Çmimet Kult 2015 do te shpallen me 7 nentor ne Tirane

kultTiranë, 5 Nëntor/ATSH-Megi Zonja/- Akademia Kult do të shpallë çmimet e saj gjate një mbrëmje Gala në Pallatin të Kongreseve, më datë 7 Nëntor, ne Tiranë.

Çmimet Kult vazhdojnë traditën e promovimit të artit dhe kulturës shqiptare nga viti 2005, duke i dhënë jehonë artistëve shqiptarë.

Në edicionin e 11 të Çmimeve Kult, janë në garë 52 artistë, të cilët konkurrojnë në 13 fusha: Artisti Pamor i Vitit, Regjisori i Vitit, Aktori i Vitit, Aktorja e Vitit, Instrumentisti i Vitit, Interpretuesi Lirik i Vitit, Kënga e Vitit, Balerini i Vitit, Libri Artistik, Libri Studimor, Përkthimi i Vitit, Libri Publicistik i Vitit dhe Dokumentari i vitit.

Me pjesëmarrjen e emrave elitarë të artit dhe kulturës shqiptare, jo vetëm brenda vendit , të cilët do kalojnë në tapetin e kuq të Çmimeve Kult, për të vazhduar me artistët që do të rrëmbejnë kupat fituese, por artisteve që do të ngjiten në skenë për të ndarë këto çmime, kjo mbrëmje Gala do të kete shkëlqimin e një nate magjike.

Rreth 450 është numri i artistëve të nominuar nder keto vite , nga të cilët më shumë se 112 janë shpallur fitues të këtij çmimi.

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama