Muzeu i fshatit Livadhi-Struge

Muzeu i fshatit Livadhi-Struge
Muzeu ka rreth 3000 objekte, frut i dashurise se banoreve te ketij fshati per trashegimin kulturore e historike te paraardhesve. Nismen per kete pune te paçmuar e ka ndermarre Prof. Dr. Nebi Dervishit, por per pasurimin e tij kane dhane ndihmese gjithe banoret e zones dhe me gjere. Nje nder to eshte edhe dashamiresi dhe koleksionuesi Shpetim Çoku me banim ne qytetin e Ohrit. Ju urojme qe kjo pasuri te ruhet dhe te katalogohet me skeda me te dhenat shkencore sipas pervojes muzeore bashkkohore.

Disa fotografi te objekteve te ketij Muzeu mund ti shikoni ne: GALERIN tone.
                                                                                                        * * *
Dr. N. Dervishi sapo ka publikuar dhe studimin: “ETNOKULTURA E FUSHËGROPËS SË OHRIT”

Monografia e Dr. Nebi Dervishit për krahinën e gjërë, që përfshin Ohrin dhe Strugen është një kontribut me vlerë dhe jep një pasqyrë të plotë e të qartë të zhvillimeve politike, ekonomike e kulturore ndër shekuj, pra që nga periudha e lashtësisë e deri në ditët tona.  

Studimi gjithpërfshirës është produkt i hulumtimeve disavjeçare dhe është arritur që të evidentohen dhe shpalosen vlerat historike, kulturore dhe etnografike të pellgut të Ohrit, si dhe të provohet, se banorët e këtij rajoni janë autoktonë me një kulturë dhe qytetërim të hershëm. Pasuria kulturore e shpirtërore e shqiptarëve autoktonë në këto troje ndriçohet  mbështeturnë në të dhënat shkencore arkivore, dokumente dhe dëshmi materiale dhe me hulumtime e satudim të një bibliografije të gjërë dhe pothuajse shterruese.

Një kapitull i kushtohet folklorit, riteve, zakoneve dhe kalendarit tradicional lokal të trashëguar. Ilustrimi me tekste të riteve e të këngëve është me materiale të botuara dhe të mbledhura nga autori në terren. Ky kapitull është sa një monografi më vehte, hartuar dhe paraqitur sipas kritereve e metodologjisë të studimit etnologjik e folklorik dha shoqëruar me ilustrime shumica e tyre të pabotuara më parë.

Per te pare Albumin fotografik ju lutem Klikoni ketu
                                                                   
                                                                                                                                                                Teksti dhe fotot: Kurt Farka.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama