Zhduket vajza e videos se Pangos

Zhduket vajza e videos së Pangos

Në redaksinë e "Fiks Fare", thonë që vajza ka qenë bashkëpunëtore e jashtme dhe nuk ka punuar ndonjëherë si staf i brendshëm i emisionit të njohur.Emisione të këtij tipi, në fakt, e kanë praktikë pune rekrutimin e personave të përkohshëm jo pjesë definitive e stafeve qendrore. Gjithsesi, vajza që shkaktoi tërmetin politik "Pango", nuk jeton më në Shqipëri.

Persona të afërt me të, thanë që është larguar për të jetuar në Greqi, por askush nuk e vë dorën në zjarr për adresën e saktë të saj. Ndërkohë, ish-ministri i Kulturës nuk është renditur më në listat e deputetëve të këtij viti, megjithëse në këto lista ka plot të tjerë që akuzohen për gjëra ku e ku më të rënda se një "konkurs pranimi" në punë në ministri.


Gazeta Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama