Menaxheri i nates

 Menaxheri i nates

Nen ndricimin e erret, zhytur mes tymit te dendur te cigares dhe tingujve te larte te muzikes house, Florian Cara te le me teper pershtypjen e nje prej klienteve te shumte qe kane mbushur sallen e bollshme te bar “Mumjes”. Veshja trendy dhe kemisha e ngjitur pas trupit, mosha e re, floket e prera shkurt dhe vathi i arte ne veshin e majte mund te te drejtojne kudo, por vetem tek menaxheri i lokalit jo. Ulur krejt i vetem, ne dukje i pavemendshem, me nje gote uiski perpara dhe nje puro te holle ngjyre kafe nder gishta, duket sikur ndodhet shume vite drite larg asaj cfare ndodh rremujshem ne klubin e ngritur ne zemer te Tiranes.

Vetem nje dosje e mbushur plot, anash tavolines se vendosur diku ne cep te barit dhe dialogjet e mermeritur pothuaj nder dhembe me kamarieret qe vazhdojne ritualin e lodhshem e te shpejte banak-kliente, te shtyn perfundimisht drejt atij qe keto kohe eshte lakuar jo pak nder “thashethemet” e jetes se nates se kryeqytetit. E kane quajtur njeriu qe kthen fatin e klubeve te rrenuara, qe organizon festa si askush tjeter e qe ku “ve dore” ai, patjeter qe ndodh dicka e bukur. Sepse ne fund te fundit ky eshte zanati i Florit, sic e quajne te gjithe. Te menaxhoje dhe shpesh te arredoje lokale nate. Nese jane te rinj, detyra e Florit eshte t’i beje menjehere te famshem, e nese jane ne prag te falimentimit, t’u riktheje lavdine e dikurshme. Nje nam i perfolur ky, qe i ka rrenjet shume me te thella sesa puna qe Flori ben qe prej majit te shkuar tek “Mumja”, dhe qe duken edhe sot ne pub-e e klube nate jo pak te njohur, qe nga “L’Alma del Cuba”, “Charly’s”, “Fashion Time”, “Coeboy pub”, “Silo Club” e te tjere.

Sekreti? Nuk ka te beje as me shkollimin e as me trashegimine. Sic e thote edhe vete, i eshte perkushtuar qe heret kaq shume kesaj pune, sa tani ia di te gjitha te fshehtat. Bashkejeton cdo dite me te, e mbi te gjitha ka arritur te mbledhe shume kliente. Qe me shume se askund, per te defryer fundjavave, i besojne lokaleve ku punon Flori.

Keto kohe eshte mbledhur ne bar “Mumja”. Kalon aty oret e mbasdites se vone e sidomos darken, kur tonet e muzikes ngrihen lart, dritat shumengjyreshe ulen ne maksimum e ku vendin e kafeve e zene pijet e forta dhe deshira per jete nate. Aty fillon puna per Florin. Nuk eshte nga ata menaxheret e tradites qe mbikqyrin ndershmerine e banakiereve, numerojne pijet apo qe mbledhin faturat e dala nga banaku. Ne fillim, atehere kur “Mumja” sapo kishte ndryshuar pamje, menaxheri i nates i dha doren e fundit mobilimit modern te barit, shtoi disa tavolina, zbukurime e lule ne kendet e tij dhe me pas u mor me organizimin. Me ate cfare lokali do t’u ofronte klienteve te tij.

 Cka do te thote: Llojin i muzikes, sherbimin e mire, koktejlet e vecanta, vendosjen e cmimeve dhe mbi te gjitha perzgjedhjen e klienteles. Dhe kjo e fundit eshte nder kushtet kryesore te Florit, qe bari te kete sukses. “Cdo lokal duhet t’i pershtet natyres per te cilen eshte ndertuar qe ne fillim. Diku duhet muzika moderne, house, dance, funky e diku tjeter duhet rock, e lehte, latine apo jazz. Varet nga natyra, pas se ciles vjen nje sherbim i mire dhe me cmime te pranueshme. Klienti do perkushtim. Jemi ne qe vihemi ne sherbim te atyre qe kalojne mbremjen ketu, dhe jo ata ne sherbimin tone”, thote menaxheri i ri, pa e humbur vemendjen qe i kushton ne cdo kohe levizjes se kamariereve neper salle. “Pjesa tjeter po kaq e rendesishme jane klientet. Nuk mund te rrijne bashke i forti me te urtin. Ne te gjitha punet qe kam kaluar, kam bere perzgjedhjen e tyre. Njerezve te padeshiruar u kam mbyllur deren”.

Dhe deri tani kjo formule duket se ka funksionuar jo keq. Ata qe Flori ka lene jashte, jane zevendesuar me kohe nga klientet e perhershem te tij. Personazhe te njohur e te panjohur te kryeqytetit qe nuk e kane “tradhetuar”, edhe pse punet e menaxherit vetem 28-vjecar nuk kane qene kurre jetegjata. Sepse edhe perkushtimi i tij eshte i tille: Pasi te ngreje dicka ne kembe, drejtohet per diku tjeter. Duke marre pa dashje nga pas, edhe ata qe duan te jene te perhershem ne klubet ku punon. Megjithate kjo nuk do te thote se ketu puna e tij mbaron. Perkundrazi. Edhe pse ne nje menyre te ndryshme nga ajo tradicionalja, banaku dhe llogarite e tij i zene jo pak kohe djaloshit nga Tirana.

Cilesine e pijeve e ka po kaq te rendesishme sa edhe sherbimin, ndersa formulat e koktejleve, te trasheguara nga koha e rinise se hershme kur punonte ne klubet dhe restorantet e Athines dhe Selanikut, i merr me vete ngado shkon. E po t’i shtosh edhe dy rregulloret qe u ka lene “detyre shtepie” kamariereve t’i mesojne permendesh, sekreti duket sikur zbulohet. Ndaj nuk ishte rastesi qe diten e pare te punes te “Mumja” largoi te 13 punonjesit e lokalit, per te marre te rinj. Te gjithe duhej te luanin me rregullat e tij te lojes dhe fama serish mori dhene. “Mumja” filloi te lakohej jo me si nje lokal i ndryshuar, por edhe si nje klub i ri nate ku cdo fundjave arredimi eshte i ndryshem e ofertat dhe bandat muzikore gjithashtu. Ndersa DJ i zinin radhen njeri-tjetrit: here ishin emra te njohur nga Tirana e here qe vinin enkas nga jashte. Thene ndryshe, efekti “Flori” kishte filluar te ndihej.

Dhe kjo nuk eshte hera e pare. Vetem pak muaj te shkuar emri i Florit u lakua jo pak ne nje tjeter klub nate. Qe si asnjehere tjeter synoi te sillte ne Tirane stilin latin te te defryerit, te kenduarit dhe te kercyerit. “L’Alma del Cuba”, nisi atehere si projekt i Florit dhe dy miqve te tij dhe fillimi ishte vertet i bujshem. Asokohe ai u kujdes vetem per programin e klubit qe kishte fort per zemer, duke ia lene arkitekturen e barit dhe mbikqyrjen e personelit dy te tjereve, si per t’i lene dore te lire vetes te merrej vetem me ate cfare lokali do te ofronte. Sepse ky ishte plotesisht specialiteti i tij. Keshtu pertej muzikes latine, te cilen Flori e siguroi jashte, formulave te pijeve ekzotike, tipike te vendit prej nga mori emrin bari, ai gjeti edhe nje cift qe u mesonte klienteve kercimin latin.

Ndaj askush nuk u cudit qe diten e celjes se “L’Alma del Cuba”, plot 600 vete thyen heshtjen e zones perreth ish-ekspozites “Shqiperia sot”, ku ngrihej lokali. “E filluam si biznes mes tre miqve”, kujton Flori, “por vetem nje vit me pas u largova sepse une kerkoja te beja me shume aty”. E meqe ambicja e tij u perplas me refuzimin e shokeve, menaxheri vendosi te merrej me nje tjeter projekt. Ne fund te fundit qellimin e kishte arritur. “L’Alma del Cuba” qendroi jo pak kohe ne majen e listes se klubeve te modes ne kryeqytet, keshtu qe edhe vete Flori e kishte te hapur rrugen per te ngritur nje tjeter biznes. Edhe pse me largimin e tij, edhe zhurma e “Cuba”-s filloi te shuhej dalengadale. Sic kishte ndodhur edhe me lokalet e tjera ku ai kishte shkelur. Qe nga bar “Manhattan”, “Coeboys Pub”, “Sillo Club”, “Charls” e te tjere. Per te gjitha Flori e ka nje histroi per te treguar. E qe mund te permblidhen ne festa te medha rinore, risi te padegjuara ne Tirane dhe shume fame nder ata qe preferojne jeten e nates. Pas kulmeve te tyre fshihet pikerisht ai menaxheri me pamjen trendy dhe ne dukje i pavemendshem. Ai, qe si rrallehere, pak vite me pare ngjiti per te kercyer ne banakun e “Silo Club” pese meshkuj, organizoi zhurmemadhen feste te quajtur “Revolution Coeboy” ne zemer te Bllokut e qe ktheu ne nje buzuk mirefilli me trendafila, meny e kenge greke ish-bar “Kalane”.

Vetem se edhe largimet e shpeshta, e kane pasur kosotn e vet. Ato ide qe dikur Flori hidhte per klubet e nates ku punonte, sot i sheh te perfunduara nga te tjere. “Nese “Coeboy’s Pub” u kthye ne nje klub te kerkuar, qe cdo fundjave mblidhte deri ne rruge nje numer te madh njerezish qe kerkonin te defrenin, sot po kthehet ne nje kompleks tre-katesh qe ofron argetim. “Nje deshire e vjeter, qe atehere kur punoja aty nuk arrita ta realizoja per shume arsye, duke filluar qe nga mosmarreveshjet me pronaret. Por mesa duket tani edhe ata e kane kuptuar se biznesi keshtu funksionon, duhet te investosh ne ide te reja qe te marresh prej tij”, thote ai duke shtuar se megjithate kjo nuk i prish ndonje pune. Sepse kudo qe shkon ka gati idete e reja. Sic mendon edhe per nje projekt te ri qe kete here do ta mbaje vete nga fillimi ne fund. Nje restorant tek Shallvaret, qe Flori e ka gati ne dosjen e tij e qe se shpejti do ta vere ne jete. Pasi e di qe edhe suksesin e ka te garantuar. Ata njerez qe besojne tek ai per argetimin e nates, padyshim qe do ta provojne edhe gatimin ne “Tratorine” qe Flori ka nder mend te hape.
 
 
 
Alida Cenaj - Revista Klan  


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama