10 grate qe bene histori

10 grate qe bene histori

Megjithëse të eklipsuara nga historia, gratë, në shumë raste kanë përcaktuar momente të rëndësishme të historisë botërore me shpikjet, betejat, librat dhe sipërmarrjet e tyre. Ndër emrat që kanë bërë histori janë Maud Wagner, tatuazheria e parë grua në botë, në vitin 1904. Më tej, vjen Annette Kellerman, notarja që ishte nga të parat gra që përdori kostumin e banjës, gjë për të cilën u arrestua më pas u arrestua, pasi guxoi të bëjë edhe një foto në fillim të shekullit të kaluar.

Sarla Thakral është pilotja e pare indiane, ashtu si Sabiha Gökçen, pilotja e parë e avionëve sulmues. Margaret Bourke-White ishte gazetaria dhe fotografja e parë grua që mori leje nga ish-Bashkimi Sovjetik për të realizuar një reportazh për zhvillimin industrial të vendit të parë socialist në botë. E pranishme në listëc është edhe heroina e rezistencës frënge, Simone Segouin, e cila, edhe pse as njëzet vjeç, arriti të zërë rob 25 nazistë.

Po ashtu, këtu listohet edhe Annie Lumpkins, aktiviste për të drejtat e njeriut në SHBA në vitet ’60 të shekullit të njëzet. Në fund janë Ellen O’Neal, një nga të parat femra lojtare në skateboard në botë, 24-vjeçarja Elspeth Beard, e cila arriti për herë të parë të bëjë xhiron e botës me motoçikletë dhe Anna Lee Fisher, e para grua nënë që u hodh në atmosferë. Jashtë serie është edhe një grua e moshuar armene, e cila, në moshën 106-vjeçare është fotografuar me armë në dorë për të mbrojtur vendin e saj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama