Nobelisti Wole Soyinka poezi te pabotuar te “Poeteka”

Nobelisti Wole Soyinka, poezi të pabotuar te “Poeteka”
Wole Soyinka ka lindur më 13 korrik 1934 pranë Ibadamit në perëndim të Nigerisë. Pas studimeve përgatitorë në vitin 1954 në kolegjin shtetërorë të Ibadamit, ai vazhdoi studimet në Universitetin e Leeds aty ku më vonë në vitin 1973 ai mbrojti doktoraturën. Gjatë qëndrimit gjashtëvjeçar në Angli ai ishte një dramaturg në teatrin “Royal Court Theatre” në Londër 1958-1959. Në vitin 1960 ai merr bursën në Rockfeller dhe kthehet në Nigeri si studiues i dramës afrikane.

Soynka ka publikua rreth 20 punë që përfshijnë drama, novela dhe poezi. Ai shkruan anglisht dhe gjuha e tij letrare është e shënuar nga zhërvjellësia dhe pasuria e fjalëve. Si dramaturg ai është influencuar midis të tjerëve nga shkrimtari irlandez J.M. Synge, por lidhet me teatrin popullor tradicional afrikan, që është i kombinuar me vallëzimin muzikën dhe aksionin. Ai bazon shkrimet e tij në mitologjinë e tribusë së tij Yoruba-Ogun, që mban në qendër të saj të mirat e hekurit dhe të luftës.

Soynka ka shkruar dy novela, “Përkthuesit” – 1965, e cila është një tregim i drejtpërdrejtë dhe një punë e komplikuar që është e krahasuar me Faulkner's të Joyce-s. Në këtë novelë gjashtë intelektualë nigerianë diskutojnë dhe interpretojnë eksperiencën e tyre afrikane. Novela tjetër është “Season of Anomy” (1973), e cila është bazuar në mendimet e autorit gjatë burgimit të tij dhe përpjekjet e tij për t’u përballur me mitet e Yoruba që janë Orpheus dhe Euridice. Revista “Poeteka” shpërndahet në 58 qendra universitare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Itali, Austri, Francë, Spanjë, Belgjikë, Kroaci, Slloveni, Bosnjë, Serbi, Britani e Madhe, Bullgari, Rumani, Greqi, Rusi, USA (New York, San Diego, Adelaide, Missouri, Alabama) Kanada (Quebec, Montreal, Toronto).

Nga Gazeta Standard

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama