Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Marrëveshja PD-PS në këndvështrimin tuaj

Shkruar nga: Andi Bushati  
Botuar më: 17 vite më parë

Andi Bushati
Marrëveshja PD-PS në këndvështrimin tuaj

Do të ishte një pertendim i madh po të thoje se do të shërbente si një bazë e shëndoshë për të ngritur të ardhmen. Mendimi im është se pavarësisht zhurmës që u bë përpara marrëveshjes, dhe fazës entuziaste dhe ceremoniale të pas marrëveshjes, në thelb, nuk është se është arritur ndonjë gjë e madhe, përveç uljes sipërfaqësore të tensionit politik në vend. Le t’i kapim palët me radhë: le të shohim çfarë arriti opozita; deri përpara një muaji, opozita na thoshte se e kishte një çështje parimore dhe jo çështje numrash, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Atëhere, a e ka zgjidhur parimin të cilin pretendonte, kur thoshte që anëtari i KQZ-së, i ardhur nga partitë e vogla të së djathtës, ishte i paligjshëm? Jo, edhe pas marrëveshjes, ai është po aq i paligjshëm sa më parë.

Solla vetëm një shembull; mund të sillja për opozitën edhe shembujt e KQZ-së, shembujt e organeve drejtuese të mediave, ku përveç një balancimi, nuk thuhet që ajo ka arritur ndonjë gjë më të madhe dhe nuk është se ata do të jenë garant për zgjedhjet.

Nga ana tjetër, maxhoranca ka qenë shumë e prerë, ashtu si përmendi edhe zoti Nano, se opozita po të dojë mund mos të futet në zgjedhje. Në fakt, tregoi se ishte shumë e lehtë të tërhiqej dhe fakti se si palët u sollën, tregon se nuk ka qenë arritja e disa pikave të marrëveshjes, vendimtarja që i pengonte ata për t’u marrë vesht. Në fakt, është një mosbesim, një klimë politike ku palët e kanë më të vështirë betejën midis njëra-tjetrës, se sa në fakt, uljen në tavolinë dhe gjetjen e një kompromisi; dhe në qoftë se prevalon(lexo: mbizotëron) kjo dëshirë për betejë, shkaqet mund të gjenden edhe në të ardhmen, për të rilindur kriza të tjera.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama