Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

A jemi ne politeistë?

Shkruar nga: Arjan Konomi  
Botuar më: 14 vite më parë

Arjan Konomi
A jemi ne politeistë?

Kur Vaso Pasha do të shkruante në fund të ‘800 se ‘feja e shqiptarit është shqyptaria’ besoj do të kishte parasysh më shumë se një thirrje kombëtare për shpëtimin e kombit, faktin se bashkëkombësit e tij nuk ishin edhe aq fetarë sa ky element të përbënte një çelës propagande apo thirrjeje për zgjim kombëtar por ishte e kundërta, pra fakti që nuk ishin fetarë aspak.

Në ditët e sotme ndajmë të gjithë të njëjtin mendim se tek shqiptarët edhe pse të ndarë në disa fe ekziston tradita e mirë e tolerancës fetare dhe e një harmonie bashkëjetese midis feve të ndryshme, gjë që na bën të krenohemi dhe ta trumbetojmë si një vlerë të madhe të shoqërisë sonë. Dhe padyshim që është e tillë.


Gjithashtu, janë të shumtë ata që mendojnë se shqiptarët janë popull pagan dhe kjo shihet në shumë artikuj dhe forume ku njerëzit shprehen për këtë temë.

Edhe pse termi ‘paganizëm’ haset shpesh, asnjë nuk e ka të qartë domethënien e saktë të tij, por përdoret si argument për të dëshmuar se ne shqiptarët jemi të shkëputur nga feja, që nuk ka rëndësi të madhe në jetën tonë të përditshme e deri diku edhe në sensin e të thënit si të ‘pa fe’, jo në kuptimin negativ të fjalës.

Por pse mendohet që ne jemi paganë dhe pse në shoqërinë shqiptare ka ekzistuar toleranca fetare? Asnjë nga këto dy argumenta nuk shpjegon saktë thelbin e tyre ndaj dhe marrin tone propagande.

Për tolerancën në përgjithësi mund të themi se është karakteristikë e shoqërive apo individëve të civilizuar, të emancipuar, që dinë të dallojnë qartë kufijtë e jetës së tyre me ato të të tjerëve.

Është e çuditshme që një shoqëri e prapambetur si jona, në kohë të ndryshme shumë larg civilizimit europian të ketë patur një tolerancë të tillë që dhe vendet më të zhvilluara na e kanë zili. Toleranca na vjen nga civilizimi? Absolutisht jo.

Arsyeja e vetme dhe e qartë që shqiptarët kanë qenë dhe janë tolerantë është se atyre nuk u bëhet shumë vonë për fenë, nuk e kanë atë si tregues të identitetit të tyre dhe as pjesë përbërëse e jetës së tyre të përditshme. E kam fjalën në përgjithësi duke mos marrë parasysh grupe të caktuara religjozësh apo besimtarësh që janë një pakicë e vogël.

Gjatë komunizmit ne ishim i vetmi vend ateist në botë. Edhe Bashkimi Sovjetik e vendet e tjera të diktaturave komuniste pavarësisht se denigruan fenë dhe propogandonin kundër saj, nuk arritën kurrë ta ndalonin atë, të mbyllnin vendet e kultit e të shpallnin të jashtëligjshme praktimin e riteve te saj.

Dhe jo çuditërisht shumica e popullsisë shqiptare gjatë asaj periudhe e mbështeste këtë duke bërë që dhe sot numri i atyre që konsiderohen ateistë të jetë jo pak i ndjeshëm.

Ndësa ata që mbrojnë teorinë e popullit pagan kërkojnë të shkëputen nga debatet religjoze. Ata gabojnë në terminologjinë e tyre sepse të jesh pagan nuk do të thotë jo që të mos besosh në Zot për të besosh në shumë zota.

Paganizmi si një nga format më të vjetra të fesë në botë, praktikuar pothuaj në të gjitha kulturat e hershme e që ne sot e njohim me emrin mitologji, ishte feja politeste, pra që besonte në shumë perëndi, ku secila kishte “funksionin” e saj.

Përkrahësit e paganizmit sot edhe pse argumentojnë në mënyrë të gabuar kanë të drejtë, sepse shoqëria shqiptare është më tepër pagane sesa e kundërta.

Po të shohim kalendarin e festave e veçanërisht se çfarë ndodh gjatë tyre vëmë re se shqiptarët festojnë të gjitha ditët fetare sipas mënyrës së tyre. Kështu ndodh kur është Bajrami. E bëjnë në mënyrë pagane pa qenë nevoja të shkojnë në xhami.

Kur janë krishtlindjet edhe pse jemi një shoqëri me shumicë myslimane përsëri gjithë vendi zien nga atmosfera e festës. Dhe mesazhe urimi u dërgojmë të gjithë të dashurve tanë duke harruar se çfarë besimi u përkasin.

Po ashtu festojmë edhe Vitin e Ri që është festë kristiane bazuar në kalendarin Gregorian si dhe ditën e verës apo ndonjë festë tjetër që nuk ka lidhje më fenë.

E njëjta gjë ndodh edhe për ata më mistikët që duan të kërkojnë fatin e tyre në vende të shenjta. Mjaftojnë që të shkojnë, po se janë teqe bektashinjsh, kisha ortodokse apo katolike nuk bëjnë dallim.

Festojmë festat e të tjerëve dhe e kundërta. Ja pra që ne shqiptarët më shumë se monoteistë, pavarësisht fesë që i përkasim veprojmë si politesitë, për të cilët feja nuk bën diferencim por rëndësi ka që beson.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama