Çfare mesuam nga protesta e Parkut te Liqenit

Çfarë mësuam nga protesta e Parkut të Liqenit

Parku i Lojrave, inaugurimi i të cilit u reklamua me këmbëngulje nga Kryebashkiaku Veliaj për datën 1 Qershor, tashmë përfundoi. Por, beteja mes dyshes Rama - Veliaj dhe një grupi qytetarësh të panjohur dhe jo të mirëorganizuar ka lënë efekte dhe dëshmi politike jo të papërfillshme. Kjo ngjarje ka krijuar plagë dhe mllefe të thella në kupolën politike. Këtë e dëshmojnë edhe sulmet e fundit ndaj Presidentit Nishani, ku shpesh drejtues të lartë të qeverisë i janë drejtuar me emrin "Presidenti i Parkut të Lojrave".

Ja se çfarë doli në pah nga protesta e Parkut të Liqenit:

Protesta i tregoi qytetarëve fytyrën e vërtet të Kryebashkut Veliaj, i cili nuk respekton ligjet, gënjen dhe kujdeset vetëm për të zbatuar urdhërat e dëshirat e mentorit të tij.

Protesta nxorri në pah pabesinë e Erion Veliajt, i cili edhi në pushtet duke premtuar "Zero Beton" dhe vetëm pak muaj pasi fitoi betonizoi dy mijë metra katrorë në Parkun e Liqenit.

Protesta tregoi se koncepti i shtetit sipas Rilindjes është të shkelësh ligjin, të mos përfshihet qytetari në vendimarrje, të veprosh në mënyrë korruptive dhe aspak transparente.

Protesta tregoi drejtimin e gabuar të qeverisë, e cila përpiqet të manipulojë opininon e qytetarëve duke i gënjyer me lojra fëmijësh për të fshehur interesa më të mëdha të lidhura me ndërtime pallatesh në Parku e Liqenit, në vend që t'i përfshijë në një debat të vërtetë mbi interesat e përgjithshme.

Protesta na mësoi se Rilindasit, nëpërmjet kriminalizimit dhe delegjitimizimi të vazhdueshëm të kundërshtarit, besojnë se kush fiton merr gjithçka, bën çfarë të dojë, pa asnjë respekt për mendimin ndyshe apo për procedurat që parashikon ligji dhe statuti.

Protesta tregoi se falë mediave sociale dhe disa portaleve online tashmë nuk mund të fshehësh një lajm apo ngjarje, dhe përhapja e lajmit nuk është më në dorë të mediave të blera të pushtetit.

Protesta tregoi se, pavarësisht protestuesve profesionistë me pagesë, ekziston një grup i vogël qytetarësh, i pa korruptueshëm nga pushteti apo paratë, të aftë të shprehin publikisht mospëlqimet e tyre, i cili nuk mundet veçse të rritet.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama