Rreth 58 shtetas shqiptarë të cilët kanë shkelur rregullat e qëndrimit në Zonën Shengen, u kthyen sot nga Gjermania. Operacioni i riatdhesimit u zhvillua nga Policia e Shtetit Shqiptar, përkatësisht strukturat e Policisë Kufitare dhe Migracionit, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese gjermane dhe FRONTEX.
Nga shtetasit deportivë të kthyer, 16 prej tyre janë kthyer nga Gjermania, 6 prej tyre janë kthyer nga Franca, 12 nga Filanda dhe 24 nga Suedia.
Nga këta rreth 35 shtetas ishin me familje. Të gjithë shtetasit e kthyer sot , janë penalizuar për 5 vjet mos të udhëtojnë drejt vendeve të hapësirës Shengen.