Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Regjistrimi si burim problemesh

Shkruar nga: Mentor Nazarko  
Botuar më: 15 vite më parë

Mentor Nazarko
Regjistrimi si burim problemesh

Po filloj të rendis disa prej përfundimeve shtesë, që mund të thuhen në lidhje me këtë proces.
Ky regjistrim nuk ka sesi të jetë ndonjë kusht i Bashkimit Evropian, siç pretendohet. Bashkimi Evropian vetë, pra brenda vetes, nuk ka ndonjë politikë unike, kuadër rregullativ unik, praktikë të unifikuar në lidhje me këtë proces, apo me vetë konceptet e shtetësisë, kombësisë apo origjinës etnike e fetare. Pra ky Bashkim nuk mund t’i imponojë një vendi aspirant diçka që nuk e ka vetë pjesë integrale apo inherente. Nëse vërtet në rekomandimet e Bashkimit Evropian për Shqipërinë (rekomandime ama) mund të ketë ndonjë paragraf për këtë regjistrim, ky rekomandim mund të jetë futur prej Greqisë, dhe për pasojë edhe mund të mos përmbushet. Greqia ka aq fuqi sa të përfshijë në këto rekomandime një paragraf të tillë. P.sh Bashkimi Evropian nuk ka ndonjë problem me emrin e Maqedonisë, por për shkak të anëtarësisë së Greqisë në të, ndihet solidar dhe i kërkon Maqedonisë të ndryshojë emrin e vet kushtetues. Ky krahasim, megjithatë s’do të thotë se çështja e regjistrimit të popullsisë së Shqipërisë me bazë etnike dhe fetare është njëlloj me këtë çështje të Maqedonisë. Greqia nuk e bën këtë kërkesë me të njëjtën publicitet, sepse s’do të dëshirojë të dalë si vend që bllokon anëtarësinë e Ballkanit në BE (përkundrazi do të dalë sikur e inkurajon, siç duket nga iniciativa greko-austriake).

Procesi i regjistrimit fetar dhe etnik në Shqipëri, duhet të bëhej nëse vendi ynë ka probleme etnike dhe fetare. Vendet që dolën nga ish Jugosllavia e bënë këtë regjistrim për shkak të lëvizjeve të popullsisë dhe në kuadër të ndarjeve të gjithçkaje të përbashkët. Shqipëria nuk ka probleme të tilla, ajo nuk është e njohur për politika diskriminuese ndaj minoriteteve, në asnjë moment të historisë së vet dhe as të së tashmes së vet. Aq e vërtetë është kjo, sa dhe kërkesa për regjistrimin e popullsisë mbi baza fetare dhe etnike nuk vjen nga popullsia minoritare, por nga shoqata apo parti politike, si PBDNJ që po e humbin mbështetjen popullore apo nuk kanë fare mbështetje. Atje ku ka minoritete të forta, ku ka probleme etnike apo fetare, ka dhe kauza për zgjidhjen e tyre, edhe subjekte që i çojnë para ato kauza. Maqedonia për shembull ka parti etnike sepse statusi kombëtar i shqiptarëve nuk është i pëlqyeshëm prej tyre, madje për përmirësimin e tij është derdhur gjak, janë bërë luftëra. Nuk është ky rasti i Shqipërisë, ku e vetmja parti e madhe me bazë etnike, po rrudhet. Ekspertë të pavarur grekë, që në 2001 e kanë konsideruar të padobishme mbështetjen e PBDNJ prej Greqisë, ndërsa kanë sugjeruar mbështetjen e politikanëve minoritarë në parti të mëdha.

Regjistrimi mbi bazë etnike dhe fetare pra nuk vjen si pasojë e problemeve të brendshme, por mund të bëhet burim problemesh në të ardhmen, të cilët po planifikohen që sot. Sa për shembull, kur në opinionin publik u bë e ditur një shifër tjetër e komuniteteve fetare, e ndryshme nga ajo që dimë, pati reagime të forta të Komunitetit mysliman i cili s’donte se mund të kishin ndodhur ndryshime të tilla.

Ja një radhë problemesh. Brenda komuniteteve fetare më së pari. Prej krijimit artificial të minoriteteve etnike apo zmadhimit të tyre. Në procesin e dhënies masive të shtetësisë në Greqi, ditët e fundit ne mësuam se janë regjistruar 160  mijë homogjenë, pra shqiptarë që janë deklaruar si të kombësisë greke. Që tani ne duhet t’i llogarisim këta individë si grekë etnikë: askush nuk mund të kundërshtojë vetëdeklarimin e tyre, për më shumë të mbështetur dhe nga dokumente të një vendi anëtar të BE-së. Konfirmimi zyrtar i një shifre të tipit qindra-mijëra për minoritetin grek, nuk do të ishte thjesht fitore politike për Greqinë e vjetër, por dhe premisë për një proces që duhet të mbaronte me garantimin e helenizimit të Shqipërisë me paratë publike të shqiptarëve, pra financimin e shkollave greke. Në të gjithë nivelet për “minoritarët”. Ndryshimi i identitetit për një pjesë të shqiptarëve nuk është një çudi, që ka për protagonistë vetëm shqiptarët. Edhe maqedonasit e kanë bërë, duke u shpallur si bullgarë, para disa vitesh. Edhe rumunët që janë shpallur hungarezë, etj, etj. Mund të kemi realitete të çuditshme: vllehë që mund të shpallen edhe rumunë, edhe grekë. Apo sllavishtfolës që mund të deklarohen bullgarë edhe maqedonas duke e shndërruar Shqipërinë në një terren përplasjeje të shteteve fqinjë.

Premisë e gabuar juridike
Mbi të gjitha, ky regjistrim ndërtohet mbi një premisë të gabuar juridike. Çdo me thënë përkatësi etnike dhe fetare? A ka një përkufizim juridik të këtyre koncepteve? Jo, në asnjë konventë, në asnjë dokument ndërkombëtar, në asnjë ligj të brendshëm. Atëherë ne duhet ta shpikim këtë përkatësi? Si përcaktohet përkatësia etnike dhe fetare e fëmijëve? Ky nuk është një problem i vogël ndërsa grupmosha nga 0 në 18 vjeç është deri në 30% të popullsisë. Kush do të vendosë për fëmijët? Po kush do të vendosë pastaj për emigrantët jo të pranishëm këtu? Edhe ata përfaqësojnë një fetë tjetër prej 30% të popullsisë, me një përbërëse të vogël fëmijësh. Pra që në start procesi i regjistrimit ka hije për një pjesë të madhe të popullsisë, ndoshta për gjysmën e saj.

Regjistrimi mbi bazë fetare dhe etnike, duke u mbështetur te vetëdeklarimi, absolutizon si kriterin e vetëm dhe unik të përcaktimit të etnisë dhe fesë, momentin subjektiv-dëshirën e individit. Vërtet kushtetuta e lejon vetëdeklarimin në nenin 20, por në nenin 23, paragrafi 3, ndalohet detyrimi mbi individin që të bëjë publik besimin e tij fetar. Pra çfarë axheleje e shtyn shtetin shqiptar të varfër që të bëjë një regjistrim që shkon kundër Kushtetutës së vet apo prirjeve evropiane?
Ky regjistrim i kryer nga shteti, në siglën e tij, me paratë e tij praktikisht legalizon të gjithë ambiciet apo aspiratat edhe më të paarsyeshme të individëve shqiptarë, që në nevojë apo për arsye të tjera e kanë ndërruar identitetin e tyre. Ai e shndërron këtë vetëdeklarim në një moment me vlerë juridike, të cilin nuk mund ta zhbësh kollaj.
Ky regjistrim popullsie pra nuk është një nevojë e brendshme, por e jashtme. E atyre shteteve që janë xhelozë për avancimin e statusit të kombit shqiptar, që sot ka dy shtete. Dhe që duan të mbjellin në tokën tonë farën e ndarjes, duke sponsorizuar minoritete të rreme apo duke zmadhuar minoritetet ekzistuese. Duke goditur shtyllat ku qëndron mbijetesa e këtij kombi. Pavarësisht se ky sponsorizim mund të vijë në formën e ndonjë rekomandimi jo detyrues të BE-së, ai nuk duhet të lejohet. Shqipëria sot nuk mund të pranojë çdo lloj presioni, aq më tepër të qarqeve ekstremiste greke që kanë një histori të përgjakshme spastrimi etnik dhe genocidi ndaj minoritetit shqiptar mysliman, hebre, dhe atij sllavomaqedonas. Spastrime për të cilët nuk është kërkuar kurrë ndjesë.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama