A ishte bashkimi i djeshem nje lajm i keq per drejtuesit tane?

A ishte bashkimi i djeshem nje lajm i keq per drejtuesit tane?

Shqiptarët dinë të bashkohen. E treguan në rastin kur u tha se në Shqipëri do vinin armët kimike të Sirisë, po e tregojnë edhe me kombëtaren e futbollit. Për Spartak Ngjelën, ky është një lajm i mirë për lirinë dhe dinjitetin tonë. A është ky bashkim një lajm i keq për ata që drejtojnë shqiptarët, kudo që janë?

“Fitore e bukur KUQ E ZI…dhe një hare që ka pushtuar të gjithë shqiptarët. Është e dhimbshme sesi festojnë njerëzit me dashuri për vendin e tyre; sepse janë të ndërgjegjshëm sot për të gjitha padrejtësitë që iu janë bërë... Por koha sikur po ndryshon. Një popull i bashkuar është gjithmonë i lirë.

Kjo na ka munguar, dhe kjo është duke ardhur me shpejtësi të madhe. Të respektojmë tharmin tonë të shpirtit dhe gjuhës, dhe të vijojmë të përballemi me forcë për lirinë, dinjitetin dhe bashkimin tonë kombëtar.

Koha po ecen drejt gjuhës shqipe dhe historisë së lashtë të shqiptarëve në këtë hapësirë ballkanike, dhe mendimit se brezi i ri që po vjen në histori do ta kryejë detyrën sublime kombëtare si asnjë brez tjetër. Gëzuar për këtë fitore kombëtare që na i dhanë 11 futbollistë të talentuar shqiptarë. Gëzuar!” shkruan Ngjela në FB.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama