Vetëm Allahu mund t’i shpëtojë shqiptarët e Maqedonisë

 

1.

Protestat që kanë ndodhur të premten dhe të shtunën në Shkup nga shqiptarët e Maqedonisë, të cilët kanë protestuar kundër dënimit të padrejtë dhe të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve të akuzuar për rastin “Monstra”, përveç se kanë tronditur regjim kristjan të Maqedonisë, duket se kanë shkaktuar shqetësime edhe në mesin e shqiptarëve jo-muslimanë që jetojnë përtej Maqedonisë. Një seri mediash laik-katolike shqiptare që nga gazeta Express në Prishtinë, Shqiptarja e Java në Tiranë, apo edhe zyrtarë të qeverisë kristjane Rama, kanë nxituar që në vend se të mbajnë anën e shqiptarëve të cilët janë dënuar padrejtësisht si radikalë islamikë, janë bërë palë me maqedonët duke i sulmuar të fundit si arabë, dhe kërkuar që fenë ta lënë jashtë politikës.

Në Tiranë, himarioti ortodoks Aleksandër Çipa i cili pak ditë më parë sulmonte muslimanët e Kosovës të cilët kishin shpulluar heroin e Krishtërimit, Skënderbeun në Kaçanik, nuk ka pritur as pak orë nga protestat në Shkup, për të sulmuar shqiptarët e Maqedonisë. Në shkrimin “Barazia, realitet i dëbuar në Maqedoni” që ka botuar në gazeta Shqip ai i ka sulmuar protestuesit shkupjanë të cilët, për shkak se kanë përdorur flamuj “jeshilë” dhe kanë kërkuar ndihmë nga Allahu gjatë protestës – i akuzon si të frymëzuar nga dikush që punon “përkundër interesit dhe strategjisë sonë europiane”. Me pak fjalë, Sandër Çipa stërgjyshërit e të cilit 100 vite më parë do të kenë qenë medoemos ushtarë të legjioneve andarte greke që në atëbotë kërkonin bashkimin e Himarës më Greqinë, u kërkon shqiptarëve të Maqedonisë që këtej e tutje kur të protestojnë për të drejtat e tyre, të mos e përmendin më Allahun, por mundësisht Jezu Krishtin.

Protestuesit shqiptarë i ka sulmuar edhe Ruben Avxhiu i cili punon për biznesmenin Vehbi Bajrami në gazetën Illyria në Amerikë. Ata janë sulmuar edhe nga një numër portalesh fanatikësh katolikë apo gazetarë kroatë sikur Enver Robelli. Sulmeve të shkruesëve të krishterë i është bashkuar edhe Mentor Kikia i cili në një shkrim që ka botuar në gazetën e tij, Idea, u bën thirrje shqiptarëve që ta lënë Allahun mënjanë dhe luftojnë për liri. Shqiptarët muslimanë janë sulmuar nga kaurët shqiptarë si për aktet e tyre në Kosovë ashtu edhe në Maqedoni. Ndërsa në Maqedoni ata janë sulmuar pse kanë përmendur Allahun në protestë, ata të Kosovës janë sulmuar nga serbë sikur Ben Andoni i revistës Java apo katoliku Agron Gjekmarkaj i Panoramës, për shpullimin që i kanë bërë putës së heroit të Krishtërimit, Skëndërbeut në Kaçanik.

2.

Shqiptarët e ish-Jugosllavisë, e sidomos ata të Maqedonisë sot janë në hall të madh. Në një kohë që ata gjakosen dhe burgosen si radikalë islamik nga regjimi ortodoks i Nikolla Gruevskit, jashtë Maqedonisë, në Kosovë dhe Shqipëri lobi laik-katolik i përbuz si arabë dhe ushqen armiqësi ndaj tyre të ngjashme me atë të maqedonëve. Ndërsa maqedonët duan ti asimilojnë në sllavë-ortodoksë, lobi laik-katolik kërkon t’i bindë që ta harrojnë Zotin dhe fenë e tyre, dhe në vend të tyre i ysht që të përqafojnë heronjtë e Krishtërimit, Nënë Terezën dhe Skënderbeun. Me pak fjalë, muslimanët e Maqedonisë sot jetojnë mes dy lloje dhunash; nga njëra anë laik-katolikët shqipfolës kërkojnë t’i ndajnë nga Islami dhe bëjnë prozelitë katolikë, ndërsa Shkupi kërkon t’i shtypë me dhunë apo kthej në shkije.

Që nga koha e marrëveshjes së Ohrit, pushtetarët e tyre të korruptuar, vazhdojnë që t’i katolicizojnë e gënjejnë, duke u thënë se nëse marrin mitet katolike të Shqipërisë dhe lënë Islamin, Evropa do i dojë dhe maqedonët do i tolerojnë. Qysh prej marrëveshjes së Ohrit nëpër shkollat shqiptare të Maqedonisë është rritur një gjeneratë shqiptarësh që po mëson mitet laik-katolike të Shqipërisë. Në Shkup e në Dibër laik-katolikët kanë mbjellë statuja të Skënderbeut dhe përpjekje po bëhen për të mbjellë edhe më shumë buste kryqtarësh katolikë. Por megjithë këto risi që kanë ardhur nga Shqipëria, hallet e tyre ende nuk kanë mbaruar. Ndërsa maqedonët e kanë trashur edhe më shumë zullumin mbi ta, në shumë raste ata janë përballur me përbuzje dhe përçmime nga Tirana por edhe Prishtina. Ata janë sharë e tallur për fenë e tyre, për nderin që ruajnë, dhe hoxhallarët e tyre sikur Shukri Aliu janë tradhëtuar e arrestuar nga qeveria kosovare e cila i’a ka dorëzuar maqedonëve që ta burgosin. Analistë të Tiranës që nga Mentor Nazarko, Zina Kondi e deri te Arjan Çani u kanë kërkuar në vazhdimësi që të rraspizohen sikur çengijet e Shqipërisë dhe të braktisin moralet dhe vlerat familjare që atyre u jep Islami.

3.
Protestat që kanë ndodhur të premten dhe të shtunën në Shkup nga shqiptarët e Maqedonisë, ku shkupjanët kanë kërkuar ndihmën e Allahut të madhëruar dhe jo të Skënderbeut dhe Terezës gjatë përballjes së tyre me maqedonët, tregojnë se shqiptarët e Maqedonisë i kanë humbur shpresat nga Shqipëria dhe rrëfenja e saj kombëtariste. Ata nuk besojnë që politikanët e tyre, Evropa dhe Perëndimi, Kosova e Shqipëria, e mitet e përrallat me heronj dhe shenjtorë të Krishtërimit, sikur Skënderbeu dhe Nënë Tereza që u janë shitur me vite nga Shqipëria dhe Vatikani, do t’u bëjnë derman. Zhgënjimi dhe refuzimi nga shqiptarët e ish-Jugosllavisë ndaj miteve kristjane të Shqipërisë Londineze, është aq i madh saqë në Kaçanik dy të rinj edhe e shpulluan përpara kamerave Skënderbeun, heroin e Krishtërimit, i cili qëndron si dorldolec i ngordhur në mesin e shqiptarëve hallexhij. Shpullimi i Skënderbeut dhe brohoritja e emrit të Allahut në protestat e Shkupit kanë shkaktuar maraz në mesin e kaurëve shqiptarë, të cilët në këto 100 vitet e fundit janë mësuar të bëjnë gallatë duke sunduar me përrallat dhe shejtanët e tyre muslimanët shqiptarë, të cilët i trajtojnë si zezakë.

Por në kohët tona, falë internetit dhe komunikimit masiv, shkollimit dhe rënies së shteteve kombëtare, gjërat duket se po ndryshojnë për mirë. Shqiptarët muslimanë po zgjohen kudo nëpër Ballkan. Ata nuk janë më të paditur siç ishin 50 vite më parë. Edhe pse ata ende gjakosen nga të krishterët sllavë, dhe përbuzen e quhen arabë nga laik-katolikët e Shqipërisë, dhe enveristët e Kosovës i dënojnë nëpër burgje për Skënderbeun, ata tashmë e dinë që mitet e Krishtërimit janë gënjeshtra të liga, që nuk të sjellin mbarësi, por vetëm rrënim. Edhe pse të braktisur, të pëbuzur dhe të gjakosur ata tanimë e kanë kuptuar se shpresa e vetme që ka ngelur për ata, është Allahu, Krijuesi i gjithësisë. Për këtë arsye, në protestat që ata po bëjnë në këto ditë të shenjta të Ramazanit për lirimin e vëllezërve të tyre muslimanë, ata kanë vendosur që në Shkup për ndihmë të thërrasin vetëm Allahun. Dhe Allahu medoemos do i përgjigjet kërkesa të kërkuesëve të Tij, edhe pse kaurrët e urrejnë një gjë të këtillë.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama