Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Fëmijët. Sa respektohen të drejtat e tyre tek ne!

Shkruar nga: Aranita Brahaj  
Botuar më: 14 vite më parë

Aranita Brahaj
Fëmijët. Sa respektohen të drejtat e tyre tek ne!

Eno Popi: Sot do te flasim dhe duam të specifikojmë pak vëmendjen tonë dhe tuajën tek të Drejtat e Fëmijëve në raport me institucionet në raport me prindërit, në raport me shoqërinë. Në studio kemi një gazetare tani jo aktive por që është marrë fort me të drejtat e fëmijëve edhe me aspektin ligjorë, ka botuar një monografi për krimet ndaj të miturit. Aranita Brahaj do të jetë me ne në minutat në vijim.

Ledion Liço:    Kjo është një temë që ti e ke shumë për zemër për sa kohë që edhe në studimet e tua për master dhe në mbylljen e tyre je marrë pikërisht me këtë temë.

Aranita Brahaj:    Tema më shumë se për zemër është një temë që më ka përfshirë shumë herët që në punën time si gazetare ku dashje padashje pasqyron ngjarje nga më të ndryshmet ku të miturit viktimizohen, pra raste të rënda të shkeljes së të drejtave deri e drejta për të jetuar e të miturve. Duke pasur një koleksion ngjarjesh, një koleksion kronikash kjo u bë një objekt i punës time e kështu ju drejtova edhe pjesës akademike për të studiuar se cila ishte problematika që ka të bëjë me ligjin me zbatimin e ligji ose me fenomene të tjera të kriminalistikës në vendin tonë që përkojnë me shkeljen e të drejtave të të miturve në vendin tonë.

Eno Popi: Ti ke studiuar në këtë pikë dhe ke hyrë në detaje cilat janë ato të drejta që nuk u respektohen fëmijëve dhe si është legjislacioni shqiptarë, a është i mangët rreth këtyre të drejtave.

Aranita Brahaj: Legjislacioni shqiptarë është një legjislacion që të paktën në dekadën e fundit është plotësisht i kompletuar në respektim të të drejtave të njeriut në tërësi dhe të drejtave apo mbrojtjes që duhet ti jepet të miturit në veçanti, këto të drejta burojnë që tek Kushtetuta i cili është ligji ynë themeltarë dhe tek disa konventa për të drejtat e njeriut dhe të drejtat e fëmijëve në mënyrë specifike të cilat ne i kemi ratifikuar dhe tek mjaft ligje që fillojnë tek kodet që janë ligje organike, ligje të rëndësishme si Kodi i Familjes, Kodi Penal, Kodi i Punës etj. Si dhe në ligje të tjera të karakterit administrativ që bëjnë rregullimin e punës së institucioneve. Nëse do të analizojmë pak më gjerë se si është implementuar ligji ose se çfarë karakteri institucional ka në vendin tonë, çfarë institucionesh ka të cilat duhet të bëjnë suport e duhet të jenë roje e këtij ligji, këtu mund të themi se ka mjaft defekte dhe mund të themi se nuk ka ende struktura që funksionojnë në mënyrë të veçantë për të vëzhguar, për të monitoruar të drejtat e të miturve.

Eno Popi: Pra nuk rezultojnë që institucionet tona të jenë le të themi përcjellëse të ligjit dhe përgjithësisht respektuese të tyre?

Aranita Brahaj: Më rezulton se nuk ka institucione të posaçme dhe nuk kemi një Avokat të të miturve Ombusmen për fëmijët  madje as institucioni i Avokatit të Popullit tek ne nuk ka një Komisioner të veçantë një titullarë i mbrojtjes së të drejtave të të miturve që të jetë votuar nga Kuvendi në mbrojtje dhe në ndjekje të të drejtave të të miturve, janë strukturat e pushtetit vendorë, të cilat kanë punonjësit social, por këta punonjës social veprojnë në një praktikë të shkurtër në kohë pune pasi kanë një sërë problemesh në objektin e punës së tyre dhe nuk janë shumë të vëmendshëm.

Ledion Liço: Megjithatë Aranita ti në punën tënde si gazetare je marrë me dhjetëra e me dhjetëra raste për respektimin e të drejtave të të miturve, abuzimet ndaj tyre, histori të këtij lloji. A jemi ne një vend ku shkelen haptazi të drejtat e të miturve:

Aranita Brahaj: Ne jemi një vend ku shkelen të drejtat e të miturve, shkelen dhe të drejtat kryesore që janë të drejtat e jetës, të integritetit fizik por edhe të drejta të tjera të cilat janë më të veçanta siç është e drejta për zhvillim, për arsimim, për kulturë, e drejta për identitet...

Eno Popi:  Po ku të lutem do të na japësh 2-3 raste specifike për të kuptuar dhe përligjur këtë që the.

Ledion Liço: Në një farë mënyre për të kuptuar se edhe kujt duhet tja vëmë fajin shteti, familjes, shkollës?!

Aranita Brahaj: Le të fillojmë të kërkojmë fajin tek vetja, shoqëria familja jonë e më pas tek institucionet, mënyra se si jemi edukuar. Psh ju po citoni vazhdimisht eksperiencën time si gazetare, më lejo të them se përpara eksperiencës time si gazetare, për të konstatuar këtë gjë unë kam eksperiencën time si lexuese. Nëse unë shfletoj çdo ditë dy gazeta ose lexoj çdo ditë dy tituj gazetash nuk ka mundësi të mos gjesh në harkun kohorë të një jave të paktën 2 ose 3 ngjarje të rënda që kanë në fokus shkeljen e të drejtave të të miturve.

Ledion Liço: Edhe të mos lexosh gazetat mjafton një edicion informativ diçka që pa qenë një konsumator shumë besnik i informacionit dhe medias ti arrin të kapësh që ke të mitur që mbeten vetëm pa kujdesin e duhur institucional dhe kjo pakujdesi kjo neglizhencë çon në humbjen e jetës së tyre, është rasti i para një jave në Sukth që është shumë i rëndë, ke të mitur të cilëve ju cenohet pak a shumë integriteti fizik dhe integriteti seksual. Dhe kjo bëhet në një mënyrë të përligjur, bëhet në emër të traditës familjare dhe kemi raste të tilla ose ke të mitur të cilët i shikon që shumë haptas nuk janë të përfshirë në procese edukimi, mirërritjeje pra nuk janë frekuentues të një shkolle dhe jo për dëshirën e tyre.

Eno Popi: Preke një pikë shumë interesante. Integriteti intim i fëmijëve, dhe është një rast që po vazhdon të paktën për një komunitet të caktuar në zonën e Vlorës të cilët kanë protestuar jo vetëm në Vlorë por kanë ardhur dhe kanë protestuar edhe përpara ambasadës Italiane në Tiranë. Është rasti i një prindi në Itali i cili është akuzuar sepse sipas institucioneve italiane ai klasifikohet sikur po kryente një vepër pedofilie. Çfarë ka bërë...ka puthur në organin gjenital të birin i cili më pas ja ka thënë mësueses së tij italiane.

Ledion Liço: Madje e ëma ka reaguar duke e çuar edhe në gjyq pasi ne e kemi edhe të ekranizuar këtë pjesë, ne e kemi pjesë të traditës tonë le të themi patriarkale, sidoqoftë ka një kontekst kulturorë kjo pjesë apo në këtë pikë duhet kthyer faqe një herë e mirë.

Aranita Brahaj: Ok, ju flisni për kontekst kulturorë por unë do të doja të distancohesha nga ky kontekst apo traditë kulturore. Është e vërtetë që një fëmijë mashkull aq më shumë kur vjen nga një familje shqiptare qoftë kjo nga veriu apo nga jugu i Shqipërisë pas dy vajzave ose pas një mungese të gjatë të të pasurit fëmijë në familje, adhurohet dhe adhurimi për këtë fëmijë nuk mbetet vetëm tek një festë, një gëzim, pagëzimi me një emër apo të tjera si këto, por ndonjëherë shoqërohet me këtë ritin posesiv të të puthurit të fëmijës në çdo pjesë të trupit, dhe në fakt është një rast i cili ka befasuar. Por shumëkush përfshirë edhe personalitete të niveleve të larta p.sh kreu i Qarkut të Vlorës, apo Kreu i Bashkisë së Orikumit si dhe shumë moderatorë të mediave të ndryshme janë vënë në mbrojtje të këtij individi i cili për të thënë të vërtetën është penalizuar nga drejtësia italiane, për të arritur deri tek penalizimi i tij është urdhëruar nga Prokuroria për Krime ndaj të miturve në Itali një procedurë që ka të bëjë me një urdhër arresti, është përgjuar më parë familja, për të parë nëse është e vërtetë kjo gjë pasi në kulturën  e tyre kjo përbën një krim të rëndë. Pasi është parë edhe në pamje filmike prindi është arrestuar.

Ledion Liço:  Ti po më thoshe pak më herët se ne kemi pasur një kuadër ligjorë që në kohën e Zogut të klasifikimit të kësaj si vepër penale.

Aranita Brahaj: Ne kemi një kuadër ligjorë. Neni 108 i Kodit tonë penal aktual që është miratuar në 1995 dhe vazhdon të jetë në fuqi, e sanksionon këtë vepër si krim seksual, pra puthjen, fërkimin e fëmijës në pjesët intime të tij. Madje ka të paktën 70 raste të proceduara dhe të dhëna dënime nga gjykatat shqiptare në një hark kohorë prej 5 vitesh 2002 – 2007, hark kohorë të cilin unë e kam studiuar në bazë të statistikave. 70 raste jo të prindërve por të personave që kanë konsumuar këtë lloj veprimi, dhe ky nen është prej shumë kohësh në ligjin tonë penal pra është një traditë ligjore që e konsideron krim këtë lloj veprimi.

Ledion Liço:  Pavarësisht se ne kemi një linjë tonën...

Aranita Brahaj: Nuk e kemi, nuk duhet ta kemi më tej.

Ledion Liço: Përderisa ndodh to të thotë e kemi pavarësisht...

Eno Popi: Megjithatë, raste ka plot për ta mbyllur fare ju kujtohet vetëm për të bërë një diferencë të mentalitetit jashtë me mentalitetin këtu, ju kujtohet rasti i para disa viteve kur një punonjës i shërbimit diplomatik shqiptarë në Kanada, me fëmijën teksa bënte pazare, fëmija i vogël donte diçka ndoshta prindi nuk kishte mundësi ti përgjigjej, fëmija qante. Vetëm i jep një shuplakë. Arrestohet sepse ka ushtruar dhunë mbi fëmijën. Dhe gruaja shpjegon që ndonjëherë u japim ndonjë shuplakë...

Aranita Brahaj: As ligji shqiptarë nuk e lejon. Edhe ligji shqiptarë thotë që fëmijët nuk duhet të ndëshkohen fizikisht. E kemi dhe ne këtë lloj legjislacioni.

Ledion Liço: Domosdoshmërish që kjo është një temë që ne do ti rikthehemi për sa kohë ka shumë shoqata të cilat merren me të drejtat e të miturve këtu, ka një bllok të madh i cili teorikisht duhet të lobojë minimalisht siç thoni ju në pasjen e një Avokati që merret me këto çështje tek Avokati i popullit, për një përmirësim të implementimit të ligjeve të mira që kemi.

Eno Popi: Faleminderit Aranita që ishe këtu me ne sot

Aranita Brahaj: Ju falënderoj edhe juve.


Bisedë në Studion e Top Channell & Top Albania Radio.

Moderatorë:    Eno Popi & Ledion Liço.

E ftuar:  Aranita Brahaj – ish gazetare&autore e “Pedofilia, Krime Seksuale ndaj të Miturve”.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama