10 arsye pse (s)duhet te martohesh me nje te huaj

10 arsye pse (s)duhet te martohesh me nje te huaj

Po sikur nga të gjitha arsyet e mrekullueshme pse të martohesh me një të huaj të ketë disa pika të dobëta? Martesa ndërkombëtare nuk është gjithmonë e mbushur me aventura, çokollata që të shkrijnë në gojë, trëndafila dhe fjali “Derisa vdekja të na ndajë!”. Ndonjëherë, vjen me dhimbje zemre dhe të bën të vësh në pikëpyetje zgjedhjet. Ja disa arsye pse martesat ndërkombëtare janë të vështira! Megjithëse nuk i quajmë arsye për të mos u martuar me një të huaj

10 arsye pse nuk duhet të martohesh me një të huaj

 

Larg nga familja

Një prej jush do të jetojë larg, shumë larg nga familja dhe miqtë. Nuk do të ketë kurrë një kohë kur ai të jetë pranë familjes në të njëjtën kohë me ty.

Humbje e traditave festive

Nëse do të jetoni në ShBA dhe nuk jeni mësuar me festimet, Dita e Falënderimeve mund të duket një festë krejt e huaj, kur në vendin tënd vjen dhe ikën pa u ndjerë dhe pa pasur nevojën e ritualit të pjekjes së gjelit të detit.

Keqkuptime kulturore

Origjinaliteti kulturor i bashkëshortit që ndoshta ty të pëlqen mund të kthehet në frustrim kur nuk je me humor të mirë, e njëjta gjë mund t’i ndodhë edhe atij me tiparet e tua kulturore.

Po nëse divorcoheni?

Nëse divorcoheni nuk e keni idenë sa të vështira mund të bëhen gjërat. Do të kthehesh në vendin tënd apo do rrish në të tijin? Ku do të jetojnë fëmijët? (Një mikesha ime e divorcuar nga bashkëshorti amerikan është kthyer në Shqipëri,  ndërsa djali udhëton shpesh drejt ShBA-së për të qenë edhe me të atin. Asaj i duhet ta përcjellë deri në gjysmë të rrugës e ta presë sërish).

Duhet të mësosh gjuhën e tij

Kur të vizitosh të tijtë, duke mos e folur rrjedhshëm gjuhën, do rrish si hutuar kur nuk të mos kupton shakatë e tyre. Aty do e ndjesh që je e huaj. Të mos flasim pastaj për çiftet që nuk e njohin gjuhën e njëri-tjetrit!

Do shumë mund

Martesa në përgjithësi kërkon mund. Ato ndërkombëtare kërkojnë ca më shumë. Ai mund të ankohet sesa ndryshe ishte jeta në vendin e tij edhe ti do thuash të njëjtën dhe do ndjesh mungesën e vendit tënd. Pavarësisht se jeni mësuar duke jetuar me njëri-tjetrin, përballja e shpeshtë me ndryshimet kulturore mund t’ju dekurajojë dhe të vërë në provë martesën.

Nuk ndihesh tamam si në shtëpi

Mund të përshtatesh, por nuk do të ndjehesh asnjëherë 100 përqind në shtëpi. Jo vetëm që të tjerët të trajtojnë si të huaj, por pavarësisht sesa fort përpiqesh, ai vend nuk do të të japë kurrë të njëjtën shkallë rehatie si vendi yt.

Fundi i pushimeve të vërteta

Pushimet marrin një kuptim të ri: vizita në familje. Do të harrosh kur ke marrë ca pushime të gjata për veten. E si ndryshe mund t’i shohin gjyshërit nipërit e mbesat teksa rriten? Ela bashkë me katër fëmijët dhe bashkëshortin grek vijnë në Tiranë dy herë në vit për të takuar prindërit e saj. Pushimet? Sa mirë që shtëpia e tyre është buzë detit në Kretë!

Biletat e avionëve janë të kushtueshme

Nëse jetoni përtej oqeanit, paratë e shpenzuara për fluturime mund të kishin qenë fare mirë një investim për të ardhmen. Të takosh familjen nuk ka çmim, por ndonjëherë ato para dhembin.

Një palë gjyshërish do të jenë gjithmonë larg

E pamundur për t’i pasur bashkë të gjithë gjyshërit. Dikush do të jetë gjithmonë larg. Skype është i mrekullueshëm, por nuk e zëvendëson kohën e vërtetë bashkë me gjyshërit, dajat, tezet, hallat, xhaxhallarët e koloninë e kushërinjve.

10 arsye pse duhet të martohesh me një të huaj

Me të gjithë burrat shqiptarë që kishe rrotull, ç’të bëri të zgjedhësh një të huaj për t’u lidhur në martesë? Ja pse!

 

Aksenti i mrekullueshëm

Si mund ta dije ndryshe që ca gërma mund të tingëllojnë aq seksi nga goja e një të huaji?!

Të huajt janë shumë të sofistikuar

Edhe nëse janë rritur nëpër ferma, në qytet, të pasur apo të varfër, se ç’kanë një ajër sofistikimi rreth vetes. Nuk kanë ç’ti bëjnë!

Ai mendon se ti je magjepsëse

Ai nuk e kupton dot sesa e zakonshme mund të konsiderohesh ti në vendin tënd. Shumë vonë tani apo jo?!

E bën çdo gjuhë të lehtë për t’u mësuar

Nëse do të mësosh një gjuhë, bjer në dashur me dikë që nuk flet tënden. I keni të gjithë elementët: qëndrimin- zogjtë nuk duan të jenë të ndarë; motivimin- kjo është vetëshpjeguese; praktikën – njerëzit që dalin bashkë nuk pushojnë së foluri dhe kjo është praktikë falas.

E ke një justifikim gati për të udhëtuar

Ndonjëherë edhe mund të bëhet e mërzitshme duke qenë se pushimet jashtë vendit përfshijnë vizitat te familjarët, por të paktën ke një arsye të marrësh avionin dhe është mrekulli të mos të gatuash dhe të pastrosh për një muaj.

Fëmijët e tu do të flasin edhe një gjuhë tjetër

Dhe për këtë nuk të duhen kurse të kushtueshëm.

Dy dasma

Një për të tutë dhe një për të tijtë dhe në shtete të ndryshëm. Keni motivin më të mirë për të mbledhur dy herë bashkë miq dhe familje.

Është magjepsës

I bën menjëherë për vete miqtë dhe familjen. A ka nevojë për të thënë më shumë?

Është sfidë

E kush dëshiron të ketë një marrëdhënie të thjeshtë, normale dhe të lehtë?!

Dashuri e vërtetë

Nuk mund të jetë ndryshe: dy të panjohur që takohen, flasin gjuhë të ndryshëm, kapërcejnë skepticizmin e atyre që thonë se nuk do të zgjasë shumë mes dy të huajsh…Pas gjithë kësaj është mëkat ta lini të ikë!


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama