Shqiptarët jetojnë më pak se Greket dhe me shumë se Serbët

Shkruar nga: Open Data Albania  
Botuar më: 9 vite më parë

Open Data Albania
Shqiptarët jetojnë më pak se Greket dhe me shumë se Serbët

Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi pritshmërin e jetëgjatësisë në lindje në Shqipëri duke kryer edhe një krahasim me rajonin. Raporti bazohet në të dhënat e Bankës Botërore. Pritshmëria e jetëgjatësisë tregon numrin e viteve që një i porsalindur pritet të jetojë nëse kushtet e vdekshmërisë nuk ndryshojnë gjatë gjithë jetës së tij.

Duke filluar nga viti 1991, pritshmëria e jetëgjatësisë për meshkujt dhe femrat në Shqipëri ka ndryshuar sipas grafikut:


Burimi: Banka Botërore
Komentet dhe Analiza: ODA

Sikurse mund të shihet edhe nga grafiku, në Shqipëri në vitin 2009, një mashkull i sapolindur pritet të jetojë 74 vjet, ndërsa një femër 80 vjet. Treguesi ka ardhur vazhdimisht në rritje, sidmos nëse krahasohet me vitin 1991, ku pritshmëria e jetëgjatësisë ishte 69 vjet për meshkujt dhe 75 vjet për femrat. Ajo që vihet re është se femrat kanë pasur gjatë gjithë kohës një pritshmëri për jetëgjatësinë më të madhe. Rritja e jetëgjatësisë, është një tregues i rritjes së mirëqënies dhe përmirësimit të kushteve të jetesës së popullatës.


Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria renditet e dyta pas Greqisë, lidhur me pritshmërinë e jetëgjatësisë. Konkretisht vendet e rajonit në 2009, kanë këto tregues:

Burimi: Banka Botërore
Komentet dhe Analiza: ODA

Sipas të dhënave të Bankës Botërore rezulton se Greqia është vendi me pritshmërinë më të lartë të jetëgjatësisë. Për meshkujt pritshmëria është 78 vjeç, ndërsa për femrat 83 vjeç. Shqipëria renditet në vend të dytë në rajon.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama