Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Regjistrimi masiv, si metodë e dështuar!

Shkruar nga: Aranita Brahaj  
Botuar më: 14 vite më parë

Aranita Brahaj
Regjistrimi masiv, si metodë e dështuar!

Që prej 1912 kur u shpall shteti i parë shqiptar, popullsia e tij i është nënshtruar 13 herë regjistrimit masiv. Ne vjeshtë pritet që në dyert e qytetarëve të trokasin punonjës të Institutit të Statistikave për të kryer të njëjtin proces si trembëdhjetë herët e tjera. Metoda e regjistrimit, duke trokitur derë më derë është e njëjta e aplikuar prej 1912-ës, pra e prej një shekulli më parë, metodë e vjetruar dhe aktualisht e pa aplikueshme në shoqëri dinamike të decentralizuara.

Haptazi, kjo metodë e zgjedhur regjistrimi për të pasur sukses kërkon një formë mobilizimi për të përfshirë popullsinë në proces. Në vitet ‘60-‘70 për të siguruar bashkëpunimin qytetarë në pjesëmarrjen në regjistrim, vepronin këshillat e lagjeve dhe frontet demokratike, duke orientuar shtetasit për qëndrim të detyruar në banesë në orët e parashikuara për regjistrim. Në ditët e sotme, faktori emigrim i jashtëm, migrim brenda vendit dhe mosunifikimi qytetar nuk sigurojnë përmbushje të një metode të tillë.

Ky regjistrim masiv në formë sondazhi, ka një kosto të parashikuar prej pesëmbëdhjetë milionë euro. Kjo kosto, në pjesën më të madhe përballohet nga taksapagues shqiptarë. Zgjedhja e regjistrimit nëpërmjet sondazhit në dyert e qytetarëve, është një model i papërshtatshëm dhe i pa aplikueshëm. Aktualisht, asnjë shtet me sistem pluralist nuk ka siguruar regjistër të dhënash nëpërmjet një metode të tillë. Kjo metodologji jep sukses në vende të mbyllura dhe të centralizuara në ekstrem.

Deri tani debati mbi këtë regjistrim të popullsisë është fokusuar në përmbajtjen e formularit të regjistrimit. Elementë të përfshirë në këtë formular, si kombësia dhe besimi fetar kanë krijuar ndjeshmëri, që lidhet me respektimin e të drejtës së individit për zgjedhje dhe shprehje të lirë. Edhe kjo përmbajte në formularin e regjistrimit pritet të ketë efektin e saj në mosbindjen qytetare për pjesëmarrje në regjistrim.

Teknikisht, nocione si kombësia janë disi të tejkaluara, sa kohë që nuk përkojnë me nocione juridike, të artikuluara drejtpërdrejt në Kushtetutë. Gjithashtu, edhe ligji për gjendjen civile për një kohë të gjatë e kishte përjashtuar këtë nocion si element të regjistrit të gjendjes civile. Në kulturën e shtet-formimeve moderne, kombësia bie si nocion ligjor dhe i lë vendin etnisë, shtetësisë, apo qytetarisë në rastin e Unionit Europian. Aktualisht, ligji që rikthen kombësinë në bashkësinë e elementëve të përshirë në të dhëna të regjistrit të gjendjes civile, daton në vitin 2009-të dhe është nën kontroll kushtetues, çka vë në dyshim ekzistencën e tij. Për rrjedhojë mund të themi se përfshirja e elementit kombësi në skedën e regjistrimit është një element që nuk përkon me rregullimet kushtetuese.

Përkatësia fetare si element i shënuar në përmbajtjen e formularit të regjistrimit, gjithashtu është një detaj që minimizon të drejtën kushtetuese për besim. Kushtetuta konsideron besimin si një element i të drejtës për ndërgjegje të lirë. Kështu, në një model kushtetues edhe më demokratik se shumë vende fqinje si Greqia apo Maqedonia, vendi ynë, Shqipëria, sanksionon për qytetarin të drejtën që me ndërgjegje të lirë të zgjedhë forma besimi, apo ateizmi për t’i përmbushur si individ. Nga ana tjetër jepet e drejta për praktikim në bashkësi, apo besim individual të pa shprehur publikisht. Brenda lirisë së ndërgjegjes përfshihet edhe e drejta për të ndryshuar besimin. Modelin e të drejtës gjeneruese që jep Kushtetuta jonë e kufizon në mënyrë cenuese rubrika e përcaktuar nga Instituti i Statistikave në formularin e hartuar.

Keqformulimi i dy rubrikave “kombësi” dhe “përkatësi fetare”, hartimi dhe vendosja e tyre pa marrë mendimin e konstitucionalistëve dhe njohësve të së drejtës, haptazi ka krijuar një tjetër kusht për ta bërë të papëlqyer për qytetarët regjistrimin si proces. Për të vlerësuar paraprakisht probabilitetin e konkretizimit të këtij regjistrimi është realizuar një minisondazh me shtatë persona të zgjedhur rastësisht. Praktikisht përdoret e njëjta metodë, si dhe pritet të përdorë INSTAT në regjistrimin e afërt dhe pyetet nëse janë dakord dhe do të deklarojnë në regjistrim.

Njëri prej të pyeturve koencidoi staticjen që ka drejtuar punën për regjistrimin e vitit ’89, në një nga rrethet ndër më të mëdha të vendit, një tjetër i intervistuar etnograf profesionist. Staticieni ishte haptazi kundër regjistrimit me metodën në fjalë dhe artikuloi refuzim duke shpjeguar se e ndiente veten mjaftueshëm të regjistruar nëpërmjet të dhënave të shprehura në regjistrin e gjendjes civile. Etnografi lobon në regjistrim të detyrueshëm për të artikuluar përkatësinë kombëtare si autokton shqiptarë. Më pas renditen pesë të pyetur të tjerë, të cilët ose punojnë rreth pesëmbëdhjetë orë në ditë larg banesës ku do të trokitet për regjistrim, ose janë rezidentë për arsye pune e studimi në një qytet, apo shtet tjetër. Këta individë, edhe nëse kanë vullnetin të deklarohen, nuk kanë mundësi të kontaktohen me regjistruesit. Sipas minisondazhit që realizohet ndër shtatë persona, vetëm njëri pranon të regjistrohet, njëri është kategorikisht kundër, tre jetojnë momentalisht jashtë vendit, dy janë të përfshirë në aktivitet dinamik. Pas përpunimit numerik rezulton se procesi është nëntëdhjetë për qind i dështuar.

Si duhet të zgjidhet një metodë e saktë për statistikë? Mungesa e statistikës zyrtare mbi fenomene demografike si emigracioni, ka dëshmuar deri tani mungesë të theksuar serioziteti dhe eficiencë nga enti publik që merret me përpunimin statistikor. Nëse regjistron popullsinë e një shteti, indeksi i parë i të dhënave do të duhej të fillonte me shtetësinë. Për të filluar një regjistrim, INSTAT do duhej të përpunonte statistika zyrtare se sa persona kanë shtetësinë shqiptare, sa prej tyre janë rezidentë të vazhdueshëm në vend, sa prej shtetasve shqiptarë kanë dyshtetësi, sa prej dyshtetsave janë shqiptarë prej lindjes dhe sa janë shtetas shqiptarë me natyralizim.

Një statistikë e qartë, e cila mund të përpunohej teknikisht pa qenë nevoja për regjistrime në formë sondazhi, do të ishte edhe tërësia e ish- shtetasve shqiptarë, të cilët e kanë lënë shtetësinë për shkak të fitimit të një shtetësie tjetër. Pasi të krijohej një infrastrukturë e saktë e një sistemi të dhënash ku të përllogaritej elementi shtetësi, INSTAT mund të kërkonte mbi metodën e mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave që përkojnë me të tjera karakteristika të popullsisë që jeton në vend. Të formulosh statistikë të qartë mbi shtetësinë, dyshtetësinë është një metodë shumë më konkrete dhe e mundshme nëpërmjet regjistrave zyrtarë. Më tej, statistika mbi shtetësinë dhe dyshtetësinë janë më të dobishme në analizën e tyre, krahasuar me raportin numerik të besimit në një shtet multifetar si dhe promovohet vendi ynë.

Një analizë statistikore mund të vihet në dobi të organizmave shtetërorë e shoqërisë civile, me qëllim politika më progresive. Ideuesit e regjistrimit masiv, sipas metodës sondazh duhet të analizojnë edhe një herë vendimin e tyre për këtë formë paraprakisht të dështuar regjistrimi, për më tepër duhet të tregojnë kujdes në shpërdorimin e pesëmbëdhjetë milionë eurove dhe krijimin e ndjeshmërisë negative për element të rëndësishëm të konstitucionalizmit shqiptar.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama