Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Modeli Obama dhe mjedisi politik shqiptar

Shkruar nga: Mentor Kikia  
Botuar më: 16 vite më parë

Mentor Kikia
Modeli Obama dhe mjedisi politik shqiptar

Mesa duket, në një çast pesimizmi dhe në momentet kur komunikimet politike mes dy liderëve kryesorë të saj kishin degjeneruar në llogje rrugësh, kolegu ynë Mustafa Nano fantazonte se çfarë mund të ndodhte nëse në Shqipëri do të "zbresin me parashutë" politikanë të tipit Obama, Valteroni, Sarkozi, Merkel apo të tjerë emra që dominojnë sot skenën politike botërore. Dhe më tej shtronte pyetjen se çfarë mund të sillnin këta në jetën politike shqiptare, a do ta ndryshonin dot atë dhe vetë shoqërinë shqiptare apo do të nxirreshin shpejt e shpejt në anë të kënetës sonë? Në fakt, populli thotë se ëndrrat pa para janë, ndaj pse të mos ëndërrojmë më të mirën? Në këtë kuadër, të përfytyrosh sikur drejtohesh nga njerëz të zotë e të ndershëm, është një ëndërr e bukur vere. Ndërkohë, të bësh një studim hipotetik sesi do të sillej shoqëria dhe mjedisi ynë ndaj këtyre personazheve është një gjë që ia vlen. Pasi në këtë mënyrë ne do të mund të diskutojmë çështje me shumë rendësi si p.sh.: A ka nevojë Shqipëria për modele të reja politikanësh? A mund të prodhojë apo jo realiteti ynë të tillë modele, të aftë ta revolucionarizojnë jetën politike dhe shoqërinë në tërësi? Do të stimulohen apo pengohen ata nga mjedisi politik aktual? Paraprakisht, mendojmë se politikanët e tipit Obama (po i referohemi prurjes më të re në skenën botërore) nuk mund të lindin në Shqipëri ashtu, fët e fët, pasi edhe një politikan është produkt i realitetit shoqëror, politik, social e ekonomik. Dhe realiteti ynë deri tani është përfaqësuar për mrekulli nga njerëz pa ideale, të korruptuar dhe shumica të paaftë. Që në vitet ‘20, publicisti i njohur Branko Merxhani, ndërsa përpiqej asokohe t‘u mësonte bashkëkombësve të tij ç‘ishte më e mirë, porosiste që në krye të punëve duhet të vihen më të zgjuarit, përndryshe, pra nëse do të drejtonin injorantët, atëherë populli ishte i destinuar të përfundonte o në diktaturë, o në mjerim. Ne i kemi pasur e i kemi me pash të dyja këto. Pyetja e parë që shtrohet në vijim të kësaj logjike është nëse ka shoqëria jonë potenciale njerëzore për të drejtuar më mirë këtë vend apo jo? Këtu unë bashkohem me ata që mendojnë se ka njerëz edhe më të aftë, edhe më të zotë, edhe më të ndershëm, edhe më idealistë se ata që kanë zotëruar e zotërojnë pushtetin. Problemi serioz që shtrohet është se sa munden ata të dalin në krye, pra a mund të çajnë "rrethimin" për t‘u bërë liderë e udhëheqës. Mendojmë se këtu ka një mori barrikadash, ku më e madhja është niveli mjeran i kulturës politike të njerëzve që përbëjnë popullin dhe ushtrinë e votuesve. E themi këtë, pasi po t‘i referohemi risisë më të madhe të politikës botërore të kësaj dekade, Barak Obamas, do të shikojmë një mbështetje masive, të paktën në momentet elektorale, nga njerëz që janë të bindur se ai është ndryshimi, imazhi i ri i Amerikës në sytë e botës. Pra, amerikanët janë të bindur se u duhet një tjetër politikë për të qeverisur Amerikën dhe udhëhequr botën demokratike. Pra ata po shikojnë tek Obama një model të ri. Por a dimë ne shqiptarët të zgjedhim modele dhe, a mundemi ne ta ndërrojmë modelin kur ai që kemi zgjedhur më parë na del demode? Padyshim që jo, e madje mund të themi edhe absolutisht jo. Populli në Shqipëri është parcelizuar dhe hipotekuar si pasuri e patundshme në i majtë dhe i djathtë, dhe brenda këtyre gardheve voton në mënyrë të verbër çdo hajvan që t‘i dërgosh në zonën elektorale. Ndërsa një pjesë e konsiderueshme e votës diktohet edhe nga lidhjet e interesit, kryesisht lidhjet e punës. Kujtojmë këtu sesi dy partiza, PDR dhe PDK, sapo u bënë pjesë e pushtetit shndërruan në anëtarë të saj ushtrinë e nëpunësve të shëndetësisë dhe arsimit. Gjithashtu, pjesa dërrmuese e votuesve shqiptarë nuk janë në gjendje të vlerësojnë se cili kandidat ofron më të besueshmen (sepse ne jemi mësuar të gënjehemi sistematikisht dhe për më tepër nuk rebelohemi ndaj kësaj tradite). Ne nuk vlerësojnë dot se cili do të jetë modeli i drejtuesit tonë, pasi jemi mësuar që shumë herë ata të vendosen në zyra e jo përmes votës sonë.

Një tjetër barrierë e madhe për të shpresuar që të kemi një tjetër model udhëheqësish janë politikanët aktualë, pra ata që kanë hipotekuar popullin si pasuri të tyre të patundshme. Ata janë kujdesur, si nikoqirë të mirë, për të gatuar një moçal ku mes llumit të vegjetojnë duke qenë padronë të gjithçkaje. Përveç popullit, partitë që dominojnë skenën politike sot kanë parcelizuar edhe median edhe biznesin. Në mënyrë informale e kriminale, ato kanë listuar shoqëritë private si pro dhe kundër dhe sipas rastit i vjelin, i mbështesin (në dëm të shtetit) apo i persekutojnë si biznese të kundërshtarit. Në mënyrë paradoksale, të gjitha qeveritë kanë refuzuar sistematikisht bërjen e një ligji për financimin e partive. Meqë po i referohemi rastit Obama, ai shkëlqeu që në fillim, pasi tregoi zotësi në mbledhje fondesh. Askush nuk do ta mbështeste një kandidat në Shqipëri, i cili, ta zëmë u zbulua papritur si modeli i liderit të ardhshëm. Bizneset këtu mbështesin njërin apo tjetrin politikan në mënyrë informale, duke e konvertuar mbështetjen me leje ndërtimi, fshatra turistike, licenca biznesi, lehtësira fiskale në dogana etj. Në këtë kuptim, partitë politike në Shqipëri janë shndërruar në organizata kriminale gjobëvënëse. Pra, ne jemi në stadin e kriminalizimit të politikës dhe në këto kushte, që të bësh vend në një lagje horrash duhet të jesh horr, apo të bësh aleancë me ta. Por ne po flasim për një model Obama, të cilin që në fillim do ta hipotezonim si modelin e ndershmërisë. Madje politikanët tanë kujdesen që të klonojnë edhe pasardhësit e tyre, për të qenë të sigurt se do të vazhdojnë të drejtojnë edhe në pleqëri si një Don Korleone.

Pikërisht për këtë arsye, ne nuk dëgjojmë platforma zhvillimi gjatë fushatave, por sulmeve harbute ndaj njëri-tjetrit dhe premtime për futje në burg të të korruptuarve. Dhe çfarë shikojmë sot ne në atdheun tonë të përbashkët. Nuk më joshin hiç pallatet e larta për të thënë se ky vend është zhvilluar, as rrugët e reja. Këto janë vepra publike, të cilat i bën çdo udhëheqës, diktator apo edhe sulltan qoftë. Personalisht do ta bëja llogarinë kështu: A është vendi ynë më i begatë se para një viti apo para pesë vjetësh? A janë njerëzit më të kënaqur nga mënyra e jetesës? Duke qenë se për këto dhe pyetje të tjera ka mendime të ndryshme, do të doja të bëja sërish një hesap pa makina e pa pallate. Sot republika jonë ka 70% më pak pyje nga sa kishte në vitin 1990, sepse barbaria u lejua të shkatërrojë çdo masiv, duke mos kursyer as parqet kombëtare. Sot republika jonë ka shumë më pak tokë bujqësore nga ç‘kishte, pasi barbaria e ndërtimeve u lejua të shkatërrojë çdo parcelë që mund të kultivohet. Sot, territori i republikës sonë është më i ndoturi e më i pisti në kontinent (tonelata të tëra mbeturinash kanë pushtuar plazhe e parqe në tërë vendin). Sot ne kemi më pak resurse e mundësi zhvillimi turistik, pasi mbi tërë bregdetin babëzia dhe korrupsioni lejoi një shkatërrim të parikuperueshëm, duke e mbushur me kioska e motele. Sot qytetet tona kanë më pak se kurrë parqe e mjedise publike, sepse makutëria e pushtetarëve i mbushi me pallate. Sot në republikën tonë ka më shumë analfabetë se para vitit 1990. Sot njerëzit lexojnë më pak libra se çdo vit paraardhës. Sot ka më pak kinema, më pak biblioteka, më pak teatro, më pak art, më pak humor, më pak argëtim dhe më shumë bluetooth e videoporno që shërbejnë si mënyrë argëtimi për të rinjtë. Në një qytet si Tirana, me 800 mijë banorë, tetari e quan sukses që në një vit ka pasur 13 mijë spektatorë. Këto dhe të tjerë tregues mendoj se janë indikatorët e zhvillimit dhe mirëqenies, e jo makinat luksoze të trafikantëve dhe pallatet e lobeve politike që pushtojnë mjediset e gjelbërta.

Këto probleme nuk janë parë kurrë në platforma elektorale, ndaj në këto kushte, Shqipërisë i nevojiten modele të reja udhëheqësish, ndryshe nga sherrxhinjtë banalë. Por ata nuk duhet të presin që dikush të shkojë t‘i marrë nga kafeneja ku lexojnë gazeta dhe t‘i nxjerrë në tribunë. Duhet ta shkrepësh pushkën që njerëzia të të ndjekë.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama