A eshte i mundur referendumi per reformen ne drejtesi? Exit shpjegon

A është i mundur referendumi për reformën në drejtësi?  Exit shpjegon

Përballë mungesës së konsensusit me opozitën për reformën në drejtësi, socialistët kanë filluar të përhapin idenë e anashkalimit të Kuvendit dhe miratimin e reformës direkt nga populli në referendum. Kanë qenë ish-kryeministri socialist Majko dhe pastaj zëvendës Kryeministri aktual Peleshi të cilët kanë shprehur në publik opsionin e referendumit, nëse reforma nuk arrin të miratohet nga Kuvendi ose anashkalimin fare të Kuvendit dhe shkuarjen direkt në referendum.

Por sa e mundur është thirrja e referendumit për reformën në drejtësi? Pothuajse e pamundur. Exit shpjegon më poshtë se pse.

Reforma në drejtësi përfshin amendamim të Kushtetutës dhe ajo mund të miratohet vetëm sipas procedurës që zbatohet për ndryshimin e Kushtetutës.

Procedura e miratimit të amendamenteve kushtetuese është e përcaktuar nga vetë Kushtetuta në Nenin 177 të saj. Kjo procedurë zhvillohet si më poshtë:

Siç kuptohet nga më sipër, që reforma në drejtësi të kalojë për miratim me referendum, duhen votat e dy të tretave të Kuvendit:

Socialistët opsionin e referendumit po e sjellin pikërisht pasi nuk arrjnë të sigurojnë dy të tretat për miratimin e saj në Kuvend, por nga ana tjetër pa siguruar dy të tretat ata nuk mund ta kalojnë reformën ne referendum.

Me shumë gjasa, ata e dinë këtë gjë por po kopjojnë taktikën e kërceënimit që zgjodhi ish-Kryeministri Berisha, në vitin 2013, kur opozita refuzonte të miratonte tre ligjeve që ishin kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE dhe që kërkonin dy të tretat e Kuvendit për miratim. Miratimi i tyre u bllokua, pikërisht, nga Partia Socialiste në opozitë.

Në pamundësi për t'i bindur socialistët për miratimin e ligjeve, Zoti Berisha hodhi idenë se ligjet mund të kalonin për miratim direkt nga populli me referendum, si kërcënim ndaj tyre (më në fund ata i votuan atopak javë para zgjedhjeve të 2013).

Po ndërsa në rastin e tre ligjeve referendumi mund të ishte një zgjidhje e mundshme, edhe pse praktikisht e vështirë për t'u arritur, në rastin e tanishëm opsioni i referendumit është i pamundur.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama