Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Sulmi i Serbisë vazhdon...

Pak ditë më parë tregimi i muskujve nga ana e Kosovës duke mos lejuar një grup deputetësh serbë të hyjnë në vend, ishte shenja e parë se Prishtina e kishte seriozisht me “kufirin të thana”! Shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008 ishte fundi i paqartësisë dhe nisja e luftës diplomatike. Por Serbia nga ana e saj, e tregoi se është një lojtar i fuqishëm në arenën ndërkombëtare. Dhe vazhdon ta tregojë sidomos në atë pjesë të botës ku ka më pak lidhje: në botën islame.

Së fundi ministri i jashtëm serb Jeremiç ishte në Ankara në një vizitë që ishte kthyer në temë diskutimi. Jeremiç u prit nga homologu i tij Ali Babaxhan, i cili vetëm pak javë më parë ishte në Prishtinë. E përditshmja më re madhe turke Zaman do të citonte dy ministrat në deklaratën e tyre se “me gjithë çështjen e Kosovës, marrëdhëniet Ankara-Beograd do të përparojnë”.

Serbia nuk po shkon vetëm tek ata e mbështesin. Duket qartë se po shkon edhe te ata të cilët kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Dhe këtë duket se e bën për të zbutur imazhin serb dhe për të treguar se politika dhe drejtuesit janë aq të emancipuar saqë edhe një “problem madhor” ta diskutojnë në tryezë.

Kosova qëndroi si shpatë mes dy ministrave të cilët i buzëqeshën me pahir shtypit të të dy vendeve të pranishëm në Ministrinë  e Jashtme Turke. Por ministri Jeremiç, theksoi se Ballkani s’mund të mendohet pa Turqinë... dhe ministri Babaxhan se marrëdhëniet turko-serbe kanë një rëndësi të veçantë për gjithë rajonin.

Takimi i Ankarasë tregon se diplomacia serbe mundohet të fitojë thërrime edhe atje ku e ka humbur bukën. Ata janë gati të ulen më këdo në tryezë dhe të parashtrojnë tezat e tyre; në thelb mundohen të minimizojnë humbjen. Ata janë gati që kudo e më këdo ta ngrenë zërin, edhe në mos fitojnë të paktën do të mbrohen në Beograd se “e mbrojtën me çdo mënyrë ligjore atë që Millosheviçi e humbi në betejë”. Po ashtu, Serbia e di mirë edhe rëndësinë e Turqisë në zgjidhjen e çështjes boshnjake, një shtet i cili fatkeqësisht është ndërtuar në mënyrën më jofunksionale të mundshme.

Takimi i Ankarasë, nuk është veçse një show i diplomacisë serbe. Ata e dinë që Turqia është vendi kryesor i rajonit që ka qenë pro pavarësisë së Kosovës (i pari që kërkoi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë më 1999). Ata e dinë marrëdhënien turke me Tiranën dhe Prishtinës...afeksionin e Shkupit për Ankaranë. E sërish vazhdojnë që të paktën qëndrimin e tyre t’ia përcjellin palës turke dhe të mos dalin të humbur nga gjithë ky proces. Pra, po bëjnë një diplomaci super aktive.

Por nga ana tjetër, për ne që e shikojmë nga jashtë Kosovës, diplomacia kosovare lë për të dëshiruar. Numri i vendeve që e njohën Kosovën deri më sot, nuk përbën as një të tretën e vendeve anëtare të OKB-së. Diplomacia kosovare, pjesa që duhet të ishte me vitalja në trupin shtetëror kosovar, është më e urta dhe e pafjala.

Mbështetja e Tiranës nuk mjafton. Shumë vende tashmë duan të dëgjojnë Prishtinën e jo Tiranën.  Zyrtarët shqiptarë dhe përfaqësues të opozitës e kanë ngritur zërin që nga Kina e deri te Libia e Kadafit. Ata duhet ta dëgjojnë të vërtetën nga goja e kosovarëve, ashtu siç e kanë dëgjuar dhjetëra herë deri tani qëndrimin serb. Dhe jetojmë në një kohë që flet me shumë e shpjegon më mirë, konsiderohet si i drejti.

Numri i vendeve që njohën pavarësinë e Kosovës duhet rritur. Dhe kjo bëhet me dyfishin e përpjekjeve që bën Jeremiç... dhe këtë duhet ta bëjë Prishtina një orë e më parë.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama