A kemi nevoje per me shume faqe informative?!

A kemi nevojë për më shumë faqe informative?!

Permbajtje duplikateMe kujtohet shumë mirë kur vetëm 3-4 vite më parë mund të numëroje në gishta faqet informative shqiptare, ndërsa sot numri i faqeve shqiptare më lajme dhe thashetheme vërtetë ka arritur një shifër rekord.

Vite me parë, e dije kush ishte autori i lajmit, cila faqe ofronte lajme origjinale, dhe cila i ofronte ato më shpejt; ndërsa sot nuk dihet kush është autori, kush është përkthyesi apo kush është hajni. Lajmin e njëjtë mund të gjesh në dhjetra faqe të ndryshme, te gjithë duke pretenduar se janë autor të lajmit.

Kopjimi dhe vjedhja e lajmit pa asnjë të drejtë autoriale apo morale nuk bëhët vetëm nga individ por dhe nga gazeta ditore, agjenci lajmesh, radio, televizione, etj.

Shtrohet pyetja, a kemi nevojë për më shumë faqe informative me përmbajtje të njëjtë por vetëm më emra të ndryshëm?

- Padyshim që ne kemi nevojë për më shumë faqe informative, por për faqe që nuk kopjojnë njëra-tjetrën, që shkruajnë artikuj unik, artikuj me vlerë dhe që lëxuesi dëshiron t’i lexoj.


Artikulli Origjinal

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama