Qerbelà në Gazà

Në muajin e Muharemit të vitit 61 pas hixhrës apo në vitin 680, në qytetin e Qerbelasë të Irakut të sotëm ndodhi një nga betejat më epike të Islamit, beteja e Qerbelasë. Lufta e Qerbelasë e cila përkujtohet me hidhërim nga të gjithë shiitët, alevitët dhe bektashijtë e botës, u krye ndërmjet nipit të profetit Muhamed, Hyseinit dhe Jezitit djalit të kalifit umajad, Muavisë. Lufta ndërmjet Hyseinit dhe Jezitit u bë për një arsye të thjeshtë. Kalifi umajad kërkonte që imam Hyseini të njihte pushtetin e kalifit dhe ti nënshtrohej pushtetit të tij. Por imam Hyseini refuzoi të njohë pushtetin e kalifit dhe për këtë arsye trupat e Jezitit të cilat mendohet të kenë qënë rreth 3000 masakruan rreth 72 familjarë dhe besnikë të imam Hyseinit. Vrasja e imam Hyseinit ishte një krim i madh politik por edhe fetar për komunitetin e hershëm të Islamit. Imam Hyseini ishte nip i profetit Muhamed dhe njihej për devotshmërinë e tij fetare. Kur imam Hyseini u rrethua në Qerbela, shumë muslimanë nuk reaguan dhe nuk i shkuan në ndihmë imamit shehid. Por pas vrasjes së tij në grupin e muslimanëve u zhvillua një rrymë politike dhe fetare e njihur si shiitë apo mbështetësit e Aliut, të cilët vajtojnë deri në ditët e sotme tragjedinë e Qerbelasë. Në historinë moderne të shqiptarëve, një seri personalitetesh, që nga Naim Frashëri e deri te Sali Butka i kanë kënduar tragjedisë së Qerbelasë. Nëpër shumë tarikate sufiste në Kosovë dhe Shqipëri, në ceremonitë e ziqrit, Qerbelaja përkujtohet përherë me këngë dhe me vaj’, ku imam Hyseini simbolizon të mirën absolute ndërsa Jeziti të keqen dhe mizorinë.

Masakra izraelite ndaj palestinezëve në Gaza në këto ditët e fundit i ngjan shumë rrëfimit të Qerbelasë. Bombardimet e pareshtura të ushtrisë izraelite ndaj civilëve palestinezë në këto 72 orët e fundit i ngjajnë betejës epike së Qerbelasë. Pse në njërën anë qëndron një ushtri e armatosur deri në dhëmbë dhe superiore në numër, e cila kërkon t’i imponojë me dhunë palestinezëve nënshtrimin ndaj shtetit izraelit, ndërsa në anën tjetër luftëtarët e lirisë palestineze refuzojnë t’i nënshtrohen Izraelit dhe të njohin si legjitim pushtimin e vendit të tyre të kryer 60 vite më parë. Palestinezët rezistojnë me heroizëm si imam Hyseini në Qerbela kundër një agresori ilegal. Në këto 72 orët e fundit ushtria izraelite ka vrarë më shumë se 400 palestinezë dhe plagosur mbi 2000 të tjerë. Të vrarët janë fëmijë, pleq, gra, dhe qytetarë palestinezë të cilët po përballen me atë që shefi i stafit të ushtrisë izraelite gjeneral Gabi Ashkenazi quajti "vetëm fillimi." Ndërsa në Gaza po vriten me qindra civilë palestinezë, bota e njeriut të bardhë në perëndimin judeo-kristjan, që e quan veten të qytetëruar dhe i lekturon botës të drejtat e njeriut, të kafshëve dhe ambjentit; që ju predikon muslimanëve vlerat e demokracisë dhe mënyrat e martesës; planifikimin familjar dhe tolerancën ndaj të tjerëve, rri dhe bën sehir duke parë në kamera vrasjet e muslimanëve palestinezë.

Justifikimi që shteti izraelit po përdor për të legjitimuar masakrën kundër civilëve në Gaza është sulmi me raketa që milicia e Hamasit ka bërë kundër territorit të Izraelit në këto ditët e fundit, pas mbarimit të luftë-pushimit gjashtë mujor ndërmjet palëve ndërluftuese. Ministrja e jashtme izraelite Zipi Livni, në një intervistë që pati me kanalin satelitor al-Jazeraa në 29 dhjetor 2008 masakrën e Gazës e justifikoi si vetëmbrojtje dhe të drejtë të Izraelit për të ekzistuar. Koncepti i vetëmbrojtjes izraelite është njësoj me filozofinë e Hitlerit dhe presidentit Bush të cilët në emër të vetëmbrojtjes, deklaruan luftëra botërore duke vrarë miliona njerëz.

Megjithatë të gjithë analistët botërorë, me përjashtim të lakejve të administratës kriminale të presidentit Bush dhe qarqeve cioniste, e dinë shumë mirë se ajo që po ndodh në Gaza në këto momente nuk është vetë-mbrojtje dhe e drejtë për të ekzistuar e shtetit të Izraelit, por është një vrasje masive. Është një masada, një holokaust dhe një qerbela moderne ndaj popullit palestinez. Kjo masakër orkestrohet nga qeveria cioniste e Izraelit dhe administrata fondamentaliste kristjane e presidentit Bush e cila që prej 8 vitesh, kur Bushi erdhi në pushtet në Amerikë ka vrarë, burgosur, përdhunuar dhe persekutuar aq shumë muslimanë në të gjithë botën, sa do ta kishte zili edhe vetë Ivani i Tmerrshëm dhe Hitleri. Bota jonë pas ardhjes së Bushit në pushtet lëngon vetëm gjak. Që nga Filipinet, në Afganistan, Irak, në Perëndim dhe në të gjithë Lindjen e Mesme projekti cionisto-evangjelist amerikan për të krijuar “Lindjen e Mesme të re” dhe përhapur vlerat amerikane kanë prodhuar vetëm vrasje dhe gjak. Bushi dhe kuislingët e tij në të gjithë botën, për ne, studiuesit e historisë do të njihen pa asnjë drojë si muslimanëvrasësit më të mëdhenjë të historisë.

Arsyeja pse në ditët e sotme qarqet cioniste dhe administrata amerikane janë lëshuar me masakra kundër Palestinës dhe qeverisë së Hamasit, lidhen me historikun e vetë çështjes palestineze. Çështja palestineze e cila nisi pas rënies së Perandorisë Osmane, e ka zanafillën në vitin 1917 kur ministri i jashtëm britanik, Arthur Balfouri i premtoi kreut të komunitetit çifut të Londrës, Lordit Rothçild, mbështetjen e qeverisë britanike për krijimin e një atdheu për çifutët në Palestinë. Përgjatë kolonizimit 30 vjeçar britanik në Palestinë, Palestina nisi të popullohet me kolonë çifutë. Lufta e Dytë Botërore dhe persekutimi i çifutëve nga të krishterët në Evropë i bindi këta të fundit që mënyra e vetme sesi çifutët mund t’i shpëtonin histerisë së krishterë e cila i akuzon ata për vrasës të Krishtit, ishte që ata të vërshojnë në masë drejt Palestinës, për të krijuar edhe ata shtetin e tyre kombëtar. Por Palestina ku vërshuan çifutët e Evropës nuk ishte vend pa banorë. Aty jetonin që nga koha e Isait a.s. popullata arabe, muslimane dhe të krishtera. Por pas Luftës së Dytë Botërore, çifutët të cilët kishin edhe mbështetjen e Fuqive të Mëdha të cilat donin që ashtu si Hitleri ‘të zgjidhnin problemin çifut’, shpallën në maj të vitit 1948 krijimin e shtetit të Izraelit dhe i apeluan çifutëve të të gjithë botës që të vërshojnë drejt Izraelit. Por maji i vitit 1948 për palestinezët shënoi atë që historiografia muslimane njeh si dita e Al-Nakba-së apo e Katastrofës së Madhe, pasi që nga kjo ditë e më pas banorët indigjenë të Palestinës u bënë pre e dëbimeve, shtypjes, vrasjes dhe persekutimit nga kolonizatorët çifutë. Vendet e reja arabe që sapo kishin dalë nga kolonizimi dhjetra vjeçar i të krishterëve francezë dhe britanikë, kryen tre luftëra me shtetin e ri të Izraelit. Megjithatë, duke patur mbështetjen ekonomike dhe ushtarake të perëndimit, Izraeli arriti të triumfojë mbi arabët dhe të shtrijë pushtimet e tij në të gjithë tokat që posedon sot, me përjashtim të gadishullit të Sinait të cilin u detyrua t’ia dorëzojë Egjiptit përsëri.

Dështimet e vendeve arabe për të ju ardhur në ndihmë palestinezëve, çuan këta të fundit, të cilët në vitin 1948 dhe 1967 ishin dëbuar nga atdheu i tyre, që të themelojnë një seri organizatash çlirimtare dhe të kërkojnë që të kthehen në vatanin nga i cili ishin dëbuar më parë. Në vitin 1957 Jaser Arafati themeloi Al Fatahun, organizatë e cila në vitin 1959 u bashkua me Organizatën Çlirimtare të Palestinës (OÇP) ku bënin pjesë një seri organizatash palestineze që luftonin për çlirimin e vendit të tyre. Nga vitet 60 deri në 80-at lufta e popullit palestinez u udhëhoq nga OÇP-ja dhe Jaser Arafati u kthye në njëfarë Che Gevara arab. Pas figurës së Arafatit dhe luftës së OÇP-së do të identifikohej e gjithë çështja palestineze. Ne në Shqipërinë e kohës së Enver Hoxhës mësonim me simpati mbi luftën e popullit palestinez nëpër gazeta dhe televizione, pasi regjimi i kohës mbështeste luftën e drejtë të palestinezëve kundër regjimit cionist. Çështja palestineze, në Shqipëri dhe në Kosovë, shpesh barazohej me çështjen e popullit të Kosovës, pasi që të dy palët vuanin nga kolonizimi judeo-kristian, dhe që në të dy rastet, si serbët ashtu edhe çifutët deklaronin se Kosova apo Palestina ishin toka të shenjta biblike të cilat duheshin pushtuar nga kolonizatorët serbë apo çifutë. Në Shqipërinë e kohës së komunizmit erdhën edhe shumë komunistë palestinezë të cilët, Partia e Punës së Shqipërisë i mbështeste moralisht dhe fizikisht.

Por pas rënies së Bashkimit Sovjetik, bota njëpolare që u formua me kolapsin e bllokut të Lindjes, planetin tonë e ktheu në një planet që i’u nënshtrua arrogancës amerikane. Siç ish-kryeministri malajzian, Mahatir Muhamed ka thënë; ‘me rënien e komunizmit, popujve të vegjël të botës së tretë i’u hoq mundësia që të bëhen dezertorë nga njëri kamp në tjetrin.’ Arabët dhe palestinezët të cilët deri në këtë kohë gëzonin simpatinë e vendeve komuniste, Bashkimit Sovjetik dhe botës së tretë, papritmas u gjetën pa asnjë mbështetje ndërkombëtare. Kapitalizmi që po vërshonte në vendet e lindjes, sëbashku me etikën e tij babëzitore të ekonomisë tregut dhe degjenerimin moral, shkatërroi edhe ndjenjat anti-kolonialiste që leninizmi përhapi në të gjithë botën e tretë. Të lënë pa mbështetje dhe pa përkrahës, palestinezët u ‘bindën’ pas viteve 90’të që të arrijnë një kompromis me pushtuesit e tyre izraelitë dhe patronët e tyre amerikanë. Në vitin 1993 administrata Klinton i ofroi palestinezëve në Oslo marrëveshjen e Oslos, e cila parashikonte krijimin e shtetit palestinez në vetëm 22% të tokës që më parë ishte Palestinë. Duke patur parasysh që Palestina historike apo Izraeli janë të mëdhenjë sa Shqipëria sot (28.000 km2), palestinezëve do ti jepej një tokë e përafërt sa rrethi i Korçës dhe Vlorës, që do të formonin Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës ku do të jetojnë 4 milion banorë. Ndërsa pjesa tjetër e vendit prej 20.000 km2 do të formonte Izraelin e banuar nga 7.28 milion banorë.

Që të merrnin këtë ‘kockë’, palestinezëve i’u kërkua që të njohin edhe shtetin e Izraelit, këtë produkt të imperializmit amerikan dhe fondamentalizmit judeo-kristian, i cili u ndërtua mbi tokën e shenjtë të arabëve muslimanë. Jaser Arafati dhe rezistenca palestineze, të lodhur dhe të mundur nga betejat e pafund kundër Izraelit, ulën kokën dhe i thanë ‘po’ marrëveshjes së Oslos. Presidenti Klinton, kryeministri izraelit Jitzhak Rabin dhe kryetari i OÇP-së, Jaser Arafat nënshkruan marrëveshjen e cila parashihte krijimin e një shteti palestinez përkrah atij izraelit. Por në Tel Aviv qarqet ekstremiste izraelite me në krye Benjamin Netanjahun që ishte aleat i ngushtë i republikanëve në Amerikë refuzuan Marrëveshjen e Oslos. Fondamentalistët e krishterë dhe çifutë besojnë që Izraeli biblik dhe ardhja e pritur e Jezu Krishtit apo Mesisë në tokë do të mundësohet vetëm kur çifutët dhe mbështetësit e tyre protestantë të zhvillojnë betejën e Armagedonit në malet e Libanit, ku ata duhet të bëjnë një mal me koka njerëzish. I inspiruar nga këto mësime të çmendura, në vitin 1995 ekstremisti çifut Jigal Amir vrau kryemistrin izraelit. Me vrasjen e Rabinit paqja çifuto-palestineze mori fund.

Qeveritë izraelite që pasuan Rabinin, u dominuan nga ekstremistë çifutë të cilët nuk deshën të pranojnë asnjë paqe me palestinezët. Pas ardhjes në pushtet në Amerikë të qarqeve fondamentaliste kristjane të administratës Bush, qeveria izraelite e kohës me në krye kryeministrin-kriminel Ariel Sharon thyen çdo marrëveshje të Oslos dhe nisën vrasjet, pushtimin dhe prishjen e çdo mirëkuptimi me palestinezët. Qytetet e Bregut Perëndimor dhe Gazës u pushtuan ushtarakisht nga armata izraelite. Qytetet, fshatrat e Palestinës u ndanë me mure betoni, Bregu Perëndimor u pushtua në të gjitha pikat e tija strategjike nga koloni izraelite dhe Palestina e Oslos u kthye në një burg të madh e izoluar me mure ndarëse që ndajnë qytetet, fshatrat dhe rrugët nga postëblloqet izraelite. Për të shkatërruar njëherë e mirë paqen në Palestinë, në vitin 2001, Sharoni marshoi në Xhaminë Aksa sëbashku me një turmë fondamentalisësh çifutë duke përdhosur shenjtërinë e Xhamisë së Shenjtë të Jeruzalemit. Me marshimin në Xhaminë Aksa, Marrëveshja e Oslos vdiq. Palestinezët të cilët panë që izraelitët nuk respektuan marrëveshjen e Oslos dhe tani kërcënonin edhe shenjtërinë e Xhamisë Aksa, shpallën intifadën Al-Aksa nën udhëzimet e Jaser Arafatit. Por Sharoni i cili mbështetej nga administrata fondamentaliste Bush, e cila pas 11 shtatorit ka vrarë aq arabë sa nuk ka vrarë asnjë regjim i historisë moderne, rinisi një gjenocid të egër në Gaza dhe në Bregun Perëndimor. Sharoni futi trupat izraelite në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor duke shkatërruar shtëpi, bombarduar nga ajri, burgosur pa gjyq, torturuar dhe vrarë palestinezë sipas dëshirës. Babëzia e Sharonit për të vrarë muslimanë shkoi aq larg sa që ai kundërshtoi administratën amerikane për mbështetjen e saj ndaj muslimanëve kosovarë dhe luftën kundër Serbisë. Duke iu gëzuar faktit se SHBA-të sundoheshin tashmë nga një klikë fanatikësh të krishterë, Sharoni iu kthye Arafatit, i cili i kishte shpëtuar vite më parë në Liban kur kreu masakrën famëkeqe të Sabrës dhe Shatilës. Në 2 prill 2002 Sharoni rrethoi Arafatin në Mukata të Ramallahut, dhe kërkoi që ta vrasë, pasi lideri palestinez nuk pranonte pushtimet e reja të Izraelit dhe shkatërrimin e marrëveshjes së Oslos. Ndërsa në 3 prill armata izraelite hyri në kampin palestinez të Xheninit të cilin do ta kthente brenda pak kohe në gërmadhë. Përfaqësuesi i OKB-së në Palestinë, Terxhe Road Larsen që vizitoi kampin pas masakrës deklaroi se kishte parë një tërmet. Në Xhenin u vranë disa qindra arabë, burra, gra dhe fëmijë. Shumë nëna u vranë ndërsa ushqenin bebet e tyre, ndërsa fëmijët e vegjël shihnin sesi bombat iu vrisnin prindërit dhe komshijtë. Por i përballur me protesta ndërkombëtare, dhe me furtunën që vrasja e Arafatit do të shkaktonte në botë, Sharoni, u tërhoq nga vrasja e tij, duke izoluar këtë të fundit me muaj të tërë në ndërtesën e tij. Lobi i fuqishëm çifut në Amerikë duke përdorur CNN-in dhe mediat që ai posedon, manipulonte opinionin publik perëndimor duke treguar Arafatin si kriminel dhe thyes të marrëveshjes së paqes dhe jo Sharonin. Vrasjet izraelite, bombardimet, pushtimet, kolonizimet interpretoheshin si mjete vetëmbrojtëse për Izraelin dhe mënyra për të ruajtur ekzistencën e tij. Në anën tjetër, në bashkëpunim me administratën Bush, CIA dhe Mosadi izraelit helmuan presidentin Arafat i cili vdiq si martir i Palestinës në 11 nëntor 2004.

Me vrasjen e Arafatit, kreu i autoritetit palestinez u bë Mahmud Abasi, i cili që pas ardhjes në pushtet ka punuar përkundër të gjithë aspiratave të popullit palestinez dhe ka diskredituar të gjithë luftën historike të OÇP-së dhe Fatahut. Shumë analistë arabë kanë aluduar se klika që mori pushtetin e OÇP-së pas vrasjes së Arafatit ishin vetë njerëzit që edhe e helmuan atë sa ishte gjallë. Sido që të jenë faktet, pas vrasjes së Arafatit dhe shndërrimit të Autoritetit Kombëtar Palestinez në një organizatë që vepron sipas urdhërave të CIA-s dhe të regjimeve kliente arabe të Amerikës, rezistenca palestineze është vijuar nga një seri organizatash të tjera palestineze; si Fronti për Çlirimin e Palestinës, Brigadat e Martirëve të Aksasë, Xhihadi Islamik dhe Hamasi. Hamasi i cili është krijuar në vitin 1987 nga Sheh Ahmed Jasini, Abdel Aziz al-Rantisi dhe Muhamed Taha është kthyer në organizatën më të fuqishme palestineze që ka vazhduar rezistencën për të krijuar një Palestinë të lirë. Edhe pse Hamasi është cilësuar si organizatë terroriste në Kanada, Bashkimin Evropjan, Izrael, Japoni dhe SHBA, dhe cilësohet si i këtillë edhe nga ish-këshilltari i Alfred Moisiut, katoliku Afrim Krasniqi, fitorja e zgjedhjeve nga ana e tij në Janar 2006 shkaktoi tronditje të mëdha në politikën e Perëndimin dhe Izraelit ndaj palestinezëve. Rusia, Turqia, Irani dhe një sërë vendesh të botës së tretë njohën triumfin politik të Hamasit dhe forcës së tij legjitime për të drejtuar përpjekjen e popullit palestinez.

Problemi që Izraeli dhe shtetet e krishtera të perëndimit kanë me Hamasin është se Hamasi në ndryshim me Fatahun, refuzon të njohë ekzistencën e shtetit të Izraelit dhe deklaron se qëllimi i tij është krijimi i një shteti të pavarur në Palestinë me Jeruzalemin (Aksanë) si kryeqytet. Hamasi kërkon largimin e izraelitëve nga tokat që ata kanë pushtuar në luftën e vitit 1967, kthimin e refugjatëve dhe lënien e palestinezëve që të jetojnë të lirë. Hamasi nuk pranon themelimin e një entiteti palestinez, dhe gjendjen e pushtimin siç ai ekziston sot. Për të arritur çlirimin e Palestinës, Hamasi përdor luftën e armatosur dhe politike. Në prill të vitit 2008, Hamasi në marrëveshje me ish-presidentin amerikan Xhimi Karter pranoi krijimin e një shtetit palestinez në Bregun Perëndimor dhe në Gaza mbi tokat e pushtuara nga Izraeli në 1967.

Por për qarqet izraelite dhe evangjelistët amerikanë, krijimi i shtetit të Palestinës me Jeruzalemin si kryeqytet është i papranueshëm, pasi ata besojnë që Krishti apo Mesia nuk do të vijë në tokë përveç se kur të zhduken muslimanët nga Palestina, dhe Izraeli të jetë shtet vetëm për izraelitët me Jeruzalemin si kryeqytet. Administrata e presidentit Bush njeh Jeruzalemin si kryeqytet të çifutëve, ndërsa muslimanët dhe të krishterët që kanë vendet e tyre të shenjta aty, i kanë përjashtuar. Fondamentalistët e krishterë dhe çifutë nuk duan të krijojnë një shtet palestinez, por duan të mbajnë të burgosur palestinezët, tamam siç mbaheshin të burgosur çifutët nga faraoni në historinë kuranike. Për këtë arsye ata kanë mbështetur në vazhdimësi Mahmud Abasin dhe elementët që pranojnë status quo-në në Palestinë dhe janë të gatshëm ti japin fund rezistencës së popullit palestinez dhe dëshirës për të krijuar një Palestinë të lirë. Për këtë arsye administrata Bush dhe qeveria izraelite kanë mbështetur grupin e Abasit që të marrë pushtetin me dhunë nga qeveria demokratike e Hamasit në Gaza dhe në Bregun Perëndimor, të nxisin luftë civile në mesin e palestinezëve dhe ta kthejë Fatahun nga një organizatë çlirimtare në një xhandar të patronëve çifutë dhe amerikanë.

Por përkundër dëshirës së amerikanëve, në zgjedhjet e vitit 2006 në Palestinë fitoi Hamasi i cili themeloi edhe qeverinë demokratike të Palestinës. Ekzistenca e qeverisë së Hamasit nuk u pranua nga udhëheqja e Fatahut e cili në bashkëpunim me amerikanët u mundua të rrëzojnë Hamasin nga pushteti në një seri rastesh. Kulmi i konfrontimeve të Hamasit me Fatahun erdhi në vitin 2007, kur presidenti Mahmud Abas kreu grusht shteti dhe rrëzoi në mënyrë të dhunshme Hamasin nga pushteti në Bregun Perëndimor. Hamasi ju përgjigjë dhunës së Fatahut duke marrë nën kontroll Gazën në qershor 2007. Sipas një artikulli të botuar në revistën Vanity Fair në Qershor 2007, SHBA-të me mbështetjen e Izraelit, armatosën dhe paguan muhabaratë nën kontrollin e Muhamed Dahlanit, një besniku të Mahmud Abasit që të rrëzojnë me dhunë qeverinë e Hamasit. Ky plan kishte mbështetjen e sekretares së shtetit Kondoleza Rice dhe Bushit vetë. Por Hamasi i cili buron nga populli i Palestinës nuk arriti të rrëzohet nga pushteti. Të tërbuar me pafuqinë e Fatahut për të rrëzuar Hamasin me dhunë, SHBA-të dhe Izraeli vendosën që të izolojnë në mënyrë totale Gazën duke lënë një popullatë prej një milion e gjysëm banorësh pa ushqime, energji, ilaçe, ujë dhe nevoja të tjera. Varfëria, papunësia, sëmundjet kanë reduktuar Gazën në një Aushvic, burg me qiell të hapur, pasi Izraeli dhe Egjipti, mbajnë të mbyllur të gjitha pikat e kalimit tokësor dhe ujor të Rripit të Gazës me botën. Për t’u ushqyer palestinezët e uritur në një seri rastesh kanë thyer pikat kufitare me Egjiptin për të kaluar kufirin dhe furnizuar me ushqime, kanë hapur një seri tunelesh nëntokësorë drejt Egjiptit, vetëm e vetëm që të furnizohen me ushqime dhe ilaçe.

Arsyeja pse qeveria izraelite, mbështetësit e tyre amerikanë dhe regjimet filoamerikane arabe, kanë dënuar banorët e Gazës në një mizori të këtillë e cila mund të klasifikohet si një vrasje e avashtë e një populli, është rrëzimi i Hamasit nga pushteti. Amerikanët dhe izraelitët duan të detyrojnë militantët palestinezë që të heqin dorë nga kërkesa e tyre për të themeluar një Palestinë të lirë. Ata duan ti detyrojnë palestinezët që të pranojnë të jetojnë si minjë në Gaza dhe në Bregun Perëndimor; pa një shtet të tyre si e gjithë bota, pa të drejtë që të kenë liri ekonomike, politike dhe ushtarake siç kanë të gjithë popujt e tjerë, dhe për më tepër të lënë qeverinë izraelite që të pushtojë përditë tokat palestineze me kolonë çifutë, të shkatërrojë Xhaminë Aksa dhe të ndërtojë në vend të saj Tempullin e Solomonit dhe mbi të gjitha të njohin shtetin e Izraelit si legjitim në ekzistencën e tij. Të vetmet vende që kanë mbështetur Hamasin nga vendet islame, janë Irani, Siria dhe në Liban opozita e Hizbullahut të cilat administrata Bush i ka etiketuar si aksi i të keqes. Ndërsa vendet kliente të SHBA-së si Arabia Saudite, Egjipti dhe Jordania kanë refuzuar të njohin partinë demokratikisht të zgjedhur të Palestinës, Hamasin, të cilën e quajnë ekstremiste, ndërsa mbështesin ‘të moderuarit’ e Abasit.

Shqetësimi më i madh që amerikanët dhe izraelitët kanë me Hamasin, është se Hamasi, pas shkatërrimit të Fatahut dhe vrasjes së Arafatit, është kthyer në organizatën kryesore palestineze e cila vazhdon luftën e armatosur kundër Izraelit. Krahu ushtarak i Hamasit, i njohur si brigadat Izedin Al Kasam, themeluar në 1992, vazhdon një luftë 16 vjeçare kundër pushtuesëve izraelitë. Hamasi, ashtu si sulltan Abdylhamiti II, Palestinën e konsideron vakëf, dhe për këtë arsye nuk pranojnë që ta ndajë me popuj të tjerë.

Në luftën për të çliruar Palestinën, Hamasi ka përdorur të gjitha llojet e taktikave. Që nga ato konvencionale ushtarake e deri te sulmet vetëvrasëse. Që nga viti 2001 Hamasi ka zhvilluar një seri raketash të quajtura Kassam të cilat janë pak a shumë disa predha primitive artilerie që fluturojnë në një distancë nga 3 deri në 10 kilometra. Deri në maj 2008, Hamasi dhe organizatat e tjera palestineze kanë lëshuar rreth 3000 predha të këtilla kundër Izraelit. Edhe pse këto raketa nuk kanë patur ndonjë efikasitet dhe deri në maj 2008 kanë vrarë vetëm 15 vetë, efekti i tyre kundër Izraelit është më shumë psikologjik sesa fizik. Filozofia e rezistencës palestineze është që për sa kohë që Gaza dhe Bregu Perëndimor do të jenë nën pushtimin dhe terrorin izraelit, edhe palestinezët duhet të prodhojnë kundërterrorin e tyre, edhe pse ky është me përmasa shumë minimale në krahasim me terrorin shtetëror izraelit.

Edhe pse rezistenca e Hamasit dhe e grupeve të tjera palestineze është inferiore në krahasim me armatën izraelite e cila është armata e 5-të në botë me armatime nga më modernet, dhe që nga viti 2001 ka vrarë disa mijëra palestinezë, shqetësimi i qarqeve izraelite me Hamasin dhe banorët e Gazës nuk është rëndësia ushtarake e Hamasit, por vetë rezistenca e popullit palestinez. Ndërsa që pas rënies së Bashkimit Sovjetik, amerikanët dhe izraelitët arritën të nënshtrojnë pothuajse të gjitha vendet arabe, sa me hir aq edhe me pahir siç është edhe shembulli i Irakut, ekzistenca e Sirisë dhe Iranit, apo e milicive si ato të Hizbullahit, Hamasit, Martirëve të Aksasë dhe Xhihadit Islamik përbëjnë një shqetësim gjeostrategjik për cionistët izraelitë dhe lakejtë e tyre amerikanë. David Ben Gurioni, kryeministri i parë i Izraelit në vitin 1948 i porosiste miqtë e tij cionistë që: "ne duhet të bëjmë çdo gjë që të jetë e mundur që ata (palestinezët) nuk do të kthehen më kurrë." Ndërsa kur është pyetur sesi do të munden izraelitët të ndalojnë kthimin e palestinezëve në tokat e tyre ai thoshte që ne duhet të presim që: "të vjetrit të vdesin ndërsa të rinjtë do të harrojnë."

Por lufta kundër banorëve të Gazës është pjesë edhe e axhendës së Uashingtonit për të krijuar atë që zezakja Kondoleza Rice ka quajtur rendi i ri i Lindjes së Mesme, e cila parashikon krijimin e një bote arabe e cila është kliente ndaj interesave imperialiste të Uashingtonit. Një Lindje e Mesme tip Arabi Saudite, apo Kuvait apo Egjipt, ku arabët do të sundohen nga klika të korruptuara sheikësh injorantë, vendet do të vuajnë nën diktaturë dhe njerëzit do të vdesin në varfëri. Shkatërrimi i pushtetit të Gazës shihet nga amerikanët si hapi i parë drejt rrëzimit të regjimeve anti-amerikane në Siri dhe Iran. Amerikanët një hap të këtillë ndërmorrën edhe kundër Irakut, vend në të cilin shkaktuan mbi një milionë të vrarë që kur kanë hyrë, dhe që e kanë kthyer në epokën e gurit dhe i kanë shkatërruar të gjithë strukturën sociale dhe ekonomike. Qëllimi i amerikanëve është që ti kthejnë arabët dhe muslimanët në Epokën e Gurit, t’i çarmatosin nga armët e shkatërrimit në masë – siç bënë me Sadamin – në mënyrë që të rrëzojnë regjimet e tyre një e nga një dhe të shkatërrojnë çdo lloj mundësie të një rilindje arabe dhe islamike në Lindjen e Mesme. Taktika e amerikanëve ndaj arabëve i ngjan pak a shumë taktikave që jankitë e bardhë ndoqën në Amerikë kundër indianëve të cilët i zhdukën sa më luftëra aq edhe me uri dhe sëmundje, apo edhe politikave që ndoqën nazistët në Evropë me zhdukjen e çifutëve.

Megjithatë vazhdimi i rezistencës së popujve arabë në Liban me Hizbullahin dhe në Palestinë me Hamasin, përbën një dështim gjeostrategjik për fondamentalistët amerikanë dhe buçen e tyre, Izraelin i cili ende sot, 50 vite pas krijimit të tij, vazhdon që të mos pranohet nga popujt arabë dhe të shihet si një agresor i cili mund të hapë luftë kur të dojë, kujt t’i dojë dhe të vrasë arabë sa të dojë. Siç kryeministri Ariel Sharon raportohet sipas radios Kol Yisrael ti ketë thënë Shimon Peresit në 3 tetor 2001 që “mos u mërzit për Amerikën pse ne çifutët kontrollojmë Amerikën dhe amerikanët e dinë mirë këtë”, izraelitët janë të bindur tashmë që ata mund të bëjnë çfarë krimi të duan në botën arabe, pasi ata kanë mbështetjen e Amerikës e cila është e gatshme të ndërmarrë çfarëdo lloj krimi vetëm e vetëm që të sigurojë ‘të drejtën e Izraelit për të ekzistuar’ – fjali e cila nënkupton, nënshtrimin dhe zhdukjen e arabëve dhe muslimanëve dhe krijimin e një Lindje të Mesme biblike. Për fat të keq arabët sot nuk kanë një Salahudin as edhe një Putin i cili mund të gjakosë kryqtarët judeo-kristianë siç bëri Putini në Gjeorgji përpara disa muajsh. Të vetmit që mbështesin çështjen palestineze sot në botë janë rruga arabe dhe ajatollahët e armatosur me armë inferiore të Teheranit.

Megjithatë agresorët izraelitë dhe lakejtë e tyre amerikanë janë duke gabuar rëndë me masakrat e tyre në Gaza dhe në Palestinë. Këto masakra do të kenë efekte afatgjata në mendjet e banorëve të Lindjes së Mesme, popujve muslimanë dhe të gjithë popujve liridashës të botës. Edhe pse sot shumë sundimtarë arabë i kanë harruar palestinezët tamam siç shumë muslimanë harruan imam Hyseinin në Qerbela, njerëzit që po shohin nëpër ekranet televizive civilët palestinezë që vdesin në kamera do të ndërtojnë mbresa afatgjata në memorien e tyre me krimet e Izraelit dhe shehidët e Palestinës. Izraelitët sot janë jezitët e rinjë të globit, ndërsa Palestina është riinkarnimi i Qerbelasë. Izraelitët ashtu si Jeziti janë të fuqishëm dhe kanë armë me të cilat mund të vrasin këdo dhe kudo në Palestinë dhe në botë. Megjithatë kujtimi i heronjëve të Gazës do ti shoqërojë muslimanët dhe njerëzit e drejtë të planetit tonë për të gjithë jetën. Shehidët e Gazës do të kthehen si shehidët e Qerbelasë. Ata do të inspirojnë gjeneratat që vinë që të mos harrojnë krimet që Izraeli po kryen kundër civilëve të paarmatosur në Gaza. Ndërsa Izraeli tashmë, për çdo njeri liridashës të botës sonë, e ka dënuar veten e tij duke u njësuar me simbolin e urryer të Jezitit.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama