Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Kur Tradita përbën Krim.

Shkruar nga: Aranita Brahaj  
Botuar më: 14 vite më parë

Aranita Brahaj
Kur Tradita përbën Krim.

Një prind shqiptare është akuzuar nga prokuroria italiane për një krim të rëndë pedofilie. Ndërsa drejtësia në shtetin fqinj është vënë në pozitat më serioze të mundshme për të vlerësuar rrezikshmërinë e veprimit, komuniteti dhe disa përfaqësues te autoritetit lokal në Shqipëri kanë ndërmarrë një veprim edhe më të rëndë atë të identifikimit të veprimit që përbën krim për ligjin penal, si një akt të traditës.

Ngjarja. Një fëmijë shqiptarë katër vjeçar, djalë i dy emigrantëve në Reggio Emilia të Italisë ka rrëfyer në kopsht përpara edukatoreve dhe shokëve të tij se babai Nexhip Qepi e puth, përkëdhel e fërkon gjithmonë ne organin e tij seksual duke e lavdëruar me fjalë. Edukatoret kanë rrëfyer këtë detaj pranë prokurorisë për të mitur në shtetin italian. Duke qenë se një veprim i tillë përbën krim, çdo profesionist i mirërritjes së fëmijëve si mjek, infermier, psikolog, sociolog apo edukator ka detyrimin ligjor të raportojë nëse gjatë punës së tij konstaton ushtrimin e një veprimi që përbën vepër kriminale ndaj një të miturit. Për të vërtetuar rastin e shprehur nga një i mitur që sapo ka filluar të rrëfeje përjetimet e tij jetësor, autoritetet e hetimit në Itali kanë nxjerrë një urdhër përgjimi për të vëzhguar sjelljen prindërore në ambientin ku banonte familja Qepi.

Kjo familje përbëhet nga dy prindit dhe tre fëmijë të mitur, dy vajza e më i vogli djali katër vjeçar. Për të kryer me sukses këtë veprim hetimorë policia në Reggio Emiglia ka stimuluar një alarm për rrezikshmëri nga tubacioni i gazit në godinën ku banonte familja Qepi, gjatë evakuimit disa orësh të banorëve janë vendosur mikrokamera për të siguruar përgjimin. Vetëm njëzet e katër orë pas vendosjes së mikrokamerave oficerë të policisë dhe prokurorisë Italiane kanë siguruar provën e veprimit. Brenda pak orësh babai ka zhveshur fëmijën të paktën tre here nga mesi e poshtë, ka prekur me dorë dhe ka puthur në mënyrë të përsëritur organin gjenital të fëmijës. Sekuencat kanë shënuar zgjatje në kohë të veprimit përkatësisht me pesë , shtatë dhe pesëmbëdhjetë sekonda.

 Veprimi është kryer në prezencë të vajzave të çiftit të mitura dhe është shoqëruar me artikulimin e disa fjalëve – epitete të frazeologjisë popullore. Ky veprim në kodin penal italian konsiderohet si Krim Seksual i parashikuar në artikullin(nenin) gjashtëqind e nëntë, duke konsideruar se babai ka abuzuar me autoritetin e prindit duke detyruar fëmijën e tij të provojë aktin seksual. Kjo për shkak se mënyra e veprimit përkon me sjellje të ngjashme me konsumimin e aktit seksual oral. Shërbimi social i zonës ku banonte çifti shqiptarë ka formuluar menjëherë një dekret ku ka kërkuar që të tre fëmijët e çiftit Qepi tu hiqen nga kujdestaria prindërore.

“Tradita” që përbën krim. Ky lloj veprimi prindërorë në traditën e disa individëve shqiptarë konsiderohet si veprim i lejueshëm që karakterizon adhurimin e familjes (modeli patriarkal) ndaj seksualitetit të fëmijës mashkull. Në emër të këtij modeli prindit i lejohet të adhurojë, përgëzojë, të ndjehet krenar dhe të demonstroj edhe publikisht një veprim që me fjalë të thjeshta është një posedim i organit seksual të të miturit.

 Në kinematografinë shqiptare për të demonstruar këtë lloj veprimi krenarie, janë realizuar të paktën dy sekuenca filmike në ambiente të dy krahinave të ndryshme të vendit përkatësisht një në veri e një në jug. Sekuencat janë shumë origjinale, në njërën fëmija menjëherë pasi bën banjë i meret nga dora gjyshes (ne film e mirënjohura Tinka Kurti), pasi ngrihet në lartësi me duart e një pjesëtari të moshuar të familjes i nënshtrohet këtij veprimi në emër të “krenarisë” dhe “dashurisë” prindërore. Në sekuencën e dytë gjithçka zhvillohet në një zonë të përfshirë në luftime ku mbi humbjen e luftëtarëve ngushëllon dhe inkurajon vazhdimësinë, lajmi për lindjen e një fëmije djalë.

Në Kodin tonë Penal ky lloj veprimi parashikohet si krim seksual dhe dënohet sipas nenit njëqind e tetë si “Veprim i turpshëm” i cili sanksionohet deri të pesë vite burgim. Ky nen nuk është i vonshëm në Ligjin tonë penal. Veprimi është i parashikuar si delikt edhe në kodin e parë penal shqiptarë atë të miratuar në vitin 1927 dhe që njihet si kodi penal i kohës së Mbretit Zog. Gjithashtu po me emërtesën “veprime të turpshme” ky veprim dënohet në dy kodet penale të miratuara gjatë kohës së diktaturës përkatësisht kodi i vitit 1957 dhe kodi penal i miratuar në 1977-ten.

Po në të njëjtën formë shprehet për këtë veprim edhe ligji penal aktual që është kodi i miratuar në vitin 1995. Edhe në të drejtën tonë zakonore prekja edhe pa kryer akt seksual parashikohej si një veprim i rëndë. Në Kanunin e Skandërbegut mbledhur dhe kodifikuar nga Dom Frano Ilia shkruhej: artikulli 3391. prekja për të keq është dhunë e madhe. Ka idhni të rëndë, që s’e shuen veç pushka a ndërmjetësia e miqve, dashamirve e shoqnisë.

Neni njëqind e tetë i emërtuar si vepra të turpshme ka në përmbajtje: kryerja e veprave të turpshme me të mitur që nuk kanë arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç, dënohet me burgim gjer në pesë vjet. Në këtë nen përfshihet edhe veprimi i puthjes së organit gjenital të të miturit. Ndërsa më tej doktrina akademike ka perifrazuar veprimin si më poshtë: ...veprime te turpshme janë, p.sh të prekurit të organeve gjenitale të personave që nuk e kanë arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç ose me fërkime ose forma të tjera. Si vepra të tilla janë prekja e organeve seksuale të të miturve (vajza e djem) me dorë ose me ndonjë pjesë tjetër të trupit nga të rriturit etj.

Ky nen është pjese e seksionit VI te kodit tone penal me titull Krime Seksuale. Pra konsiderohet ne legjislacionin shqiptare si krim seksual qe cenon jetën, shëndetin, integritetin fizik, paprekshmërinë seksuale dhe procesin e mirërritjes fizike e psikologjike të të miturve.

Autor i veprës mund të jete një person i çfarëdoshëm, por mund te jete edhe prindi, edukatori, i afërm apo i njohur i rrethit familja. Kryerja e veprimit nga një person që ka për detyre te meret me rritjen (pra prindi) apo kujdesin dhe edukimin(mësuesi, edukatori) përben një rrethane edhe me rënduese për veprimin. Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, gjate viteve 2002 – 2009 gjykatat shqiptare, për këtë figurë vepre penale kanë proceduar gjashtëdhjetë e shtatë çështje dhe janë dënuar shtatëdhjetë autorë me vendim te formës se prere. Pra për konsumin e Vepra te turpshme me te mitur qe janë kryesisht veprime te formës “prekje” ne organe gjenitale dhe pjese te veçanta te trupit. Statistikat zyrtare te Ministrisë se Drejtësisë nuk japin te dhëna se ne sa raste personi i dënuar është person me lidhje familjare me personin e abuzuar.

Ajo çka deklarojnë specialistë të psikologjisë dhe profesionalistë të mirërritjes është se duhet treguar kujdes. Edhe të miturit madje edhe ata në moshë foshnjore kanë integritetin fizik, moral e seksual njësoj si të rriturit. Çdo lloj veprimi ndaj trupit të tyre që përbën veprim të turpshëm apo abuzim në rastin që do të kryhej tek një i rritur, është veprim më i rëndë dhe më i dënueshëm nëse kryhet tek një fëmijë. Duke filluar me puthje dhe ledhatime nga persona të njohur a të panjohur, apo përkëdhelje në organet gjenitale të fëmijëve si shenjë krenarie për seksualitetin e fëmijës së preferuar mashkull. Në këtë mënyrë fëmija është bezdisur, është cenuar në integritetin e tij fizik, është bërë konfuz për domethënien e veprimit, ndjehet i poseduar nga një veprim që prindi e kryen në funksion të dashurisë apo krenarisë së tij. Ajo që paraqet edhe më shumë rrezikshmëri është stimulimi i hershëm dhe në kohë të panevojshme dhe në rrelatë të papërligjur i impulsit seksual.

A mund ta mbrojë shteti një “krim”! Duke shpjeguar që kjo përbën një veprim të sanksionuar nga ligji shqiptarë pa ndërprerje prej më shumë se tetë dekadave, do të doja të ndaloja tek qëndrimi institucional i dy përfaqësuesve të shtetit shqiptarë ndaj këtij veprimi. Hasan Halili Prefekt i Qarkut Vlorë dhe Kanan Braho kryetar i Bashkisë së Orikumit me shkresa zyrtare të protokolluara dhe vulosura nga institucionet përkatëse i janë drejtuar Konsullit Italian në Vlorë duke interpretuar një sjelljen e të pandehurin Nexhip Qepi si një element të traditës dhe kulturës shqiptare, duke e atribuar këtë model sjellje për çdo prind shqiptarë.

Në një shtet të së drejtës, ku moralin kryesorë duhet ta përbëje ligji e ku çdo person ka të drejtë të respektojë çka shkruhet në ligj, një përfaqësues i shtetit nuk mund të bëjë avokati në emër të traditës për një veprim që konsiderohet krim prej tetë dekadash. Këta dy persona janë në cenim të hapur me detyrën dhe kanë keqinterpretuar kulturën e shoqërisë shqiptare duke formuluar një kërkesë zyrtare me këtë interpretim. Është një vetakuzë e rëndë sociale që ne shqiptarët të prezantojnë si traditë një veprim të sanksionuar edhe nga ligji ynë penal.

Realisht babai në fjalë mund të mbrohet dhe lehtësohet në procedimin e tij penal duke argumentuar me mungesën e dijenisë për sanksionimin dhe rrezikshmërinë e veprimit. Kjo mund të bëhet nëpërmjet avokatit mbrojtës dhe relacionit të ndonjë shoqate që përfaqëson komunitetin shqiptarë në Itali. Nëse dëshirojnë të ndihmojnë individin e proceduar, nuk duhet të abuzojnë duke interpretuar traditën ligjore e kulturore shqiptare nëpërmjet vulës dhe titullit të institucionit shtetërorë. Në pozita individuale ata mund të kontribuojnë ekonomikisht me të holla nga buxhetet personale për sigurimin e një mbrojtje ligjore sa më të mirë të personit në fjale, por kurrsesi të keqinterpretojnë modelin e shoqërisë shqiptare.

Në Shqipëri sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë rezulton se tetë deri dhjetë përqind e autorëve të krimeve seksuale janë të mitur. Ky është një raport shumë problematik kur për rastin e krimit të vjedhjes që është edhe krimi më i përhapur me autorë mosha të reja kemi katër përqind të autorëve të mitur. Gjithashtu mosha limit për fillim të jetës seksuale në vendin tonë është ulur duke paraqitur një hershmëri që duket se përbën problematikë. Raste të veprimeve të dhunshme edhe me sfond apo motiv sjelljen seksuale të adoleshentëve janë gjithnjë edhe më shumë të konstatuara në ambientet shkollore të adoleshentëve. Kjo përbën një arsye të veçantë për të marrë në studim shkaqe të fenomeneve që ndonjëherë mund ti atribuohen edhe modeleve familjare të edukimit dhe stimulimit emotiv të fëmijëve.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama