Sipas një studimi të ri të kryer në Angli nga një kompani sigurimesh, rezulton se femrat janë më të mira në timon. Gjatë një muaji 50 burra dhe gra u futën në provë ndërkohë që 200 persona të tjerë survejonin. Ata iu nënshtruan 14 provave të ndryshme. Studimi zbuloi se vetëm 1% e grave futeshin në mënyrë të rrezikshme në trafik, ndryshe nga 14% e meshkujve.
16% e femrave pranuan se kanë përdorur telefonin gjatë ngjarjes së makinës, kundrejt 24% të meshkujve që e bënin këtë gjë rregullisht. Femrat dolën më mirën edhe në testet e tjera p.sh përdorimi i mire i pasqyrave, shpejtësisë dhe rreziqet përkatëse. Në total, femrat gjithsej grumbulluan 23.6 nga 30, ndërsa meshkujt 19.8 nga 30.