11 fakte per te kuptuar konfliktin Izrael-Gaza

11 fakte per te kuptuar konfliktin Izrael-Gaza

Izraeli dhe Gaza janë në një situatë lufte, që po zhvillohet në Rripin e Gazës. Këtu po ju sjellim 11 fakte për të kuptuar më mirë konfliktin mes dy palëve:

1.Rripi i Gazës ka qenë pjesë e Egjiptit, dhe sot është krejtësisht i ndarë nga pjesa palestineze. Pavarësisht faktit që territori është i populluar nga palestinezë, në thelb Gaza është e ndarë gjeografikisht nga Palestina.

2.Gaza është një nga vendet më të populluara në botë. Rripi i Gazës është 146 metra katrorë dhe ka një popullsi prej 1.5 milionë qytetarësh.

3.Izraeli, dikur ka pushtuar Rripin e Gazës. Deri në vitin 2005, Izraeli kishte dislokuar trupat e tij ushtarake në Gaza, dhe vetëm pas këtij viti, kryeministri izraelit Ariel Sharon vendosi të tërhiqet.

4.Hamasi është pjesë e një lëvizjeje islamike ndërkombëtare që nuk e njeh shtetin e Izraelit dhe  kontrollohet nga Egjipti.

5.Hamasi është zgjedhur në mënyrë demokratike nga palestinezët. Hamasi e sheh veten si përfaqësues i popullit palestinez dhe, në një farë mënyre, ata nuk janë krejtësisht të gabuar në këtë. Të vëna nën shënjestër nga administrata e George W. Bush, autoritetet palestineze zhvilluan zgjedhje të njohura në të gjithë Bregun Perëndimor dhe në Gaza në vitin 2006, ku Hamasi fitoi shumicën.

6.Hamasi nuk është grupi i vetëm militant në Rripin e Gazës. Ekzistojnë disa grupe të tjera më radikale, siç janë Xhihadi Islamik Palestinez, i cili është më tepër i lidhur me dhunën  sesa me politikën, në marrëdhëniet me Izraelin.

7.Nëpërmjet sulmit ndaj Gazës, Izraeli ka krijuar një çështje humanitare, pasi bllokada e tij ka kufizuar aksesin tek ushqimet, uji, energjia elektrike, gazi dhe të tjera gjëra të nevojshme.

8.Izraeli dhe Hamasi kanë luftuar shpesh herë për Gazën, në vitin 2006, në vitin 2008 dhe në vitin 2012. Në dy periudhat e para Izraeli aneksoi Gazën, ndërsa në të tretën e bombardoi atë.

9.Hamasi furnizohet me raketa nga Irani. Irani është “shefi” më i rëndësishëm ushtarak në rajon, i cili për vite me radhë ka furnizuar Hamasin me raketa.

10.Gaza është e mbushur me tunele që kanë një rëndësi të veçantë. Këto tunele i shërbejnë civilëve të Hamasit dhe Gazës për të sjellë armë, dhe çdo gjë tjetër që ata kanë nevojë për të luftuar.

11.Ka vetëm një rrugë kryesore për furnizimin e Gazës, dhe kjo nuk kontrollohet nga Izraeli por nga Egjipti. Aktualisht, Egjipti po kufizon qarkullimin e njerëzve dhe të mallrave brenda dhe jashtë kalimit. Vëllazëria Myslimane është grupi kryesor i opozitës egjiptiane, dhe qeveria egjiptiane nuk ka shumë dëshirë për të ndihmuar vëllezërit e tyre palestinezë të Hamasit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama