Telefonia fikse ne Shqiperi Albtelekom

Telefonia fikse ne Shqiperi, Albtelekom
Albtelekom është operatori inkumbent në tregun e telefonisë fikse dhe deri në fund të vitit 2009 janë regjistruar 73 operatorë alternativë disa prej të cilëve kryesisht në zonat rurale. Madhësia e vërtetë dhe natyra e tregut të operatorëve alternativë aktualisht nuk është shumë e qartë dhe do të qartësohet kur AKEP-i të ketë përfunduar të analizojë tregjet përkatëse siç kërkohet sipas ligjit 9918. Rrjetet e tyre mund të kërkojnë investime serioze në mënyrë që të ofrojnë akses me brez të gjerë (broadband) dhe kjo do të duhej të bëhej në konkurrencë me operatorët e tjerë alternativë të cilët do të jenë të disponueshëm shpejt.
Numri i pajtimtarëve të telefonisë fikse ka shënuar rritje të ulët viteve të fundit. Numri i linjave të Albtelekomit pothuajse nuk ka ndryshuar gjatë katër viteve e fundit dhe rritja e numrit të pajtimtarëve është rezultat i hyrjes së operatorëve të rinj në treg. Tabela e mëposhtme paraqet progresin e pajtimtarëve të telefonisë fikse (të dhënat e marra nga AKEP):

Ecuria e numrit të përdoruesve të telefonisë fikse 2003 – 2009/1

Ecuria e numrit të përdoruesve të telefonisë fikse 2003 – 2009/1



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama