Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Desovjetizimi i shoqerise dhe politikes shqiptare duhet te jete nje proces i pakthyeshem

Shkruar nga: Blendi Fevziu  
Botuar më: 17 vite më parë

Blendi Fevziu
Desovjetizimi i shoqerise dhe politikes shqiptare duhet te jete nje proces i pakthyeshem

A ka akoma segmente te politikes shqiptare qe duan e kerkojne bashkepunim me Rusine? Me sa duket, rasti e solli qe t’i pergjigjem pyetjes ne nje dite qe kjo merr me shume kuptim. Sot, Presidenti i Shqiperise eshte takuar me Presidentin rus, Putin, ne Kroaci, ne nje takim qe askush nuk e di se perse sherben. Por, do t’i kthehem kesaj me vone. Nuk besoj se ne politiken shqiptare ka segmente qe kerkojne ndonje bashkepunim te sforcuar me Rusine. Nga ana tjeter, nuk duhet harruar te shtohet se edhe vete Rusia nuk ka treguar ndonje interes te vecante per Shqiperine. Jo vetem qe niveli i shkembimeve diplomatike ka qene tejet i ulet (perjashto viziten e ministrit te Jashtem, Ivanov, tre vjet me pare), por edhe perfaqesia ruse eshte pak aktive ne Tirane. Nga ana tjeter, Rusia ka qene konstante kunder nesh ne qendrimet e saj kryesisht per Kosoven dhe hapur ne favor te Serbise. Edhe kjo eshte normale dhe e shpjegueshme. Nuk ka dyshim qe ne Shqiperi vijon te jete ende aktiv nje komunitet, perhere e me i rralluar, nostalgjikesh te Rusise. Ne fakt, me shume sesa te Rusise, keta jane nostalgjike te ish-Bashkimit Sovjetik. Shumica e tyre jane ish-studente atje, jane njerez qe jane perballur se pari me boten ne ate vend, qe njohin vetem ate gjuhe te huaj, kane marre ate edukate dhe qe prej vitesh ruajne po ate nostalgji per nje shoqeri qe nuk ekziston me. Ky grup qe ka qene shume i fuqishem politikisht ne fund te viteve ’80-te, duket se tashme nuk ekziston me. Me perjashtim te Presidentit ne detyre, Moisiu, asnje zyrtar tjeter i larte ose i mesem shqiptar nuk i takon kontingjentit te ish-sovjetikeve. Fatkeqesisht, prania edhe pa ndonje ndikim e tyre ne jeten publike dhe politike, shpesh here ka krijuar dhe krijon probleme per ne. Ka qelluar qe 24 ore me pare, Presidenti ne detyre i Shqiperise, te takoje Presidentin Putin, pa dhene asnje shpjegim perse duhet kjo. Ju e dini se Putin eshte njeriu me i ashper kunder pavaresise se Kosoves dhe kete e ka bere publike. Kembengulja ruse e ka penguar procesin e pavaresimit dhe po kthehet ne molle sherri mes Rusise dhe SHBA. Perse atehere Presidenti shqiptar, ne ditet e fundit te mandatit te tij dhe pa asnje mbeshtetje politike duhej te takonte Presidentin rus dhe kundershtarin me te madh publik te shqiptareve tani? Pergjigjet jane tre: 1. Per ta bere ate qe te nderroje mendim, pasi te degjoje versionin shqiptar! Kjo eshte dukshem e pamundur. Putin nuk ka reflektuar as pas kerkesave dhe negocimeve amerikane, me te cilat ka interesa te medha. Nuk ka ndryshuar mendim as nga insistimi europiano-perendimor dhe veshtire te ndryshoje mendim nga takimi me Moisiun. 2. Per te krijuar me shume prosperitet mes dy vendeve! Edhe ky version bie. Dy vendet nuk kane asnje lloj bashkepunimi per t’u shenuar dhe mbi te gjitha me kete ngrice diplomatike duhet te vijojne te qendrojne ne raporte te ngrira. 3. Per hir te nje gafe politike te pamenduar mire, derivat i dashurise per Bashkimin e dikurshem Sovjetik! Kjo mund te jete me e mundshmja. Moisiu duket se ka menduar fare pak politikisht kur ka takuar nje President ekzekutiv, pa asnje shkak dhe ne kulm te mosmarreveshjeve mes dy vendeve. Ai thjesht i ka dhene justifikimin Putinit, te shprehet se qendrimin e tij ja ka thene edhe ne sy Shqiperise dhe shansi i vetem qe kemi ne kete rast eshte se si pasoje e njohjes se rusishtes, Presidenti e ka kuptuar kete here mire ate qe i ka thene Putin. Me vjen keq ta them, por desovjetizimi i shoqerise dhe politikes shqiptare duhet te jete nje proces i pakthyeshem tani me. Shqiperia ka qene vendi i dyte pas Jugosllavise qe u largua nga Kampi Sovjetik, qe u konfliktua me te dhe Shqiperia, me pak se kushdo tjeter e meriton te perfaqesohet ne bote me “sovjetike”!

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama