Si te vishemi ne mode kur jeni te shendosha.

Si te vishemi ne mode kur jeni te shendosha.

Por, cilat janë veshjet më të pershtashme për një femër me siluetë rrumbullake? Para se të flasim se si të kamuflojmë dhe fshehim defektet është e rëndësishme të përcaktojmë që gratë e shëndosha kanë të gjitha të drejtat për të shijuar të gjitha prerjet, por duke qenë pak të kujdesshme në zgjedhjet e tyre. Për më tepër nëse një grua ndihet mirë me vetë trupin, nuk do të vihet re rrumbullakësia e saj, por ajo vetë si person.

Eshtë shumë e rëndësishme të themi se ato duhet të vishen sipas karakterit të tyre dhe jo vetëm duke e ndërvarur nga morfologjia e trupit. Atëherë edhe pse e zeza lejon në fakt të fshehë rrumbullakësitë, një grua e gjallë dhe e hareshme duhet të përdorë ngjyra me dritë. Ndonjëherë, duke u përpjekur për të fshehur diçka, më tepër e tërheqim vëmendjen.

Prerjet që mund të aplikohen janë të shumta dhe varet nga dëshira e personit nëse do të kamufloje rrumbullakësitë, ose nëse do të tërheqë vëmendjen pikërisht aty. P.sh.. nëse femra është më e shëndetshme në pjesën e vitheve, e mira është që ta kalojë vëmendjen në pjesën e sipërme, me xhaketa me supe të mëdha ose me bizhu të rënda e të dukshme, megjithatë, edhe veshjet pas trupit nuk duhen mënjanuar. Veçse, duhet kujdesur që të mos jenë në material sintetik.
Prerjet që duhen shmangur

Xhaketat me jaka të mbyllura duhen shmangur. Më mirë jakat le të lihen të hapura. Nëse rrumbullakësia është gjithandej, duhet të luhet më tepër me gjatësitë sesa gjerësitë. P.sh.. Mund të përdoren fundet e drejta dhe të gjata. Një tjetër këshillë: Mos blini asnjëherë veshje në një masë më të vogël me mendimin se do të bini nga pesha. Duhet menduar blerja me atë masë që jeni dhe jo me masën që mendoni ose dëshironi që të keni në të ardhmen. Për më tepër, nëse psikologjikisht mendoni se doni ta mbani një veshje me masë më të vogël, të paktën të mos jetë material sintetik dhe me prerje pas trupit, në mënyrë që të ndiheni më të rehatshme.

Ngjyrat dhe motivet e përshtatshme

Eshtë e vërtetë se ngjyrat e errëta minimizojnë volumin, por siç theksuam më lart, një person me temperament nuk duhet në asnjë mënyrë të kufizohet në ngjyrat e mbyllura. Mund të luani me të gjitha ngjyrat. Përsa i përket materialit, pëlhura duhet të zgjidhet fluide ose e rëndë në drejtimin vertikal, për të ndihmuar strukturën e trupit. Duhen shmangur me doemos pëlhurat me shkëlqim.

Ndërsa motivet mund të mbahen të gjitha me përjashtim të vijave horizontale. Linjat vertikale japin idenë e dobësisë. Një tjetër përcaktim i vogël: Një femër rrumbullake duhet që t`i përshtasë motivet e pëlhurave dhe të aksesorëve me rrumbullakësinë e vet, që do të thotë se, sa më shumë fine e të vogla të jenë bizhutë, aq më tepër do të bjerë në sy shëndeti juaj. Kjo është një çështje e ristrukturimit dhe modifikimit të siluetës. Përveç kësaj, janë të preferueshme dhe krehjet e fryra, sepse një kokë e vogël në një trup të madh do të krijonte disporporcion.

Truket për të fshehur barkun, vithet, krahët dhe belin

Për të minimizuar barkunm forma trapezoidale është e preferuar. Supet e hapura dhe kraharori i vënë në dukje. Mund të përdoren rripa të një gjerësie të konsiderueshme, por të lihen të lirë dhe të bien lehtas në vithe dhe jo të shtrënguar në bel. Për të fshehur vithet e shëndosha mjafton të krijoni një volum përreth dhe të mbani pantallona të gjëra e fluide. Për belin janë shumë të përshtatshme pantallonat me shtrat të ulur, sepse modifikojnë siluetën në nivelin e belit.

Kur janë shumë të gjëra, duhet luajtur me motive ose elemente të veshjes për të kompensuar gjerësinë (bluza me xhepa në kraharor, xhaketa me supe, etj.) Mbi të gjitha, e rëndësishme është që të ndjeheni mirë, ndaj mos hezitoni nëse u pëlqen një model i caktuar.


IkubInfo

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama