55 miliardere ne Shqiperi kane mbi 30 milione USD pasuri

55 miliardere ne Shqiperi, kane mbi 30 milione USD pasuri

Në këtë raport, Shqipëria zë vendin e 37 në kontinent, për sa i përket numrit të multimilionerëve, ndërkohë që 55 të pasurit e vendit tonë zotërojnë në total rreth 7 miliardë dollarë.

Shqipëria numëron rreth 55 miliarderë. Në këtë konkluzion ka dalë “Uealth-X”, një organizatë globale e vlerësimit dhe hetimit të pasurisë, që bashkëpunon me banka private, institutet arsimore, organizatat joqeveritare dhe kompanitë luksoze, pas publikimit të raportit vjetor “World Ultra Wealth Report”, mbi pasuritë e individëve në mbarë botën. Në këtë raport Shqipëria zë vendin e 37-të në kontinent për sa i përket numrit të multimilionerëve, ndërkohë që 55 të pasurit e vendit tonë zotërojnë në total rreth 7 miliardë dollarë, pasuri këto të deklaruara. Ky klasifikim është lexuar si paradoks në media të ndryshme, për faktin se Shqipëria është një vend i vogël, ndër më të varfrit dhe me të ardhurat më të vogla për frymë.


E megjithatë ka më shumë të pasur se Sllovakia, Qiproja, Bullgaria, Estonia, Maqedonia apo Mali i Zi. Mediat nënvizojnë edhe faktin se disa nga 55 më të pasurit e Shqipërisë janë në politikë dhe kryesisht politikanë të majtë. Sipas tyre, më shumë se 40 janë socialistë, ose ish- anëtarë të familjeve komuniste. Në këtë raport, që përbën analizën e vetme të pasurisë së individëve, në fokus janë vetëm personat që kanë pasuri mbi 30 milionë dollarë. Pjesë e pasurisë nuk janë vetëm shumat bankare, por edhe aksionet në kompani të ndryshme, qendra rezidenciale e pasuri të tjera të patundshme apo koleksione arti dhe çdo aset tjetër. Në këtë raport, unik në botë në llojin e tij, thuhet se në Europë numërohen 53 441 multimilionerë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama