Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Verbëri qeveritare

Shkruar nga: Arben Malaj  
Botuar më: 12 vite më parë

Arben Malaj
Verbëri qeveritare

Pse ka të drejtë Shoqata e të Verbërve

Do të ishte jonjerëzore që në debatin publik për politikat sociale ndaj të verbërve dhe grupeve të tjera sociale të paafta për punë, të nxitej një debat me përfitim partiak apo elektoral. Por, situata e përke-qësuar e trajtimit të tyre kërkon më shumë përgjegjësi nga qeveria për të qartësuar llojet dhe shkallën e mbështetjes së tyre.

Kërkon më shumë përgjegjësi për të luftuar informalitetin dhe korrupsionin e përhapur në dhënien e statusit përfitues dhe njëkohësisht kërkon më shumë solidaritet njerëzor për një trajtim dinjitoz të tyre.

Shqetësimet e paralajmëruara nga këto shoqata përpara dhe ditën e miratimit të ligjit të ri, si dhe protestat e tyre të përsëritura për përshpejtimin e implementimit të ligjit, protestat për përshpejtimin e nxjerrjes së akteve nënligjore, protestat për çoroditje të skemës së verifikimit të statusit dhe sidomos të marrjes së përfitimeve, duket se jo vetëm kanë provuar shqetësimet e tyre, por kanë nxjerrë në pah verbërinë e qeverisë për ta parë në sy dhe për të zgjidhur këtë situatë kritike.

Kryetari i Shoqatës  së të Verbërve, z. Tafaj, qartësoi në publik dhe Parlament se kërkesat e tyre synonin: Së pari, reduktimin në maksimum të informalitetit në dhënien e statusit të të verbrit dhe grupeve të tjera përfituese. Ata argumentonin se është rritur ndjeshëm numri i përfituesve abuzivë, gjë që rrit artificialisht kostot e buxhetit dhe imponon uljen reale të përfitimeve sociale. Së dyti, qartësuan se kërkesat e tyre nuk janë as për të shtuar numrin e llojeve të përfitimeve dhe as për të rritur në mënyrë të paargumentuar shkallën e përfitimit për çdo element të parashikuar në ligj. Së treti, ata argumentuan se llojet dhe shkalla e përfitimit duhet të jenë pjesë e ligjit bazë për politikat sociale, dhe jo t‘i delegohen qeverisë për t‘i vendosur me vendim qeverie. Kjo do të rriste përgjegjësinë e hartimit dhe implementimit të politikave sociale, do të ulte efektet abuzive apo populiste të qeverisë dhe do të  bënte më transparente dhe më të kontrollueshme edhe për publikun politikat sociale.

Përfaqësuesit e këtyre grupeve sociale qartësuan se nuk do të kërkonin rritje të përftimeve të tyre. Kjo sepse rritja e kostos buxhetore të përfitimeve të tyre, mund të mbingarkonte ”anijen”, e cila, në kushtet e krizës aktuale, kur mbledh më pak dhe detyrohet të shpenzojë më shumë, rrezikohet të fundoset dhe brenda së cilës janë edhe vetë përfituesit nga politikat sociale.

Ky fenomen vërtetohet sot edhe në disa nga vendet europiane në krizë duke filluar nga qeveria greke, ku vetëm në kushtet e krizës së rëndë ata kanë bërë verifikime dhe kanë identifikuar mijëra përfitues abuziv dhe qindra miliona euro të keqpërdorura për këta abuzues.

Ky rrezik është evident po të mbajmë parasysh që në të gjitha rastet kur qeveritë preken nga kriza e deficiteve dhe borxheve, disa prej zërave të parë të shpenzimeve buxhetore që kërkohet të reduktohen janë zërat e pagave, pensioneve dhe politikave sociale. Në këtë kontekst, sa më shumë të ulen informaliteti dhe abuzimet me përfituesit e politikave sociale, aq më shumë ndalohet një rritje e pa përballueshme e kostove të tyre buxhetore. Në këtë aspekt, shoqatat e të verbërve dhe grupet e tjera sociale duhet të jenë pjesë aktive e diskutimit dhe implementimit të ligjeve lidhur me politikat sociale.

Është konstatuar se në procesin e decentralizimit të disa përfitimeve sociale është rritur keqpërdorimi elektoral i tyre, duke rritur artificialisht numrin e përfituesve dhe duke zvogëluar herë pas here masën e mbështetjes sociale për përfituesit, që e kanë të nevojshme deri edhe për mbijetesë këtë ndihmë sociale.

Skema e qeverisë për të transferuar një pjesë të problematikës së përfitimeve sociale te kompanitë private të furnizimit me energji, ujë dhe telefon, detyrimi i këtyre kompanive për të vërtetuar statusin se kush e përfiton dhe si ata i marrin këto përfitime, është një strategji e gabuar e cila jo vetëm që nuk i lehtëson problemet, por i ka bërë ato akoma më të vështira.

Kompanitë publike dhe private kërkojnë miliarda lekë nga fondet buxhetore për politikat sociale të pa rimbursuara nga qeveria. Njëkohësisht edhe qeveria ka shqetësimin që numri dhe përmasat e përfitimeve abuzive për këto shërbime janë rritur.

Në asnjë vend nuk ndodh që një kompani publike apo private të ketë detyrimin ligjor të mbledhjes së dokumenteve verifikuese se kush përfiton nga politikat sociale të vendeve ku ato veprojnë. Këtë status dhe detyrim ligjor të hartimit të listave të përfituesve dhe detyrimin për t‘iu dhënë në kohë përfitimet e nevojshme këtyre individëve dhe familjeve, duhet ta kenë vetëm institucionet  publike që ligji i ngarkon të implementojnë politikat sociale.

Kompanitë publike apo private nuk duhen mbingarkuar me atribute të verifikojnë dokumentacionin dhe statusin e përfituesve. Njëkohësisht, sistemi i tyre i faturimit duhet të jetë unik për të gjithë konsumatorët, ndërsa institucionet e politikave sociale dhe Ministria e Financës duhet të qartësojnë dhe bëjnë efektive skemën e rimbursimit të shpenzimeve për drita, ujë, telefon, transport apo elemente të tjera, të cilat personat që kanë statusin e të verbrit ose grupet e tjera përfitojnë me ligj.

Kjo do të rriste efikasitetin e politikave sociale, do të reduktonte informalitetin dhe do të ndërtonte një marrëdhënie korrekte midis përfituesve dhe institucioneve të politikave sociale. Këto grupe sociale nuk meritojnë zvarritje të tejzgjatura, qëndrime nënvlerësuese dhe në ndonjë rast edhe arrogante, nga asnjë pjesëtar i administratës publike, nga asnjë qeveritar. Ata meritojnë më shumë vlerësim, mbështetje dhe solidaritet njerëzor.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama