Sot mbushen plot 544 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbej, më 17 janarin e vitit 1468, në Lezhë. Ky përvjetor i rëndësishëm për historinë kombëtare të vendit të shqipeve do të kurorëzojë edhe çeljen e aktiviteteve mbarëkombëtare për festimin e përvjetorit të 100-të të shpalljes së Pavarësisë së vendit, një ceremoni me shumë aktivitete që do të çelet sot në mesditë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Personalitete të shumtë, deputetë shqiptarë nga të gjitha trevat shqipfolëse pritet të marrin pjesë në një seancë të veçantë që do të mblidhet këtë të martë nën drejtimin e kryeparlamentares Jozefina Topalli.Aktivitete kushtuar përvjetorit të 544-t të vdekjes së heroit legjendar do të zhvillohen edhe në Lezhë e në Krujë, ku Skënderbeu ngriti për herë të parë flamurin shqiptar në të parin 28 nëntor, atë të 1444-s.
Ministri i Turizmit Aldo Bumçi do të jetë në krye të një aktiviteti kushtuar veprës së heroit kombëtar në qytetin ku ai vdiq, në Lezhë, pranë memorialit të Gjergj Kastriotit. Ndërkohë, Aleanca Kuq e Zi ka lajmëruar se do të organizojë në Kalanë e Krujës një aktivitet në përkujtim të vdekjes së heroit tonë kombëtar. Sipas AK-së këtij aktiviteti do t`i bashkohet edhe pinjolli i familjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut. Panorama e aktiviteteve është e qartë, pasi qeveria e përkujton vdekjen e Skënderbeut, në Lezhë dhe Aleanca Kuq e Zi në Krujë.
Heroi kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu u lind në 6 maj të vitit 1405 të shekullit të 15-të në një familje fisnike të Dibrës, siç ishte ajo e Gjon Kastriotit. Ai u mor peng nga Sulltan Muradi dhe luftoi për Perandorinë Otomane si gjeneral deri në vitin 1443, vit në të cilin dezertoi gjatë një beteje, duke u rikthyer në Krujë. Në vitin 1444 ai mblodhi të gjithë princërit shqiptarë në Lidhjen e Lezhës, ku u vendos unanimisht të luftohej për marrjen në zotërim të trojeve shqiptare kundër perandorisë otomane.
Në krye të ushtrisë shqiptare, pas fitores së parë kundër otomanëve në betejën e Torviollit, Skënderbej do të korrte 20 fitore të mëdha kundër perandorisë, në plot 20 vite luftë në krye të ushtrisë së vet, që kishte si kryeqendër Krujën.
Heroi ynë kombëtar do të njihej për luftën e tij të paepur në një vend kyç mes lindjes dhe perëndimit. Ai do të njihej si vasal i mbretit të Napolit në traktatin e Gaetës, ku mbështeti mbretin Ferdinand të Napolit në luftën civile të viteve 1460–1461. Në vitin 1463 ishte komandant i forcave të kryqëzatës së Papa Piut II, ndërsa do të vdiste në 17 janarin e 1468, në moshën 63-vjeçare. Gjergj Kastriot Skënderbeu konsiderohet nga shumë vende të Europës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë otomane të pushtonte Perëndimin e Europës, dhe si modeli i rezistencës së krishterë ndaj otomanëve muslimanë.
Gjergj Kastriot Skënderbej mbetet figura legjendare e kombit shqiptar në shekuj.