8 gjera qe duhet te dini per Parlamentin Europian

8 gjera qe duhet te dini per Parlamentin Europian

Ka nisur si një trupë konsultuese, ndërsa tani ka rol thuajse në të gjithë legjislacionin e Bashkimit Europian. A dimë mjaftueshëm për këtë institucion të zgjedhur drejtpërdrejt nga BE?

Lexoni më poshtë karakteristikat thelbësore të parlamentit më të madh ndërkombëtar të botës.

1. Parlamenti Europian është një bashkë-ligjvënës: së bashku me qeveritë e vendeve të Unionit, ai vendos mbi propozimet që bëhen ligje të BE-së.

2. Parlamenti vendos bashkarisht me qeveritë e BE-së, lidhur me buxhetin e vendeve anëtare në Union dhe ushtron kontroll demokratik për mënyrën sesi shpenzohen paratë.

3. Ai zhvillon takime dhe konsulta të rregullta me parlamentet kombëtare të vendeve anëtare.

4. Transparenca për regjistrin e lobistëve, të cilët Parlamenti i ka mbajtur gjithmonë larg, qartëson se cilët përpiqen ta influencojnë vendimmarjen në BE.

5. Çdo pesë vjet, anëtarët e PE-së zgjidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga qytetarët e BE-së.

6. Anëtarët e PE-së ulen sipas grupeve politike dhe jo sipas kombësisë së tyre.

7. Deputetët e PE-së promovojnë në mënyrë të vazhdueshme demokracinë dhe të drejtat e njeriut në të gjithë botën, për shembull, duke dhënë çmimin Sakharov çdo vit dhe duke ndjekur misione vëzhguese të zgjedhjeve.

8. Parlamenti i zhvillon punimet në 24 gjuhët zyrtare të vendeve të Unionit, që kushdo të ndjekë me lehtësi vendimmarrjen e përfaqësuesve të tyre.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama