Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Rishikim buxhetit dhe qeverisjes

Shkruar nga: Arben Malaj  
Botuar më: 14 vite më parë

Arben Malaj
Rishikim buxhetit dhe qeverisjes

Efektet, përmasat dhe risqet e krizës globale dhe keqqeverisjes së vendit, mund të qartësohen me disa analiza konkrete të rishikimit të buxhetit 2010.

Rritja ekonomike

Qeveria nuk ka ndryshuar zyrtarisht rritjen ekonomike, që e ka parashikuar 6 %. Në kushtet kur vetë Qeveria pranon se rritja nuk do të jetë 6%, por ndoshta 4%, kur ekspertët e huaj parashikojnë të jetë 2-3%, deficiti buxhetor do të jetë më i lartë. Kjo do të rrisë borxhin dhe koston e financimit të tij në vitet që vijnë. Siç ndodhi edhe gjatë vitit 2009, Qeveria do ta fshehë nivelin real të deficitit sepse ajo do nuk do të paguajë miliona lekë investime të bërë nga kompanitë private, duke rritur riskun e tyre për falimentim dhe duke përkeqësuar kreditë e këqija në banka.

Kjo i detyron bankat të jenë të shtrënguara dhe të shtrenjta në dhënien e kredisë. Kredia konsumatore dhe investimet private do të reduktohen dhe do të jenë më të shtrenjta, duke e penguar rikthimin në ritmet e larta të rritjes ekonomike.

Të ardhurat buxhetore do të pakësohen me rreth 27 miliardë lekë. Në dhjetor 2009, Qeveria me shumë optimizëm miratoi buxhetin 2010. Në janar 2010, Qeveria ngriu 30 miliardë lekë shpenzime. Në korrik 2010, Qeveria po ul të ardhurat në buxhet për 27 miliardë lekë. Të gjithë zërat e të ardhurave janë me mosrealizim, vetëm për 5 muajt e parë, 12 miliardë lekë dhe deri në fund të vitit rreth 27 miliardë lekë ose me shumë.

Shpenzimet buxhetore

Shkurtohen rreth 39 miliardë lekë ose rreth 9.5%, nga të cilat pjesa më e madhe, rreth 21 miliardë lekë shkurtime, janë nga investimet. Sipas Ministrisë së Financës, në 5 muajt e parë të vitit 2010, në 100% të shpenzimeve vetëm 17.7% janë investime, nga 26.2 % që ishin vitin e kaluar. Kjo sepse viti 2009 ishte viti i keqmenaxhimit politik të financave publike, pasojat e të cilit ndihen në vitin 2010 dhe në vazhdim.

Investimet me burime të brendshme ulen me 27 %. Pra totali i shpenzimeve të buxhetit ulet 9.5% ndërsa investimet e brendshme ulen me 27 %. Kjo është politikë populiste, kjo është politikë fiskale jo pro rritjes ekonomike, pasojat negative do të ndjehen më qartë në vitet e ardhshëm.

Mbështetja sociale për shtresat në nevojë ulet me 1 miliard lekë sepse sipas Qeverisë është kursyer nga fondi i asistencës sociale për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Shtresat e varfra paguajnë çmimin e rritur ndjeshëm të energjisë, ndiejnë që papunësia është rritur, kostoja e jetesës po rritet, ndërsa Qeveria ul mbështetjen sociale.

Huamarrja e brendshme e Qeverisë është rritur ndjeshëm edhe pse tenton të ulet, nga 2.8, në 2.4% e PBB, ajo e ka rritur koston e parasë në ekonomi.

Borxhi në vitin 2010 do të arrijë në rreth 60%, pra ky vit nuk do të sjellë ulje të borxhit, por rritje të tij. Qeveria ka detyrimin dhe ka marrë angazhimin që deri në vitin 2013 ta ulë borxhin publik në 50% të PBB-se, kjo është e pamundur. Përkeqësimi i stabilitetit të financave publike mbetet risk shumë i madh.

Pagesa e interesave dhe kësteve të borxhit bëhet më i vështirë dhe më i rëndë, miliarda lekë do të duhet të kalojnë në pagesat për borxh, duke shkurtuar investimet publike në vend.

Huamarrja e jashtme është dhe do të mbetet e vështirë, jo vetëm për shkak të risqeve dhe pasigurisë që ka eurozona. Dështimi i erobondit i vështirëson Qeverisë burimet e financimit dhe do ta detyrojë në periudhat e ardhshme të shkurtojë akoma më shumë shpenzimet.

Ekonomia shqiptare, ndryshe nga optimizmi i tepruar dhe jo realist i Qeverisë, është përballë risqeve në rritje.

Qeveria mburret se po rriten depozitat në bankë. Në kushtet kur nuk është rritur punësimi, kur nuk janë rritur të ardhurat, kur gjatë 5 muajve të parë të vitit tatimi i të ardhurave është me mos realizim rreth 12%, rritja e depozitave vjen nga rritja e frikës për të konsumuar dhe investuar, ndoshta pjesa më madhe e tyre është nga sjellja e parave nga emigracioni, për shkak të pasigurisë në vendet fqinje.

Rritja e depozitave nga shtrëngimi i rripit, për shkak të frikës dhe pasigurisë për të nesërmen, nuk është rritje depozitash që ndihmon ekonominë, por që e tkurr dhe e vret atë, duke i bërë më të vështira sfidat e së ardhmes.

Përballë këtyre risqeve, kudo kërkohet të rritet besimi dhe kredibiliteti i politikave fiskale të vendit, ku stabiliteti i financave publike duhet të jetë obligim i përgjegjshëm i Qeverisë dhe Parlamentit. Dështimi i politikave populiste në shumë vende si Greqia, Hungaria, Rumania, Serbia, Maqedonia, kostot e rënda socialë që po paguajnë këto vende, reformat e thella që janë detyruar të ndërmarrin, risqet e rritura të pasigurisë ekonomike dhe politike, janë kambana të forta për Qeverinë dhe Parlamentin e vendit tonë.

Përkeqësimi i ambientit politik dhe ekonomike në vendin tonë, si dhe afrimi i zgjedhjeve vendore mund të rrezikojnë stabilitetin e financave publike. Qeveria mbetet përgjegjëse për pasojat e rënda që mund t`i krijojë ekonomisë së vendit tonë dhe jetesës së përditshme të çdo shqiptari.
Shtrëngimi i rripit te mbijetesës për cdo shqiptar, shumë shpejt do ta bindë edhe Qeverinë se fshehja e risqeve dhe mosmarrja e reformave të domosdoshme, nuk e fsheh dot faktin se edhe rripi i saj politik është duke u këputur.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama