Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Dëshmia në Prokurori ktheu Griseldën në realitet

Shkruar nga: Aranita Brahaj  
Botuar më: 13 vite më parë

Aranita Brahaj
Dëshmia në Prokurori ktheu Griseldën në realitet

Fëmija imagjinare i vajzës njëzet e tetë vjeçare që shokoi opinionin qytetar dhe politikën, nëse do të kishte qenë real do të ishte fëmija me baba pranë, por jetim.Nëse në datën një qershor u tronditëm nga versioni i një rrëmbimi dhe krimi të rëndë me motiv politik, njerëzit e thjeshtë pas dy ditësh u shokuan, pasi kuptuan se martesa, afeksioni, dashuria dhe sjellja në jetë e një fëmije në shoqërinë tonë, qenka një ngjarje që mund të zgjasë edhe nëntë muaj pa marrë një përqafim. Kjo në shoqërinë humane duhet të traumatizojë njësoj sa një krim i rëndë me motiv politik. Një fetus që bëhet qenie njerëzore ka nevojë për përkëdhelje dhe zëra edhe kur është në barkun, “gralin e shenjtë” të një nëne. Nëse kjo ngrohtësi dhe ky tingull njerëzor mungon, atëherë një fëmijë imagjinarë është më mirë të mbetet i tillë.

Nuk ka libër për një prindërim të mirë, ku nuk flitet për dorën e babait të vendosur mbi barkun ku rritet një bebe, nuk ka diçiturë të ndonjë fletë palosje për mirërritjen prenatale, ku nuk thuhet “fol me fëmijën”. Griseldën në historinë e saj shokuese e justifikon trauma sociale e vajzës dhe gruas në tmerrin psikik të përballjes me fatkeqësinë e shterpësisë. Doktrina shkencore e njeh këtë gjendje traume dhe shoku, edhe tradita jonë zakonore e njeh mundësinë dhe sjelljen e paqartë të gruas në moshë riprodhuese në pamundësi për të pasur fëmijë. Bashkëjetuesin dhe partnerin e saj si politikan nuk e justifikon asgjë për imazhin familjare të rremë dhe fiktiv të servirur në publik.

Në këtë absurditet social, vajza i ka të gjitha arsyet për t’u traumatizuar, për të jetuar e vetme një fat të hidhur të mos realizimit të dëshirës dhe instiktit për mëmësi. Në një realitet njerëzor kaq hipokrit, një gruaje si mbetej gjë tjetër veçse për të ëndërruar fëmijën që rritet në barkun e saj e për ta kthyer padashur ëndrrën në makth, për vete e për të tjerë. Griseldën në dhimbjen e saj personale dhe humane nuk e ndihmoi askush, as bashkëshorti i dhënë pas çdo gjëje tjetër, ndoshta i dhënë më shumë seç duhet edhe në jetë politike, as familja shqiptare e dashur, por e papërgatitur për të këshilluar dhe drejtuar fëmijët në këtë realitet të ndryshuar të dy dekadave të fundit, dhe as mjekët ku vajza kishte konstatuar pamundësinë fizike për të pasur një fëmijë. E vetme, ajo krijoi iluzionin e më pas torturën e një shtatzënie fiktive, që njihet në gjuhën shkencore si “shtatzëni në histeri”. Griselda nuk është objekt i asnjëlloj përgjegjësie penale, në çdo libër të kriminalistikës lexohet për sindromën psikike të gjendjes traumatike të gruas në vetëmashtrim për një shtatzëni. Gruaja përjeton këtë efekt nën ndikimin e dëshirës dhe tendencës së lartë për të pasur një fëmijë. Shpesh gra me instinkt të fortë mëmësie krijojnë psikologjikisht bindjen se janë shtatzëna.

 Zakonisht kjo ndodh pas një momenti të gjatë dyshimesh dhe pritjeje për të konfirmuar një shtatzëni të mundshme. Gruaja fiton sjellje dhe karakteristika fiziologjike të shtatzënisë, edhe pse nuk është e tillë. Kjo situatë është patologji shëndetësore dhe rasti kërkon mjekim dhe trajtim.

E vetme, vajza ka tentuar të mendojë edhe mosekzistencën në një dhomë hoteli natën, për të cilën rrëfeu qartë vetëm në Prokurori. Bashkëshorti i saj, si një politikan i mirë, por i pakëshilluar sa duhej në profilin e tij publik, nxitoi të kërkonte falje e të falënderonte ata që e mbështetën në këtë traumë të tij. Por ky burrë kaq i fortë në sfidën e tij politike duhet të kuptojë që në traumën e saj nëntëmujore Griselda nuk pati pranë as shokë të politikës, as opinionin publik dhe për fat të keq as njeriun të cilit ajo dëshironte t’i dhuronte një fëmijë dukë shkuar deri në kufijtë mental të paqartësisë.

Në këtë detaj, edhe Griselda fajtore e pafaj njëkohësisht, meriton dy fjalë ndjese në deklaratën mediatike të kryebashkiakut të ri. Gjëja me humane, me e vërtetë, më e dobishme që i ka ndodhur Griseldes në këto vite të jetës së saj, padyshim është rrëfimi përpara prokurorëve të çështjes. Si një nyje Gordiane, ky rrëfim shënon të vërtetën që më shumë se politikës paranojake, më shumë se opinionit publik, më shumë se strukturave të antikrimit, i duhet vetë vajzës në këtë histori.

Në rrëfimin e saj përpara prokurorëve, pas një ekspertize mjekësore, vajza ka hedhur hapin e parë për të dalë nga një iluzion i frikshëm për fatin e saj. Sado e rëndë të duket ky moment për një vajzë të vënë përballë bashkëjetuesit, familjarëve, shoqërisë, politikës e drejtësisë, ky është momenti me real në jetën e kësaj gruaje. Pas kësaj, Griseldën e presin dekada të tjera jete, ku mosrealizimi biologjik i mëmësisë mund të kompensohet me afeksionin familjar e realizimin personal, ku zhgënjimet dhe hipokrizitë intime neutralizohen nga një përmbushje profesionale apo thjesht nga instinkti i të jetuarit normalisht, edhe pse në modesti. Sa do e vështirë të jetë jeta e Griseldës në vitet që do të vinë, shpresohet të mos jetë aq e ftohtë sa nëntë muajt që shkuan. Nëntë muaj kur vajza nuk morri një përqafimin të vërtetë nga nëna, burri, vjehrra, prindër të afërm e miq.

Si mundet rrethi i njerëzve që jetojnë më këtë vajzë, të mos tregonte aq ngrohtësi sa të përqafonte gruan që do të bëhej nënë, vajzën që vendosi në gisht unazën e fejesës, bijën apo nusen e djalit, motrën apo kunatën, të dashurën apo nënën e fëmijës. Që kur martesa apo ardhja në jetë e një fëmije janë kthyer ne formalitete për familjen shqiptare, që kurë shenjtëria e një familjeje është kthyer në fasadë elektorale për miting!

Edhe qytetarët e Kavajës sot duhet të ndjehen të shokuar dhe meritojnë falje publike për imazhin rremë të liderit që servir modelin e familjes së bukur që njësoj si fëmija imagjinar është imazh i gënjeshtërt. Griselda nuk ka faj për gjendjen e saj psiko-emocionale që është e parashikuar nga mjekësia ligjore dhe antropologjia sociale. Shumë të tjerë bashkë kemi faj për modelin e ftohtë, hipokrit dhe formal që merr familja shqiptare pas viteve dymijë.

Hetimi, ekspertizë mendore e psikike për Griselda Zaimin

TIRANE – Prokuroria e Krimeve të Rënda parashikon zhvillimin e një ekspertize për gjendjen mendore dhe psikologjike të Griselda Zaimit (Roshit) në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për denoncimin e bërë katër ditë më parë në polici dhe gjithë ngjarjet që rodhan më pas. Gjatë deklarimeve të saj në drejtorinë e Policisë së Tiranës, pasi kunati i vet bëri denoncim për rrëmbim personi, Griselda Roshi ka pasur kontradikta dhe pa qëndrueshmëri të theksuar në deklarimet e saj. Pak minuta pasi kishte artikuluar një fakt apo një pretendim për “rrëmbimin”, 28-vjeçarja tregonte një situatë krejt tjetër, duke dhënë shpjegime herë-herë që binin në kundërshtim me njëra-tjetrën.

Nisur nga këto fakte, por edhe për shkak të shtatzënisë së supozuar prej saj për muaj me radhë, prokuroria ka vendosur të kryejë një ekspertizë mendore për 28-vjeçaren. Sipas burimeve nga grupi i hetimit, ekspertiza në fjalë do të bëhet edhe për shkak të përcaktimit nëse Griselda Zaimi (Roshi) mund të mbajë përgjegjësi për dëshmi të rreme në organet e Policisë dhe Prokurorisë.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama