Open Data Albania përzgjidhet ndërmjet gjigandëve të Data.Gov

Shkruar nga: Open Data Albania  
Botuar më: 9 vite më parë

Open Data Albania
Open Data Albania përzgjidhet ndërmjet gjigandëve të Data.Gov

Open Data Albania ka kënaqësinë t’Ju njoftojë se projekti ynë për Inovacion dhe Transparencë tashmë po konkurron suksesshëm në mediume shkencore ndërkombëtare përkrah gjigandëve të Data.Gov.

Open Data Albania ka kënaqësinë t’Ju njoftojë se projekti ynë për Inovacion dhe Transparencë tashmë po konkurron suksesshëm në mediume shkencore ndërkombëtare përkrah gjigandëve të Data.Gov.

Stafi IT (eksperte te informatikës) pranë ODA kanë realizuar një prezantim shkencorë me titull: Open.Data.Al – Increasing the Utilization of Government Data in Albania (Open.Data.Al – rritje e Përdorimit të të Dhënave Qeveritare në Shqipëri), me autorë tre kërkues shkencorë në Institute Evropiane Prestigjioze:  znj. Julia HOXHA, z. Denny VRANDECIC dhe z. Armand BRAHAJ. Dy prej autorëve të punimit janë edhe bashkëthemelues të Open Data Albania. Prezantimi është përcjellë për një medium të rëndësishëm të Shkencave Informatike dhe Inovacionit si dhe  është International Conference on Semantic Sistems (I – Semantics) – Konferenca Ndërkombëtare e Sistemeve Semantike. Meqenëse Open Data Albania ka për mision aplikimin e transparencës nëpërmjet përdorimit praktik  kryesisht të Open Government Data (statistikë shtetërore, qeveritare), u zgjodh të aplikohej në një panel special të Konferencës e cila organizohet për promovim sfidash të kësaj fushe, Linked Data Triplification.

Në përfundim rezulton se Prezantimi Shkencorë Open.Data.Al – Increasing the Utilization of Government Data in Albania, është nominuar një nga pesë punimet shkencore inovative më të mira dhe konkurruese për çmimin kryesor, duke konkurruar kështu bindshëm dhe me sukses krah projekteve të rëndësishme dhe gjigandëve të Data.Gov dhe Open Data.

Ky çmim do të shpallet gjatë sesionit të shtatë të Konferencës Ndërkombëtare për Sisteme Semantike (I - Semantic) që do të mbahet në datat 7-9 shtator 2011 në Graz të Austrisë.

Nominimi i Open Data Albania si një projekt Sfidë, ndër pesë prezantimet më të mira është një sukses jo vetëm për projektin dhe stafin që punon pranë tij por edhe për vendin tonë Shqipërinë si një vend ku aplikohen projekte bashkëkohore në Inovacion dhe Teknologji. Nëse Punimi Shkencor ku prezantohet sfida e Open Data Albania kurorëzohet më çmimin e parë të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare të Grazit ky do të ishte një nder dhe vlerësim i shumëfishtë për iniciativa shqiptare të rëndësishme në Komunikimin dhe Informatikë.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama