7 arsyet pse Yanis Varoufakis eshte nje legjende

7 arsyet pse Yanis Varoufakis eshte nje legjende

Yanis Varoufakis ish Ministri i Financave në Greqi është kthyer në një ikonë në mediet botërore pas dorëheqjes së tij.

1. Mënyra se si ai komunikon

Me blogu’un dhe llogarinë e tij në Twitter, ai flet në mënyrë direkte me njerëzit, adhuruesit, dhe kritikuesit kurdo dhe si do ai pa ndërhyrjen e medieve.

Komunikimi jo verbal është gjithashtu shumë i rëndësishëm. Videoja famëkeqe e Varoufakis duke ja treguar gishtin e mesëm një gjermani I cili shkaktoi zhurmë në mediet gjermane, gjë e cila nuk dihet saktë nëse është e falsifikuar nga një emision satirik gjerman.

2. Stili i tij

Ai nuk vishet dhe as nuk duket si një Ministër tipik i financave.

Ai u akuzua se ka një stil shumë luksoz. Kur ai kishte dhënë një intervistë për një revistë francize Paris Match duke treguar fotografitë e apartamentit të tij të madh, bëri që kjo të shkaktoj polemika, duke e ditur se si grekët janë duke u luftuar me ashpërsinë e gjendjes ekonomike.

Në një tjetër rast ai u pa duke veshur një shall firmato e cila supozohet të ketë kushtuar 500 euro. Por Varoufakis në Twitter tha se ajo ishte një dhuratë 12vjeçare nga bashkëshortja e tij.

3. Ai u përball kokë më kokë me Gjermaninë

Secili krijon simpati për dikë që e kundërshton dominuesin, siç është Gjermania, me kokëfortësi dhe pa frikë, duke treguar hapur se çfarë duhet bërë dhe çfarë jo në Europë. Kjo e ka bërë ish-ministrin Varoufakis të popullarizuar. Rebelimi i tij kundër masave shtrënguese të kreditorëve, ka bërë që ai të njihet edhe jashtë Greqisë. Varoufakis krijoi armiqësi me homologun e tij gjerman, Wolfang Schäuble, për të cilin kishte botuar një artikull në blogun e tij personal, duke treguar se çfarë mendon për të.

4. Ai u pa si një ikonë kulture

Njerëzit nga simpatia që kanë për ministrin, ata përdorën Photoshop`in që të krijojnë imazhe të ministrit si të ishte një aktor i Holliwood`it ose një personazh video lojërash.

5. Ai ka eksperiencë nga “bota reale”

Varoufakis përveç mësimdhënies, ai ka punuar në një nga kompanitë më të mëdha të video lojërave të quajtur Valve, e udhëhequr nga një tjetër legjendë, Gabe Newell.

6.Ai I shpërfilli konventat politike të BE’së

Varoufakis, I shkeli shumë nga konventat politike të bashkimit evropian. Duke mos bartur kravatë, dhe shumë konflikte të tjera dhe momente tensionuese gjatë takimeve të nivelit evropian. Ai kishte pranuar se kishte incizuar, por që nuk e kishte publikuar, një bisedë të një takimi në Riga më datën 24 prill.

Ai gjithashtu i quajti terroristë kreditorët e Greqisë për mënyrën se si ata shtrënguan lejimin e kredive.

7. Mënyra se si ai japi dorëheqje

Vështirë ishte të parashikohej se me triumfin e ‘jo-së’ më datën 5 korrik, Yanis Varoufakis do të jepte dorëheqje ditën në vijim, megjithëse kishte paralajmëruar se do të jepte dorëheqje nëse do të fitonte “po-ja”.

Ai njoftoi për dorëheqje në llogarinë e tij në Twitter dhe blog. Një fjali ndër ata rreshta njoftues, do të mbetet patjetër në kujtesën e njerëzve “Do ta veshë urrejtjen e kreditorëve me krenarI”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama