Pas këtij propozimi, avokati i sopranos Mula kërkoi kohë të fliste me klientin e tij, ku dhe do të japë mendimin për kujdestarinë e djalit, që mendohet se sopranoja nuk dëshiron që djali i tyre të mbetet me babanë Pirro Çako. Pritet që në ditët në vazhdim të bëhet një konsultë mes avokatëve të çiftit për të vendosur se kush do të mbajë djalin dhe përgjegjësitë prindërore që i takojnë secilit deri në moshën 18-vjeçare. Në seancën e radhës, pritet që të parashtrohet edhe vendimi i marrë i çiftit, se kush do të kujdeset deri në moshën 18-vjeçare për djalin e tyre. Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, që nga fundi i muajt prill po shqyrtohet kërkesëpadia e bërë nga sopranoja Inva Mula për ndarjen me bashkëshortin e saj Pirro Çako.
Deri pasditen e djeshme, janë shqyrtuar tetë seanca gjyqësore, por pa arritur një përfundim për ndarjen mes tyre dhe pasurisë së ngritur gjatë martesës disavjeçare. Kërkesëpadinë, sopranoja Mula e ka argumentuar me faktin se ata jetonin larg njëri-tjetrit dhe se "marrëdhënia e tyre nuk kishte më kuptim". Ndërkohë, në media të ndryshme janë botuar rrethana të një lidhjeje të sopranos shqiptare me famë botërore, me biznesmenin kosovarë, Et'hem Ramadani.
Gazeta Shekulli











