A eshte ky shqiptari me i suksesshem ne histori?

A eshte ky shqiptari me i suksesshem ne histori?

Martin Shkreli, president i kompanisë Turing Pharmaceuticals dhe një nga horrat më të mëdhenj të internetit, dha një intervistë këtë javë, ku foli shumë për muzikën, prejardhjen e tij dhe për Taylor Swift.

Por një koment të binte në sy.

Shkreli- që u bë i famshëm në fillim të këtij viti kur rriti në mënyrë drastike çmimin e një ilaçi që merret nga të sëmurët me AIDS- po fliste për Action Bronson, një prej artistëve hip-hop të preferuar nga ai.

“Dua të flas për Action Bronson. E dini që është shqiptar? E dini që edhe unë jam shqiptar? Unë jam shqiptari më i suksesshëm që ka ecur ndonjëherë mbi këtë planet”.

Goxha pretendim.

Por a është e vërtetë?

A është djaloshi nga Bruklini, personi më i suksesshëm nga një qoshkë e vogël e Europës Lindore, që është Shqipëria?

Por disa emra të tjerë janë pretendentë për këtë fron:

-Eliza Dushku: Aktorja ka luajtur në një seri filmash të suksesshëm në fillim të viteve 2000. Kjo është gjë e mirë, por mungesa e suksesit të qendrueshëm nënkupton se Shkreli e mund atë.

-Regis Philbin: Sipas nesh, Regis e ka një shans. Ai ka qenë një forcë e rëndësishme në industrinë e argëtimit, një thesar i vërtetë kulturor. Por ai është gjysmë shqiptar dhe paraardhësit e tij shqiptarë jetojnë në Itali. Pra, Shkreli është përpara edhe këtu.

-Kara DioGuardi: Ish-anëtarja e jurisë në American Idol, njësoj si Philbin, është me prejardhje nga shqiptarët e Italisë. American Idol është i këndshëm, por jo në nivelin e Shkrelit.

-Vëllezërit Belushi: Fillimisht Jim. Zgjedhje e lehtë, Shkreli fiton, me gjithë respektin për fansat e serialit “Jeta sipas Xhimit”. Me John-in, Shkreli ka gjetur më në fund rival. Megjithëse vdiq i ri, sërish filmat e tij klasikë e bëjnë më të suksesshëm se Shkreli.

-Nënë Tereza: Po, e keni lexuar mirë. Murgesha dhe bamirësja e madhe ishte shqiptare. Ajo është lumturuar dhe shumë shpejt do shpallet shenjtore. Zotimi i saj për varfërinë e ka mbajtur larg pasurimit si Shkreli, por ajo duket më e suksesshme se ai.

Ambasada shqiptare i ka dërguar revistës një listë me shqiptarë të famshëm, që tregojnë se Shkreli nuk është as më i suksesshmi në fushën e farmaceutikës.

Ferid Murati, një gjysmë shqiptaro-amerikan ka marrë çmimin Nobel në vitin 1998 për “zbulime në fushën e oksidit nitrik si një molekulë sinjalizuese në sistemin kardiovaskular”.

Kur e pyeta Shkrelin në Twitter nëse kishte ndonjë koment, ai më tha: “Jo, por duhet të blesh diskun tim muzikor kur të dalë”.

Kur e pyeta nëse është më i suksesshëm se Nënë Tereza, ai më tha: “Financiarisht. Besoj se ajo krenohej që nuk kishte pasuri materiale”.

Pra, Shkreli mund të gjykojë suksesin bazuar vetëm mbi financat dhe mund të ketë të drejtë. Por sipas llogarive tona, ai ka humbur ndaj të paktën dy personave.

Ndoshta disku do i ndryshojë gjërat.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama