Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Faleminderit, Zoti President !

Shkruar nga: Igli Totozani  
Botuar më: 17 vite më parë

Igli Totozani
Faleminderit, Zoti President !

Ndoshta, Presidenti ynë, nuk do të kish dashur të ndodhte kështu kur hodhi firmën e tij mbi dekretin në fjalë. Por, pavarësisht nga vullneti dhe dëshira e tij, ai po ndihmon më shumë se kurrë qytetarët e këtij vendi, për të parë më me realizëm gjithçka që, këto kohë, po ndodh me jetën e tyre, të ardhmen e saj. E pra, shkarkimi i prokurorit i cili, në një vend normal do të ndodhte për arsye krejt të tjera dhe në mënyra krejt të tjera, ka qartësuar në mënyrë të papritur jetën politike dhe civile shqiptare, më shumë se çdo gjë tjetër.

Me këtë veprim të tij dhe më parë, me qëndrimin e tij ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe mungesën e konsultimit me forcat politike për emrin e ri, ai qartësoi përfundimisht për të gjithë ata qytetarë naivë të këtij vendi, se çdo të thotë të jesh President jo konsensual. Është koha, që të gjithë ne të kuptojmë se çdo të thotë konsensus në një sistem demokratik. Në mënyrën se si u zgjodh Presidenti ynë, do të thotë, varësi, nënshtrim, borxhli. Ndërkohë që ne kishim nevojë për një figurë të pavarur nga askush e të varur nga Kushtetuta, mbrojtja e të cilës, nuk i bën të pavarur dhe autonom Presidentin dhe Gjykatën Kushtetuese por, përkundrazi, bashkëveprues për një qëllim të madh; të mbrojnë atë dhe bashkë me të, demokracinë e këtij vendi. Presidenti firmosi, bashkë me shkarkimin edhe turpin kushtetues që shoqëroi për dy vjet e gjysmë jetën e qytetarit dhe Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sallaku. Duke darovitur përfundimisht, naivitetin e dikujt që besonte akoma se, Presidenti nuk ishte pjesë e këtij koalicioni të vogël njerëzish të cilët, po tronditin nga rrënjët themelet e demokracisë në këtë vend.

Por, ndihma që Presidenti ynë na dha ne të gjithëve, nuk reduktohet vetëm këtu. Me firmën e tij, në mesnatën e djeshme, ai i dha fund një herë e përgjithmonë, alibisë së luftës kundër korrupsionit. Prej mëse dy vitesh, jo vetëm Prokurori i Përgjithshëm, jo vetëm ish-Presidenti i Republikës, por cilido funksionar i thjeshtë i këtij shteti, i cili guxoi të pengonte marshin e kësaj shumice për uzurpimin e pushtetit, u gjend nën sulmin brutal, të paligjshëm e jashtë çdo etike qytetare të një grupi të vogël njerëzish që sot kontrollojnë Shqipërinë. Sot, askush nuk mund të "pengojë" më luftën kundër korrupsionit dhe çdo dollar që do të fluturojë në xhepat e shumicës në mënyrë të paligjshme, çdo investim i parealizuar apo realizuar në mënyrë klienteliste, çdo informalitet pra, çdo gjë që mund të quhet korrupsion, ka për të pasur vetëm një fajtor: këta njerëz që kontrollojnë gjithçka.

Nuk do të ketë më këtej e tutje, asnjë alibi e cila do të mund të justifikonte jetën e tmerrshme që po përballojnë qytetarët shqiptar. Asnjë debat apo polemikë shterpë, nuk mund të mbulojë më, mungesën e energjisë, çmimet që po rriten çdo ditë, fuqinë blerëse që po reduktohet me të njëjtin ritëm. As krimi i organizuar dhe trafiqet e të gjitha llojeve, nuk do të duhet më të pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve të këtij vendi, të nëpërkëmbin dinjitetin e tyre në dyert e ambasadave, votën e tyre. Asgjë nuk duhet të pengojë më integrimin tonë në Europë, në NATO. A nuk ishte Prokurori, një nga pengesat madhore në rrugën tonë?

Por, ka edhe më. Firma e kësaj mesnate, përveç të tjerave, nuk është një firmë e zakonshme. Ajo i dha dorën e fundit, një herë e mirë, kontrollit absolut të pushtetit nga fare pak duar. Këto duar, do të kontrollojnë përfundimisht, duke filluar nga nesër të tre pushtetet; edhe legjislativin edhe ekzekutivin edhe gjyqësorin. Sidomos tek ky i fundit, jo vetëm për shkak të kompetencave kushtetuese, rolin vendimtar dhe përfundimtar e luajti vetë ai, Presidenti i Republikës. Me propozimin dhe firmën e tij, filloi dhe përfundoi brenda një kohe të shkurtër, instalimi i kontrollit përfundimtar në dy prej institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë; Presidenti, me siguri e di se, janë pikërisht këto institucione të pavarura, së bashku me parimin e pavarësisë së drejtësisë, ndarjes së pushteteve, ekzistencës dhe respektimit të Gjykatës Kushtetuese, të drejtave dhe lirive të njeriut, rigiditetit kushtetues, të vetmet kontrolluese të abuzimit me pushtetin në një sistem demokratik. Janë ata, ndoshta, të vetmet mjete që ky sistem ka, që konstitucionalizmi ka mundur të krijojë në shekuj për të penguar rrjedhjen autoritare të pushtetit.

Me firmën e tij, Presidenti na ndihmoi të gjithëve të kuptojmë se ai vetë, nuk po kontribuon në forcimin e tyre, më saktë, të rolit të tyre në këtë sistem, Por, përkundër rolit të tij kushtetues, ai po zbaton prerogativat e funksionit të tij, për t'i kontrolluar këto institucione nga njerëz të cilët, në një mënyrë ose një tjetër, dje apo sot, janë të lidhur me shumicën e sotme. Asgjë më, asnjë institucion shtetëror që demokracia ia njeh si detyrë, nuk mundet më të kontrollojë shumicën e sotme, në vullnetin e saj centralizues i cili, shpejt a vonë, do të shkasë në një autoritarizëm të pashoq. Përkundrazi, është kjo e fundit, e cila kontrollon tashmë gjithçka, duke u vënë kështu, bashkë me Presidentin e saj, në një përballje të pamerituar me jetën tonë, tamam atëherë kur, mendonim se tranzicionit demokratik po i vinte fundi.

Por, çdo e keqe e ka një të mirë - thotë populli ynë. Sado paradoksale të ngjajë kjo shprehje në një kontest të tillë, ajo është po aq e përshtatshme për tu përdorur. Firma e kësaj mesnate, do të ndikojë qysh nga nesër në jetën e secilit prej nesh. Qysh nga nesër, në çfarëdo përballje që jeta e tij do t'i rezervojë me shtetin, në kushtet e kontrollit absolut të këtij të fundit, fati i qytetarit do të varet nga mëria apo mirësia e një njeriu të vetëm, i cili do të shfaqet herë si agresor i paskrupullt, herë si gjyqtar i pa drejtë e herë-herë si mëshirues i madh. S'ka dyshim, që nga ky moment, demokracia shqiptare ka hyrë në një udhëkryq të rrezikshëm në të cilin shteti shqiptar kontrollohet nga vetëm pak duar, në mungesë të çfarëdo instrumenti demokratik për t'i kontrolluar ato.

Por, paradoksalisht, ky është edhe fundi i një shumice të tillë. Me firmën e tij, Presidenti i Republikës, ka firmosur mbi të gjitha fundin e pushtetit që ky grup njerëzish, mendoi ta uzurponte e kontrollonte kaq keq, në këtë vit të tretë të "mbretërimit" të tij. Kujtesa, morali, mentaliteti, kultura demokratike dhe ndoshta vetë historia nuk mundën t'iu mësojnë atyre se, demokracia dhe absolutizmi nuk kanë asgjë të përbashkët mes tyre. Këto janë sisteme krejt të ndryshme mes tyre dhe dallojnë jo vetëm, nga epoka kur u zhvilluan. Nuk mundën t'iu mësojnë gjithashtu se, edhe pse një "popull" i urtë e paqedashës, shqiptarët janë njerëz që më shumë se kushdo, ndoshta për hir të vetë historisë së tyre të mbrapshtë, duan demokracinë. Me firmën tuaj, Ju do të ndihmoni në "zgjimin" edhe të atyre pak qytetarëve, që besonin akoma në alibitë e mësipërme sepse mbi të gjitha, duke ndihmuar absolutizimin e gjithë pushtetit, pa dashur - jam i sigurt për këtë - Ju ndihmuat absolutizimin e përgjegjësisë për mbarëvajtjen e demokracisë në këtë vend e cila, qysh nga nesër, është e gjitha Juaja. Ndaj, për të gjitha këto, faleminderit Zoti President!
Më së fundi, Presidenti i Republikës vendosi të shkarkojë Prokurorin e Përgjithshëm dhe menjëherë, të propozojë kandidaturën e prokurorit të ardhshëm. Mori kështu fund, me këtë shkarkim, një kalvar i tërë debatesh e polemikash që shqetësuan Shqipërinë tonë qysh prej dy vjet e gjysmë. Pra, qysh se në pushtet është shumica e sotme. Tamam si kutia e Pandorës, firma e hedhur mesnatën e sotme, hapi e mbylli një sërë problemesh e çështjesh, me të cilat shoqërisë sonë do t'i duhet të merret këtej e tutje.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama