Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Përdhosja e festës dhe i ziu flamur kuqezi

Shkruar nga: Mentor Kikia  
Botuar më: 13 vite më parë

Mentor Kikia
Përdhosja e festës dhe i ziu flamur kuqezi

Një dalldi e madhe kapi për një javë rresht shumë shqiptarë, të cilët mbështilleshin me flamuj kuq e zi dhe bërtisnin rrugëve, sa në Shqipëri e sa në Kosovë. Një garë e paprecedentë nisi sa në Vlorë e sa në Tiranë, kush e kush të varë më shuma flamuj rrugëve e nëpër shtylla. Ishte 99 vjetori i shpalljes së pavarësisë, siç ishte një vit më parë 98 vjetori e katër vite më parë edhe 95 vjetori. Por çfarë kishte ndodhur sivjet, çfarë ndodhi që u prodhuan kaq shumë flamuj kuq e zi e u lidhën nëpër pemë e nëpër shytlla, në qytete e rrugëve të Shqipërisë e Kosovës?

Ç’farë kishte ndodhur që ne duhej të demonstronim kaq shumë flamurin tonë e të bërtisnim kaq shumë “O sa mirë me qen shqiptar”?

Asgjë, thjeshtë “atje lart” ka nisur një garë e çmendur politike dhe një parti e re ka hyrë në skenë, edhe pse ende e pazyrtarizuar. Dhe për ti bërë jehonë, kanë kapur flamurziun kuqezi dhe po e tundin në emër të nacionalizmës. Ndërsa ndoca turma që mendojnë se bëhesh atdhetar po të hedhësh krahëve një flamur, nxituan të bërtasin rrugëve. Vlora u tremb se po i vjedhin festën, Tirana nuk deshi të qëndrontë pas dhe bashkia i shpenzoi ca para të lidhte beze nëpër shtylla. Ndërsa në Kosovë, ku ka vërtet shumë arsye për të bërtitur pas flamurit, u varen flamuj sa për gjithë vitet kur ai ishte i ndaluar.

Ishtë festa e pavarësisë. Në ditë si kjo, në çdo vend me demokraci dhe njerëz normalë, zhvillohet vetëm një ceremoni zyrtare dhe çdo qytetar, sipas dëshirës, mund ta vendosë vetë një flamur në ballkonin e shtëpisë së tij apo në kopështin e shtëpisë së tij. Në Turqi, ditën kur kurdët sulmuan një repart ushtark në kufi dhe vranë 26 ushtarë, shumë njerëz vendosën flamujt në dritaret e shtëpive për të treguar se janë me ushtarët e vrarë. Nuk dolën rrugëve si të krisuar, të veshur me flamuj.

Ndërsa në Shqipëri dita e festës u shndërrua në një garë të shferenuar, deri në çmenduri. Secili politikan kërkonte të ishte protagonist i festës, secili kërkonte kreditet e tij politike e publike të mbështjella me flamur. Secili kërkonte të ishte pasuesi i Ismail Qemalit, secili kërkonte të ishte më nacionalist e atdhetar se tjetri.

Presidenti e bëri festën e tij në Vlorë, ku i siguroi vlonjatët se festa e flamurit është e tyre dhe nuk do të lërë njeri(kupto Berishën) tua vjedhë. Në Tiranë, Berisha dhe Basha bënë festën e tyre. Me koncerte, ahengllëqe, panaire, birrë e pazare “Made in Albania”. Edhe Jozefina Topalli donte festën e saj. Edhe ajo takoi ca të huaj, konsuj nderi të Shqipërisë, bëri ca qoka e ca vizita, një simpozum dhe e uroi edhe ajo festën e pavarësisë. Po në Tiranë, në një tjetër rrugë, edhe partia e çamëve bëri festën e saj. Një pod, ca çingije që këndonin dhe shumë flamuj të varur e të ngjitur ku të mundeshin, edhe nëpër këmbë urash. E donte edhe Shpëtim Idrizi pjesën e tij të festës. Meqë në Shqipëri ishin të zëna qytetet, Kreshnik Spahiu, me flamurin e madh iku në Kosovë, pasi atje kanë arsye për të qenë edhe më të çmendur për tu veshur me flamuj. Edhe Kreshniku e bëri festën e tij. Ndërsa Rama, edhe ai ne Prishtinë, mbeti jashtë kësaj gare, duke preferuar takimet zyrtare me politikanë e autoritete të Kosovës dhe një urim kortezie.

Përkundër kësaj dalldie kolektive, nuk pamë flamuj nëpër banesa, ballkone e kopështe shtepish, që do të thotë se ne shqiptarët nuk qënkërkemi kaq shumë patriotë sa ç’thonë daullet e politikanëve. Në fakt e dyshoj shumë seriozisht që edhe ata që bërtasin, janë kaq nacionalistë dhe për me tepër, a quhet atdhedashuri të bërtasësh për flamuj e për festa?

Më shumë se një demonstrim i nacionalizmës, dashurisë për Shqipërinë e vogël(këtë tonën që po shqyejmë si barbarët) dhe Shqipërinë etnike që po kërkojmë, kjo më duket si një dehje kolektive, një shpërdorim deri në banalitet ifestave. Ndjej keqardhje për ca turma që vrapojnë si të çorientuara, duke na kujtuar se më shumë se festë, kjo duket si luftë. Dhe mbi të gjitha, ndjej keqardhje për flamurin tonë, të shpërdoruar deri në ekstrem, të cilin e kanë bërë si lekcë dhe kush e kush përpiqet të bëjë me të brekë atdhetari.

Kjo është fatkeqësia jonë. Ne edhe një festë e shkatërrojmë. Edhe një festë e ndajmë në dhjetë copa, sepse këtu secili kërkon të ketë partinë e tij, secili festën e tij dhe të gjithë përdorin flamurin, për të thënë se sa shumë e duan këtë vend. Po çfarë i kanë bërë këtij vendi këta njerëz? Këta drejtojnë pikërisht qeverinë më të korruptuar, drejtojnë shtetin më të korruptuar dhe janë përgjegjës për drejtësinë më të korruptuar në Europë.

Ne që na vënë të çirremi për nacionalizëm…. Po ç’dreq nacionalizmi e atdhëtari është një popull që refuzon të shkojë të bëjë shërbimin ushtarak, në shërbim të vendit të tij. Deri dje, kur e kishim të detyruar, falsifikonim çertifikatat për të mos iu bindur urdhërit të mobilizimit. Ne që çirremi për nacionalizëm kemi ndërruar emrat, fenë, rracën dhe na kapi paniku kombëtar së fundi, se po ndërrojmë edhe kombësinë për një copë pension.

Përfundimisht ne kishim 99 vjetorin e pavarësie dhe bëmë plot 10 ceremoni festive. Për 100 vjetorin të jemi të sigurtë, do të bëjmë 100. Politikanët tanë do ta veshin edhe malin e Dajtit me flamur, do ta shtrojmë edhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kuqezi. Dhe, sapo të kaloja data 28, ata do ta harrojnë flamurin dhe do të turren të vjedhin siç kanë deri në datën 27.


Gazeta Idea

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama