8 fakte qe nuk i dini per Mark Twain

8 fakte qe nuk i dini per Mark Twain

Ernest Hemingway ka deklaruar se “e gjitha letërsia moderne amerikane vjen nga libri i Mark Twain i titulluar ‘Hakëlber Fin’, është libri më i mirë që kemi pasur”. Fillimisht i botuar në Britani në dhjetor të vitit 1884, “Aventurat e Hakëlbëri Fin” konsiderohet të jetë një nga romanet më të mëdha amerikane, dhe kjo ishte kryevepër e Twain. Më poshtë janë 8 fakte rreth autorit me famë botërore, të lindur me emrin Samuel Langhorne Clemens.

1- Kur lindi, nuk pritej të jetonte

Samuel Langhorne Clemens lindi dy muaj para kohe, më 30 nëntor 1835, në Florida, dhe qëndroi i sëmurë dhe i dobët deri në moshën 7 vjeçare. Clemens ishte i gjashti nga 7 fëmijët, vetëm tre prej të cilëve arritën të mbijetonin. Në vitin 1839, babai i Clemens, John Marshall, avokat, u zhvendos me familjen e ty në qytezën Hanibal, Misuri, në kërkim të mundësive më të mira të biznesit. John Marshall Clemens luftoi me vështirësi të mëdha ekonomike në Hannibal. Kur Samuel Clemens ishte 11 vjeç, babai i tij 49-vjeçar vdiq nga pneumonia.

2- Arsimi formal i Twain ishte i kufizuar

Në vitin 1848, një vit pas vdekjes së babait të tij, Clemens punoi me kohë të plotë si printues në një gazetë në Hannibal. Në vitin 1851, ai u transferua në një punë tjetër tek një gazetë lokale në pronësi të vëllait të tij më të madh, Orion, dhe herë pas here shkruante pjesëza të shkurtra dhe artikuj satirikë për botim. Në vitin 1853, 17-vjeçari Clemens la Hanibal-in dhe shpenzoi vitet e ardhshme duke jetuar në vende si Nju Jorku, Filadelfia, Ajoua duke punuar si printues.

3- Karriera e tij si pilot anijesh lumi u pengua nga një tragjedi

Në vitin 1857, Clemens mësoi të lundronte anijet në lumin Misisipi. Vitin që pasoi ai u punësua në një anije të quajtur “Pensilvania”, ai gjithashtu mori vëllain e tij të vogël, Henry, në punë në bordin e anijes. Samuel Clemens punoi tek “Pensilvania” deri në fillim të qershorit, pas një shpërthimi vdekjeprurës që ndodhi në anije gjatë një udhëtimi për në Memfis. Në mesin e atyre që vdiqën në anije ishte edhe vëllai i tij 19-vjeçar Henri. Samuel Clemens mbeti i shkatërruar nga kjo tragjedi, por e mori patentën e pilotit në vitin 1859. Ai punoi në anije të tjera deri në shpërthimin e Luftës Civile amerikane në vitin 1861. Emri i penës së Samuel Clemens, Mark Twain, erdhi nga një term që nënkuptonte “dy pashë thellësi”.

4- Twain shërbeu për një kohë të shkurtër në milicinë e Konfederatës

Në qershor të vitit 1861, pak kohë pasi filloi Lufta Civile, 25-vjeçari Clemens iu bashku milicisë Marion Rangers. Edhe pse familja e tij kishte në pronësi një skllav kur ai ishte i vogël, Clemens nuk kishte bindje të forta ideologjike rreth luftës. Koha e tij me grupin doli të ishte e shkurtër. Pas dy javësh stërvitje, grupi Marion Rangers u shpërbë. Muajin që pasoi, Clemens u largua nga Misuri, la luftën prapa dhe u nis për në perëndim tek vëllai i tij Orion, i cili ishte emëruar sekretar territori në Nevada. Pasi dështoi në punën e minierave të argjendit, Clemens filloi punë si gazetar në Virxhinia vjeshtën e vitit 1862. Në shkurt të vitit tjetër, ai përdori për herë të parë emrin e letrat të tij Mark Tuen. Ai kishte provuar edhe pseudonime të tjera si Epaminondas Adrastus Blab dhe Thomas Jefferson Snodgrass. Më vonë Clemens u bë shok me Ulysses Grant, dhe në vitin 1885 ai publikoi biografinë e ish-presidentit, që u bë best-seller dhe shpëtoi gruan e Grant nga varfëria pasi bashkëshorti i saj humbi pjesën më të madhe të pasurisë nga investimet e këqija.

5- Ai bëri bujë me tregimin e tij të parë

Në maj të vitit 1864, Twain sfidoi një gazetar rival në Nevada me duel, por u arratis përpara se dueli të bëhej për të shmangur një arrestim të mundshëm për thyerjen e ligjeve në vend. Ai udhëtoi për në San Françisko, ku filloi punë si reporter, por që edhe aty u pushua nga puna për shkak të pakënaqësive. Më vonë atë vit, Twain udhëtoi për në kabinën e minierave në Kaliforni, ku po lulëzonte epoka e arit. Një ditë kur ndodhej në një bar të qytetit, Twain dëgjoi një burrë të tregonte një përrallë rreth një gare bretkosash. Kur Twain u kthye në San Françisko në shkurt të vitit 1865, ai mori një letër nga një mik i  tij shkrimtar në Nju Jork që i kërkonte të kontribuonte me një tregim për librin e tij. Twain vendosi t’i dërgonte përrallën e bretkosave që kishte dëgjuar, por kur ai e përfundoi përrallën, libri ishte publikuar. Megjithatë, tregimi i Twain i quajtur “Jim Smiley dhe bretkosa e tij” u publikua në një gazetë në Nju Jork. Tregimi humoristik u bë hit i madh dhe u ripublikua në disa gazeta.

6- “Hakëlbëri Fin” i Mark Tuen është bazuar në personazh real

Hakëlbëri ishte një skllav i arratisur. Hak Fin bëri debutimin e tij të parë letrar në romanin e vitit 1876 “Aventurat e Tom Sojerit”. Modeli  i Hak Fin ishte Tom Blankenship, një djalë 4 vjet më i madh se Twain të cilin e njohu në Hanibal. Familja e Blankeship ishte e varfër, dhe babai i tij, një punëtor i thjeshtë, kishte reputacionin e një pijaneci të qytetit. Tuien shkruante: “Tek Hakëlbëri Finn kam përshkruar Tom Blankenshipin ashtu siç ai ishte. Ishte injorant, i palarë, i paushqyer, por ai kishte një zemër të mirë”. Mbetet e panjohur se çfarë ndodhi me Blankenship-in më vonë. Ajo që është e sigurtë është se nga koha e publikimit, “Aventurat e Hakëlbëri Fin” është diskutuar shumë. Vetëm një muaj pas botimit të tij, u ndalua të shitej në libraritë publike në Masaçusets, për gjuhën e tij të trashë dhe tonin e ulët moral. Në mes të shekullit 20, kritikat filluan ta dënonin librin si racist dhe në dekadat që pasuan ai u hoq nga lista e leximeve shkollore. Megjithatë shumë studiues, pretendojnë se libri është një kritikë ndaj racizmit.

7- Ai ishte biznesmen i keq

Pasi u bë shkrimtar i suksesshëm, Twain i harxhoi paratë në investime të këqija dhe falimentoi. Një investim i dështuar që i kushtoi 200 mijë dollarë ishte blerja e një makine shkrimi. Kur iu kërkua të investonte në një shpikje të re siç ishte telefoni, ai refuzoi ofertën e krijuesit Alexander Graham Bell. Në vitin 1891, Twain mbylli shtëpinë e tij me 25-dhoma, ku kishte jetuar që nga vitit 1874, dhe u zhvendos me familjen në Europë për një jetë më të lirë. Megjithatë, në vitin 1894, pas dështimit të kompanisë botuese që kishte themeluar një dekadë më parë, Twain shpalli falimentin. Vitin që pasoi ai filloi një turne ku mbante fjalime në mënyrë që të fitonte para për të paguar borxhet e tij.

8- Twain nuk la pasardhës

Në vitin 1870, Clemes u martua me Olivia Langdon, që ishte rrit në një familje skllevërish në Nju Jork. Çifti u njoh nga vëllai më i vogël i Olivias, që e takoi Tuenin gjatë një udhëtimi në Europë në vitin 1867. Tuen dhe Olivia patën katër fëmijë sëbashku, përfshi dhe një djalë që vdiq kur lindi dhe dy vajza që vdiqën në moshën 20-vjeçare. Olivia Clemens vdiq në moshën 58-vjeçare në vitin 1904, ndërsa bashkëshorti i saj i njohur vdiq në Konektikat në moshën 74-vjeçare. Edhe vajza e tyre e vetme vdiq në vitin 1962. Ajo pati një fëmijë, Ninën, që humbi jetën kur ishte 4 vjeç. Kështu nuk mbeti asnjë pasardhës i familjes Clemens.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama