Komisioneri Fule sot ne Tirane

Komisioneri Fule sot në Tiranë
Dy ditë më parë në, ai tha se dëshiroj që kriza politike të zgjidhet para vizitës sime. Në fakt, kriza ende vazhdon përsa kohë Parlamenti nuk arriti mbrëmë të gjente një konsensus për hetimin parlamentar. Fule gjatë vizitës së tij të parë, nga marrja e detyrës, pritet të takojë krerët më pë lartë të shtetit por edhe liderin e opozitës.

Më parë, ai është shprehur se "Shqipëria sapo ka dalë nga një periudhë e vështirë politike. Si komisioner për Zgjerimin dhe Politikën Europiane të Fqinjësisë, dëshiroj ta shoh Shqipërinë të bëjë hapa të dukshëm në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian".

Rekomandimet që mund të bëhen nga komisioneri për heqjen e detyrimit të vizave për qytetarët shqiptarë janë piketat e ardhshme të kësaj rruge.
Nga Gazeta Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama