nga ana e kësaj organizate është hapur një peticion online.

"Propozimi aktual nuk ndryshon aspak nga propozimet e të shkuarës dhe rrezikon ta kthejë Shqipërinë një kosh plehrash të Europës." - shprehen përfaqësues të AKIP në një njoftim për shtyp. Ato shprehen se çdo argument i përdorur tani nga tre deputetët e PS-së është diskutuar që në vitet 2012- 2013 duke vendosur kryerjen e referendumit.

AKIP, në vitin 2012 nisi një fushatë për mbledhjen e mbi 50.000 firmave për mbajtjen e referendumit kundër importit të mbetjeve.

Në mars të viti 2012 u dorëzuan pranë KQZ rreth 64 mijë firma. Në qershor të po këtij viti KQZ u shpreh se 50 mijë firma janë të sakta dhe mund të fillojë referendumi për ndalimin e importit të plehrave në vendin tonë. Në mars të vitit 2013 edhe Gjykata Kushtetuese u shpreh pro mbajtjes së referendumit. Por ky referendum nuk u zhvillua sepse në qershor të vitit 2013 në pushtet erdhi Partia Socialiste e cila shfuqizoi nenet e ligjit për importin e plehrave pa qënë nevoja të zhvillohejë një referendum.

Në Shqipëri ky është referendumi i parë i nisur nga një grup qytetarësh aktiv.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama