Vendimi qeveria rrit akcizen per 55 produkte ne treg

Vendimi, qeveria rrit akcizen per 55 produkte ne treg
Qeveria ka dyfishuar akcizën për mallrat e konsumit në vend dhe e ka hequr atë për prodhimet kozmetike. Përveç kësaj, ekzekutivi, ka shtuar listën e mallrave të cilat do të jenë me akcizë. Kështu, përveç kafesë, lëngjeve të futave, pijeve alkoolike, produkteve të duhanit, produkteve të lëngshme, etj, akcizë do të ketë edhe për fishekzjarrët, pilat dhe bateritë, akumulatorët elektrikë, gomat, ambalazhet e plastikës, qelqit, dhe llambat inkandeshente. Akciza është ulur vetëm për kafenë e pjekur me qëllim nxitjen e industrisë së përpunimit të saj në vend.

Rritet akciza

Me anë të një vendimi të posaçëm i cili është dekretuar nga Presidenti Topi me dekret nr.6838 më datë 5.1.2010 qeveria rrit ndjeshëm çmimin e akcizës për mallrat e tatueshme. Kështu, për kafenë e pjekur e dekafeinizuar ose jo, më parë akciza ishte 80 lekë/kg, tashmë me ligjin i cili është botuar në fletoren zyrtare dhe që hyn në fuqi pas 15 ditësh, bëhet 140 lekë/kg. Po ashtu rritje të akcizës ka edhe për pijet alkoolike, për produktet e duhanit, etj.

Zgjerohet lista

Ajo që vihet re në vendimin e qeverisë është zgjerimi i listës së mallrave me akcizë. Kështu, me ndryshimet në ligj, mallra me akcizë do të jenë edhe llambat inkandeshente, pilat dhe bateritë primare, akumulatorët, etj, të cilët kanë një akcizë shumë të lartë. Ndërkohë, me ligjin e ri trajtohen si mallra me akcizë edhe disa mallra të tjera që kanë ndikim mjedisor si ambalazhet e plastikës, qelqit, gomat, etj. Ndryshimet e propozuara nga Ministria e Financave konsistojnë në zgjerimin e listës së produkteve të akcizueshme, që përfshin edhe disa mallra me ndikim mjedisor; uljen e akcizës për disa produkte si kafeja, me qëllim nxitjen e industrisë së përpunimit të kafesë në vend; heqjen  nga lista të  produkteve të akcizueshme të mallrave të parfumerisë dhe kozmetikës, jo vetëm me qëllim shmangien e kontrabandës, por edhe si praktikë që është në përputhje me atë të shumicës së vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama